Laboratori i Qelizave Staminale pranë Acıbadem dhe Banka e Gjakut të Kordonit të Kërthizës
Banka e Qelizave Staminale dhe e Gjakut të Kordonit të Kërthizës pranë ACIBADEM është një laborator depozitimi dhe prodhimi, në të cilin Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM zhvillon hulumtime mbi metodat e ardhshme të terapisë, duke vazhduar dhe duke u mbështetur në aplikimet aktuale. Laboratori ka një infrastrukturë në të cilën mund të ruhen të gjitha indet e vërtetuar se janë të bartura me të dhëna shkencore. Në të mund të kryhen të gjitha proceset qelizore terapeutike, duke përmbushur standardet PMP (Praktika e Prodhimi të Mirë).
Banka e Gjakut të Kordonit të Kërthizës është shembulli më i zakonshëm i aplikimit të ruajtjes së qelizave dhe indeve (në bankë). Gjaku i kordonit të kërthizës, i cili është ndër burimet më të vlefshme të qelizave staminale të njohura, ruhet sipas dëshirës së familjes, pasi mund të nevojitet në të ardhmen. Banka e qelizave staminale dhe e gjakut të kordonit të kërthizës pranë ACIBADEM , e cila funksionon me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përputhje me rregulloret ligjore, mban mbi 5000 njësi. Kështu, ajo mund të quhet Banka e Gjakut të Kordonit të Kërthizës e kapacitetit të parë dhe më të lartë në Turqi. Përveç gjakut të kordonit të kërthizës, qelizat staminale periferike dhe mostrat e palcës së kockës të mbledhura për pacientët që trajtohen nga Grupi Shëndetësor ACIBADEM , gjithashtu ruhen në gjendje të ngrirë deri në momentin që do të përdoren.
Banka e Gjakut të Kordonit të Kërthizës është shembulli më i zakonshëm i aplikimit të ruajtjes së qelizave dhe indeve (në bankë). Gjaku i kordonit të kërthizës, i cili është ndër burimet më të vlefshme të qelizave staminale të njohura, ruhet sipas dëshirës së familjes, pasi mund të nevojitet në të ardhmen. Banka e qelizave staminale dhe e gjakut të kordonit të kërthizës pranë ACIBADEM , e cila funksionon me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përputhje me rregulloret ligjore, mban mbi 5000 njësi. Kështu, ajo mund të quhet Banka e Gjakut të Kordonit të Kërthizës e kapacitetit të parë dhe më të lartë në Turqi. Përveç gjakut të kordonit të kërthizës, qelizat staminale periferike dhe mostrat e palcës së kockës të mbledhura për pacientët që trajtohen nga Grupi Shëndetësor ACIBADEM , gjithashtu ruhen në gjendje të ngrirë deri në momentin që do të përdoren.
Laboratori i Parë Klinik i Akredituar i Turqisë
Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ka krijuar një partneritet të rëndësishëm në “shërbimet laboratorike të referencës” me Grupin Labmed (Labmed Dortmund GmbH), aktiv në Gjermani për më shumë se 30 vjet. Si rezultat i këtij partneriteti, shërbimi laboratorik i akredituar, i cili zakonisht merrej nga jashtë, filloi të ofrohej në Turqi me ACIBADEM Labmed. Me cilësinë e provuar të shërbimit dhe certifikatat e tij globale, ACIBADEM ka certifikuar cilësinë e tij në shërbimet laboratorike edhe me Laboratorin Klinik të Labmed. Me marrjen e akreditimit laboratorit klinik “ISO 15189” nga “Deutsche Akkreditierungsstelle Chemie GmbH’ (DACH), ai u bë laboratori i parë klinik në Turqi i njohur dhe i akredituar në rang ndërkombëtar. Falë lehtësive që ofron, ACIBADEM Labmed mund të kryejë të gjitha analizat në nivelin më të lartë dhe në mënyrën më të sigurt.
Sistemi i tele-patologjisë u mundëson specialistëve që punojnë në të gjitha spitalet ACIBADEM të vlerësojnë rezultatet e patologjisë njëkohësisht në një proces audio vizual.
Që kur ka filluar ofrimin e shërbimeve në vitin 2006 deri në vitin 2009, Laboratori Qendror i Patologjisë pranë ACIBADEM ka analizuar 77 000 raste, duke arritur kështu numrin më të lartë në sektorin publik dhe privat. Në vitin 2009, për të përmbushur kërkesën në rritje të vazhdueshme, u krijua një laborator i dytë qendror pranë Spitalit ACIBADEM Maslak. Në vitin 2013, numri i rasteve të analizuara tejkalonte 130 000. Aktualisht, përveç dy laboratorëve qendrorë, ekzistojnë ndarje në të gjitha spitalet ACIBADEM të cilat ofrojnë konsultë intraoperatore të patologjisë (seksion i ngrirë), ekzaminim makroskopik, vlerësim të mostrës së shtratit dhe shërbime të mbledhjes dhe transportimit të mostrave spitalore.
