Në botë, çdo vit lindin më shumë se 1 milion bebe me sëmundje të lindur të zemrës.
Më 23 nëntor 2019, Acıbadem organizoi një event një-ditor në Spitalin Acıbadem Altunizade në Stamboll, i cili i’u kushtua “Transpozimit të arterieve të mëdha: Nga i porsalinduri tek pacienti në moshën madhore”. Ky simpozium mblodhi kardiologë pediatrikë dhe kardiokirurgë, të cilët patën një mundësi të jashtëzakonshme për të shkëmbyer ide, vizione, njohuri dhe përvojë , si dhe për të ndërtuar marrëdhënie profesionale me shumë vlera. Të ftuarit që morën pjesë në simpozium gjithashtu patën mundësinë të bëjnë një vizitë në Spitalin Acıbadem Altunizade, i cili ofron shërbime në një sipërfaqe të prej 98,000 m2, me kapacitet për pacientë të shtruar prej 350 shtretërish, me 18 salla operative dhe me kapacitet prej 75 shtretërish të njësive intensive. Spitali Acibadem Altunizade, me teknologjinë e tij mjekësore, infrastrukturën teknike, profesionistët e shëndetit dhe qasjen multi-disiplinore, është shtëpia e disa qendrave të specializuara, duke filluar nga neurokirurgjia deri tek trajtimi qelizor dhe kirurgjia robotike.
Nëpërmjet prezantimeve, seancave interaktive dhe diskutimeve në panel, lektorë nga Egjipti, Bahreini dhe Acıbademi mbuluan të gjitha aspektet përkatëse mbi transpozimin e arterieve të mëdha, duke përfshirë diagnozën prenatale, menaxhimin tek të porsalindurit, opsionet kirurgjikale, anomalitë shoqëruese, operacionet e përsëritura dhe rezultatet.
Ekipi pediatrik për kujdesin e zemrës pranë Acıbadem përfshin specialistë me përvojë në qasje multi-disiplinore për kirurgjinë kardiovaskulare pediatrike, anestezinë dhe njësitë pediatrike të kujdesit intensiv kardiovaskular, kardiologjinë pediatrike, imazherinë kardiake (MRI-në / CT-në) dhe neonatologjinë. Numri i përgjithshëm i pacientëve në 30 vjet është 15.000, ku shkalla e suksesit është më shumë se 95%. Pothuajse 5000 pacientë kanë qenë nga Iraku, Libia, Egjipti, Algjeria, vendet e Ballkanit, Rumania, Azerbajxhani, Turkmenistani, Irani, Kazakistani dhe Uzbekistani. Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtarë është dizajnuar si një qendër shërbimi me “një-ndalese” dhe mbështet çdo pacient që nga kërkesa e tij e parë deri në kthimin e në vendin e tij. Këtu, kujdesi i jashtëzakonshëm ndaj pacientit bazohet në një përqendrim rigoroz dhe të vazhdueshëm si për cilësinë klinike ashtu edhe për sigurinë. Pas operacionit, fëmijët pranohen në njësinë e kujdesit intensiv, e cila është e pajisur me sistemet më të fundit për monitorimin e tyre; për ta kujdesen kirurgë, specialistë dhe infermiere me shumë përvojë.
Çdo vit, më shumë se 600 pacientë nga vende të ndryshme të botës, me nevojën për operacione nga më komplekset për sëmundjet e lindura të zemrës, udhëtojnë drejt Turqisë për të marrë trajtim; ata preferojnë Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem. Aty ofrohen mundësi më të mira për diagnostikimin dhe trajtimin e një spektri të gjerë të problemeve kardiake. Acıbadem është qendra private numër 1 në Turqi e Kujdesit për Zemrën e Fëmijëve, ku të gjitha llojet e operacioneve kardiake pediatrike kryhen nga kirurgë të njohur dhe të respektuar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përdorur teknologjinë më të përparuar në të gjithë botën.
Kirurgjitë dhe procedurat në zemër mund të ndihmojnë më shumë se 90% të fëmijëve të diagnostikuar me sëmundje të lindura të zemrës për të qenë përsëri të shëndetshëm, por kjo kërkon teknologji dhe specializim të përparuar. Një e treta e bebeve me sëmundje të lindura të zemrës mund të kërkojnë operacion dhe trajtim menjëherë pas lindjes, që në periudhën neonatale (në 30 ditët e para të jetës).