FERTILIZIMI IN VITRO ,QË ËSHTË ZGJIDHJA MË E MIRË PËR TË GJITHË ATO QË E KANË TË PAMUNDUR TË KENË NJË FËMIJE PËRMES NJË SHTATZANIE NATYRALE, TANI MUND TË NDIHMOJË NJË NUMËR AKOMA MË TË MADH TË CIFTEVE PËR TË REALIZUAR ËNDRRËN E TYRE ME ZHVILLIMET MË TË FUNDIT TEKNOLOGJIKE.
Njerëzit që e kanë të pamundur të kenë një fëmijë përmes mënyrës natyrale kanë mundur të arrijnë shtatëzaninë përmes metodës së Fertilizimit In Vitro që në vitin 1978. Porcesi i trajtimit përfshin fertilizimin e vezëve më anë të spermës së shëndetshme në mënyre që ato të zhvillohen në embrione dhe të implementohen në uterus. Metodat që janë aplikuar për zhvillimin e vezëve dhe gjetjen e spermës me cilesi të lartë të lëngut seminal kanë bërë të mundur që embrioni i përdorur në trajtime të bëhet sa më i shëndetshëm dita ditës. Doktor Ahmet Fatih Öğüç, mjek gjinekolog/obstetër dhe drejtues i Qëndrës së Fertilizmit In Vitro në Spitalin Acibadem Internacional, konstaton se zhvillimi më i rëndësishëm i këtyre trajtimeve konsiston në hulumtimet gjenetike dhe testet, gjithashtu thotë “Shkaku themelor i abortimeve të përsëritura dhe dështimi në trajtimet e Fertilizmit In Vitro kryesisht janë faktorë gjenetik. Kjo çon në dështime, abortime dhe disa rreziqe që kanë kërcënuar fëmijët e mamave që janë ngjizur në një moshë të vonë. Zhvillimet aktuale në anën tjetër, kanë bërë të mundur të testojnë një minimum prej 24 kromozomesh në embrion që arrijnë në ditën e pestë.”
EMBRIONI MBAHET NEN MBIKQYRJE KONSTANTE
Është thelbësore për një embrion të shëndetshëm që të zhvillohet për të arritur një shtatzani. Gjithsesi, strukturat biologjike dhe metabolike të embrionit janë po aq të rëndesishme sa gjenotipi i tyre. Është bërë i mundur vëzhgimi i strukturave biologjike dhe veçanërisht proceset zhvillimore në të, me një paisje që referohet si “embrioskopi”. Cilesia e embrionit varet nga faktorë si performanca e embrionit, po ashtu dhe intervalet,mënyra dhe grada e zhvillimit të tij, më mirë se gjendja në ditën e transferimit, e cila është dita e pestë.
SPERMA RUHET NGA DËMTIMI
Kur flitet për vetitë metabolike të embrionit, prodhohet energji.Energjia për të gjitha qelizat prodhohet nga mitokondria. Testet e AND-së mitokondriale japin mundësinë për të zgjedhur një embrion duke u bazuar në cilësite e larta energjitike shëndetësore.
Duke vënë në dukje që testet gjenetike, biologjike dhe metabolike janë kryer me qëllimin për të vënë në punë embrionet më të mira në vënd të embrioneve që janë zhvilluar më mirë, mjeku Öğüç thotë “ Janë bërë gjithashtu studime në sistemin imun. Eshtë e mundur që aktivizime në sistemin imun të mamase ose babit kundër materialeve të huaja të shkaktojë abortimet e përsëritshme. Një vlerësim i mirë i kushteve të pacientëve dhe vlerësimi i veçantë i të dhënave të tilla si cilësia e embrionit që është fituar nga aplikimet dhe trajtimet e mëparshme, kanë një rendesi të madhe në planifikimin e trajtimeve të më vonëshme sepse është e mundur që këto elemente të sjellin teknika të reja për zhvillimin e vezës dhe zgjedhjen e spermes”.
Është thelbesore të dish se cila metodë e fertilizimit në të kaluarën është përdorur për të evituar proceset e trajtimit të cilat janë të destinuara të dështojnë. Për shembull, zgjedhja e spermës së fundmi realizohet përmes përdorimit të mikrocipave. Në të kaluarën, kjo gjë realizohej përmes proçesit të centrifugës në një paisje të veçantë. Kjo metodë e vjeter çon në fragmentime të AND-së përmes stresit oksidativ tek sperma. Është e mundur të zgjedhësh spermën pa iu nënshtruar centrifugimit nëpërmjet metodës së veçantë të çipit që imiton sistemin riprodhues të femrës në mënyrë që të shmanget fragmentimi i ADN-së.
NJË CILËSI E LARTË JETE ËSHTË DOMOSDOSHMËRI PËR NJË EMBRION TË SHËNDETSHËM
Cifet që shpresojnë të kenë një fëmijë permes Fertilizimit In Vitro kanë përgjegjësitë e tyre gjithashtu. Doktor Ahmet Fatih Öğüç shprehet se, ndërkohë që zhvillimet teknologjike janë shumë të dobishme ka akoma pika për tu marrë në konsideratë nga të dy nëna dhe babai dhe thotë “Si fillim është absolutisht e nevojshme për mamanë që të shmangë të qenurit mbi peshë dhe të hajë ushqime alkaline në dietën e saj gjatë periudhës së ovolucionit sepse kërkimet thonë se veza e grave që hanë ushqime alkaline dhe kanë një nivel më të ulët të marrjes së proteinës, është më e shëndetshme. Konsumi i ushqimeve të përpunuara dhe ushqimeve që përmbajnë additive ka një efekt negativ tek veza dhe sperma. Duke evituar rrezatimin, kimikatet e dëmshme dhe zakonet si pirja e duhanit apo pirja e alkolit është aq e dobishme sa ngrënia e ushqimeve organike dhe të shëndetshme për të patur qeliza riprodhuese të shëndetshme. Duhet të dihet që cilesitë e vezës dhe spermës rriten tek ciftet që ushtrohen rregullisht, hanë shëndetshëm dhe kanë një jetë larg stresit fizik dhe psikologjik.