Emina Sandal thotë se ka zbuluar skoliozën kur ishte 24 vjec
Këngëtarja e famshme, Emina Sandal mori pjese në eventin e 5-të të zhvilluar këtë vit “ Qershori, Muaji i Ndërgjegjësimit të Skoliozës”
Në datën 10 Qershor 2017, Emina Sandal mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës me temë “Lulet e Skoliozës” e cila zhvillua në Qendrën Shëndetësore Spinale të Spitalit ACIBADEM Maslak dhe përfshinte 15 vepra artistike të artistit Ilker Selimler. Gjatë ceremonisë së hapjes ajo tha, “Kjo është një ekspozitë shumë e bukur. Ndihem tepër e lumtur dhe e gëzuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite. Unë kam ardhur këtu për të krijuar ndërgjegjësim, sepse kam vuajtur edhe vetë nga skolioza “. Ajo gjithashtu pati mundësinë të merte disa informacione të hollësishme rreth skoliozës nga Prof. Dr. Ahmet Alanay ortoped dhe specialist traumatolog në Qendrën Shëndetësore Spinale në Spitalin ACIBADEM Maslak.
Ajo shtoi “ Unë i kontrolloj në mënyrë strikte fëmijët e mi, fëmijët duhet të dërgohen rregullisht tek mjeku ortoped ashtu si dergohen tek mjeku okulist ose ashtu sic kryejnë ekzaminime të tjera shëndetësore”.
Emina Sandal mendon se prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm rreth skoliozës. Ajo gjithashtu shtoi se: – është shumë e rëndësishme kryerja e kontrollit të fëmijëve rreth moshës 12-14 vjecare në mënyrë që të perfitojmë prej diagnostikimit të hershëm. Unë ndjek në mënyrë strikte kontrollet e fëmijëve dhe i dergoj rregullisht tek mjeku ortoped ashtu si kryejnë kontrollin e ekzaminimeve të tjera mjekësore.
Duke na treguar se si është zbuluar skolioza e saj, Emina Sandel shtoi: “Kur unë isha 24 vjec, zbulova se supi im i majte ishte pak më poshtë se supi i djathtë. Unë kisha dhimbje herë pas herë dhe kryeja shume ushtrime. Sporti është shumë i rëndësishëm për mua. Unë shkova tek mjeku sepse isha shumë kurioze rreth gjithë gjëndjes. Ata më thanë “ne nuk mund t’ju ofrojmë trajtim mjekësor sepse ju jeni shumë vonë”. Duke konstatuar se skolioza nuk është një sëmundje por është kusht, Emina Sandel shton “ Prinderit duhet me patjetër të ndjekin fëmijët e tyre në mënyrë strikte për të pasur një diagnostikim të hershëm”.
Duke mos e vënë re skoliozën edhe pse prindërit e saj ishin mjekë, ajo thotë” Tani nuk kam probleme lidhur me skoliozen. Une gjithashtu zbulova se nuk do të kem probleme në të ardhmen sepse niveli i skoliozës që unë kam është i ulët dhe bëj vazhdimisht ushtrime”.