Prof. Dr. Ali Riza Kural është një kirurg me famë botërore në fushën e urologjisë me punimet e tij shkencore dhe deri më sot me rreth 2000 operacione robotike. Ai ka punuar gjatë pranë Grupit Shëndetësor Acıbadem dhe ka kurorëzuar suksesin e tij me një çmim të ri.
Ai është pranuar si anëtar nderi me titullin FRCS-Nderim nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve dhe Kirurgëve në Glasgou, i cili drejton mjekësinë britanike për më shumë se 400 vjet dhe është themeluar për të mbajtur profesionin e mjekut në standardet më të larta. Kështu, ai u bë kirurgu i parë turk të cilit i është dhënë ky titull.
Prof. Dr. Ali Rıza Kural, Specialist i Kirurgjisë Robotike dhe Urolog pranë Grupit Shëndetësor Acıbadem dhe ish President i Shoqërisë Botërore Endourologjike, u nderua zyrtarisht me këtë titull përpara Kongresit të Universitetit në një ceremoni të organizuar në qytetin Glasgou.
Kjo shoqëri mjekësore (e quajtur më parë si Fakulteti Glasgou) u themelua së pari nga Mbreti i Skocisë, Jamesi i 6-të, më 1599 dhe u transformua në një institucion më prestigjioz, pasi emri i saj u ndryshua si “Fakulteti Mbretëror i Mjekëve dhe Kirurgëve të Glasgou” nga Familjes Mbretërore në vitin 1909. Më në fund, institucioni u mblodh nën të njëjtën çati me fakultetet e tjera mjekësore Mbretërore në Britaninë e Madhe më 1962 dhe u emërua si “Kolegji Mbretëror i Mjekëve dhe Kirurgëve Glasgou”.