TS EN ISO 15189: Laboratorët Mjekësorë 2014 – ka akreditimin e kushteve të veçanta standarde për cilësi dhe mjaftueshmëri.
Laboratorët e centralizuar dhe të gjitha terminalet janë të ndërlidhura me sistemin e tele-patologjisë. Kështu, komunikimi nga mjeku te mjeku dhe nga mjeku te tekniku midis njësive mund të arrihet në masën më të lartë, duke u siguruar që i gjithë sistemi funksionon me të njëjtat standarde. Një aplikim “tele-patologjik” i këtij kalibri është i pari dhe akoma i vetmi në Turqi.
Laboratori i Patologjisë bashkëpunon me Laboratorin Klinik të Labmed ACIBADEM . Ky shërbim e bën veçanërisht të mundur administrimin në mënyrën më të përshtatshme të metodave të trajtimit “të përshtatura në mënyrë individuale” ose “të synuara” për pacientët me kancer. Këto lehtësira janë gjithashtu kritike për të marrë qasjen sa më korrekte për pacientët që vijnë nga jashtë, të cilët janë të vështirë për t’u diagnostikuar dhe trajtuar.
Qendra ofron një shërbim të pajisur mirë dhe me cilësi të lartë për diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve gjenetike të njeriut. Këto shërbime përfshijnë këshillimin gjenetik për mjekun, konsultimin gjenetik për pacientin, diagnozën gjenetike para lindjes, diagnozën gjenetike pas lindjes, diagnozën gjenetike para implantimit si dhe zgjedhjen gjenetike të embrioneve dhe testet e diagnozës gjenetike citogjenike dhe molekulare.
Gjenetika ofron shërbime diagnostikuese, bartëse dhe mbrojtëse të diagnostikimit gjenetik për mbi 200 çrregullime.
Në vitin 2009, Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM krijoi Laboratorin e Kontrollit të Ushqimit Labivital pranë ACIBADEM , me qëllim sigurimin e kontrollit dhe shërbimeve ushqimore me cilësinë e ACIBADEM .
Misioni i tij është të sigurojë shërbim të saktë dhe cilësor, të jetë nismëtar në zbatimin e analizave të reja, të vazhdojë me zhvillimet dhe përparimet shkencore, duke siguruar kështu shërbime shembullore dhe besueshmëri për të gjithë personat dhe organizatat vendase dhe të huaja, me cilësinë dhe integritetin e siguruar nga certifikatat tona ndërkombëtare të aprovuara.
Të gjitha shërbimet që laboratori ka ofruar në të kaluarën dhe që do të ofrojë në të ardhmen kanë për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të tij, si dhe sigurimin e cilësisë së tij.
Labvital punon me personel të trajnuar dhe të kualifikuar në të gjitha fazat të cilave u nënshtrohen ushqimet dhe me të gjitha materialet dhe pajisjet që janë në kontakt me ushqimet. Duke punuar me staf të trajnuar e të kualifikuar dhe me pajisje të fjalës se fundit në laboratorët e tij, Labvital kryen të gjitha llojet e analizave ushqimore fizike, kimike, mikrobiologjike, të mbetjeve, të toksinave, duke përdorur metoda të njohura ndërkombëtarisht. Në të gjitha vendet ku ushqimet prodhohen, përpunohen, shkëmbehen apo ofrohen për shitje dhe konsum, Labvital kryen kontrolle higjienike dhe sanitare, si dhe inspektime, të cilat janë dizajnuar posaçërisht si një projekt i përshtatur për secilën zonë. Gjithashtu ofron shërbime trajnimi për punonjësit që punojnë atje.
Në ofrimin e këtyre shërbimeve Labvital, operon sipas një deklarate privatësie, e cila garanton se Labvital do të mbajë të fshehtë brenda laboratorit informacionin që i takon të gjithë personave privatë dhe juridikë të cilëve u shërben, për hir të objektivitetit të personelit Labvital. Ai do t’i mbajë private këto informacione dhe nuk do t’i ndajë me palët e treta.
Themeluar në korrik 2008, Shërbimet Lëvizëse të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofrojnë nivelin më të lartë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor urgjent dhe jo-urgjent për periudhat e para dhe pas shtrimit në spital. Që nga viti 2010, Shërbimet Lëvizëse të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM plotësojnë nevojat e individëve dhe organizatave me mbi 500 të punësuar, më shumë se 100 prej të cilëve janë mjekë, dhe me pajisjet më të përparuara në teknologjinë e mjekësisë lëvizëse.
