Hulumtime për Covid-19 në Acıbadem

HULUMTIME TË REJA KANË FILLUAR KUNDËR COVID-19!

HULUMTIME TË REJA KANË FILLUAR KUNDËR COVID-19!
Quick answer

Njihuni me gjashtë fushat e kërkimit të Acıbadem për vaksina dhe terapi Covid-19, që synojnë mbrojtje dhe trajtim më të mirë. Lexoni më shumë.

Bota shkencore po studion në mënyrë intensive për të zhvilluar metoda mbrojtëse dhe terapeutike kundër koronavirusit të ri. Shkencëtarët turq kanë filluar gjithashtu studime kërkimore për këtë virus, i cili ka prekur seriozisht vendin tonë. Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem me kontributin e Universitetit Acıbadem ka filluar pa vonesë studime të reja në lidhje me Covid-19 dhe i ka ndarë ato me Ministrinë e Shëndetësisë, TUBİTAK-un dhe TUSEB-in.

E gjithë bota po lufton kundër koronavirusit. Nuk ka ende një vaksinë dhe metodë efektive në trajtimin kundër koronavirusit të ri, i cili është bërë tema kryesore e aktualitetit në të gjithë botën, për shkak të përhapjes së tij të shpejtë dhe rrezikshmërisë për jetën tek pacientët që infektohen. Rrjedhimisht bota e shkencës është përqendruar në zhvillimin e metodave të reja mbrojtëse dhe terapeutike kundër këtij virusi. Prandaj, studime të reja po zhvillohen me shpejtësi, si për vaksinat ashtu edhe për metodat e trajtimit, për të shpëtuar mijëra jetë. Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem bashkëpunon me Universitetin Acıbadem kundër koronavirusit të ri që ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Ai ka filluar studime të reja në lidhje me Covid-19 dhe i ka ndarë ato me Ministrinë e Shëndetësisë, TUBİTAK-un dhe TUSEB-in.

Deklarohet se bashkëpunimi dhe mbështetja e ofruar nga të gjithë institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shkencor në vendin tonë janë shumë të rëndësishme për studimet që do të kryhen në këtë fushë dhe theksohet se infrastruktura bioteknologjike, forca e kualifikuar e punës dhe profesionistë shumë të aftë të kujdesit shëndetësor janë në dispozicion për të bërë studime të tilla.

Studimet po kryhen në 6 fusha të ndryshme

Projektet kërkimore të filluara pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem përfshijnë zhvillimin e vaksinës, e cila është metoda kryesore mbrojtëse, si dhe zhvillimin e metodave terapeutike. Në kuadër të hulumtimeve, kanë filluar punimet për zhvillimin e vaksinës që mund të krijojë imunitet ndaj virusit te personat e shëndetshëm para se ata të infektohen. Gamma Globulina specifike për virusin, bllokuesit e interleukin-6, limfocitet T specifike për virusin, qelizat e imunitetit specifike ndaj virusit dhe trajtimi me anë të qelizave staminale mesenkimale në rastet e dëmtimit të rëndë të mushkërive janë ndër hulumtimet për metodat terapeutike. Qëllimi është që studimet të përfundojnë në një kohë të shkurtër dhe rezultatet të përdoren në trajtimin e Covid-19.

www.acibadem.al

https://www.facebook.com/SpitaliAcibademAlbania/
×
Kërko

Treatments are delivered at our JCI-accredited hospitals — Acıbadem International