Që nga 6 Mars 2018 Shërbimet Lëvizëse të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem inc., zotëron ISO 9001: 2015, i cili përcakton kushtet e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Që më 7 Mars 2018, Shërbimet Lëvizëse të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem inc. gjithashtu zotëron Certifikatën e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë Profesionale, OHSAS 18001: 2014.
Të gjitha shërbimet që korporatat ose individët marrin nga mjekët, përfshijnë: trajnimin mbi kujdesin shëndetësor, thirrjet në shtëpi nga mjekë/fizioterapistë, injeksionet në shtëpi, farmaci në shërbim dhe prokurim të barnave, monitorim të sëmundjeve nga shtëpia, monitorim të shifrave të peshës dhe të gjakut nga shtëpia nga mjekë specialistë në degët përkatëse, shërbime të kontrollit shëndetësor pa lënë shtëpinë ose vendin e punës.
Shërbimet e ofruara nga Shërbimet Lëvizëse të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM mund të arrihen lehtësisht me nivelin më të lartë të cilësisë.
Shërbimet e urgjencës mjekësore
Shërbimet e kujdesit në shtëpi
Shërbime infermierie të përhershme
Ekzaminimet mjekësore të lëvizshme
Organizatat e kujdesit shëndetësor
Telemjekësia
APlus, e cila është themeluar me parimin “Spitali është në thelb një hotel ku ofrohen shërbime të kujdesit shëndetësor”, përmbledh nën një çati të vetme ushqimin, higjienën, dërgesat dhe nevoja të ngjashme të organizatave të kujdesit shëndetësor.
APlus njihet si një ndër zbatuesit e parë të industrisë së prodhimit të vaktit masiv “gatuaj dhe ftoh”. Metoda e gatimit “gatuaj dhe ftoh” ofron një nivel sigurie që është shumë më i lartë se konventat e sotme të prodhimit në masë. Ajo bazohet në ftohjen e shpejte të produkteve(në 90-120 minuta) deri në 0-4 ° C, dhe në ruajtjen në këtë temperaturë duke përdorur teknika të gastronomisë evropiane. Më pas ushqimet ngrohen për herë të parë dhe të fundit në pikën e shërbimit.
Në krahasim me praktikat e prodhimit konvencionale, metoda “gatuaj dhe ftoh” ofron avantazhe të tilla si ulja e kostove të energjisë dhe të pajisjeve, ekonomia e zonës së përdorimit, lehtësia në kontrollin e cilësisë dhe siguria e lartë e ushqimit.
APlus, e cila zotëron një nga pastruesit më të mëdhenj në Turqi, ofron shërbime të pastrimit higjienik, të pastrimit standard dhe të pastrimit kimik, me një kapacitet ditor prej 15 000 kg. Në punishte, e cila është e vetmja ndërmarrje higjienike në fushën e lavanderisë në Turqi, hekurosen, palosen dhe grumbullohen 600 kg rroba në orë, duke përdorur “hekurin e Flatwork” i cili mund të hekurosë dhe palosë.
Shërbimet e pastrimit të APlus zbatojnë programe higjienike të pastrimit deri në standardet globale dhe brenda kornizës së standardeve ndërkombëtare të institucioneve të certifikimit, për ruajtjen e aspektit fizik të ndërtesave të cilave u shërben dhe për krijimin e mjediseve të pastra dhe higjienike në to.
Duke punuar me sistemin “Healthguard”, i cili zbatohet në industrinë e kujdesit shëndetësor në vendet e BE, APlus ofron pastrim dhe dezinfektim gjithëpërfshirës. Sistemi është zhvilluar për spitalet dhe organizatat e kujdesit shëndetësor dhe minimizon rrezikun e kontaminimit të tërthortë.
ISO 9001 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë) për standardizimin dhe mirëmbajtjen e proceseve të prodhimit dhe funksionimit.
ISO 22000 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë për Sigurinë e Ushqimit) për garantimin e sigurisë së ushqimit në të gjitha proceset, nga prodhimi deri në konsumimin përfundimtar, në shërbimet e Ushqimit dhe Pijeve.
OHSAS 18001 (Shëndeti dhe Siguria në Punë) për sigurimin e mjedisit të punës dhe minimizimin e vështirësive që punëtori has nga natyra e punës.
RAL – GZ 992 (Specifikimet e Cilësisë dhe Testimit të Kujdesit Profesionale për Pëlhurat) për të kontrolluar hapat e nevojshëm për të siguruar higjienën në tekstile dhe rreziqet e mundshme që lidhen me to.