ADEM KILIÇ (31 vjec) PAS NJË AKSIDENTI TË NDODHUR NË STAMBOLL, KU 75 % E TRUPIT TË TIJ ISHTE E DJEGUR, MUNDI TË JETOJË PAS NJË OPERACIONI QË ZGJATI 200 ORË. KILIÇ, HODHI HAPAT E PARË PAS 192 DITËSH.
Adem Kılıç pësoi një aksident me një makinë luksoze ku e dashura e tij humbi jetën ndërsa ai ishte i plagosur rëndë dhe mbijetoi me një djegie prej 75% të trupit. Pas 192 ditësh përpjekjesh ai mundi të çohet në këmbë. Në trajtimin e z. Kılıç u përdorën shumë teknika duke filluar nga sprajti qelizor deri tek përdorimi i aparaturave speciale.
Doç. Dr. Mehmet Veli Karaaltın, specialist i Kirurgjisë Plastike, Estetike dhe Ri-konstruktive pranë Spitalit Acibadem Atakent thekson se suksesi në trajtimin e djegieve trupore të përmasave të tilla është shumë i ulët. Ai e shpjegoi në këtë mënyrë periudhën e trajtimit :” Për të mbajtur në jetë Ademin i cili nuk kishte vetëm djegiet trupore por edhe plagë të rënda, ka punuar një ekip i madh. Normalisht për të mbyllur djegiet në trup ne përdorim pjesët e lëkurës nga zonat e padjegura, por meqenëse trupi i Ademit ishte pothuajse plotësisht i djegur, mundësia që ne të bënim ndonjë gabim ishte zero. Ne mbyllëm të gjitha plagët e hapura në trupin e Ademit duke shfrytëzuar në maksimum teknologjinë dhe të gjitha mundësitë mjekësore edhe pse mundësitë ishin shumë të kufizuara”
Doç. Dr. Karaaltın shprehet se ishte një periudhë trajtimi shumë e vështirë. Ai shpjegon se: Për të mbyllur plagët dhe djegiet e Ademit, përveç greftit të lëkurës janë përdorur edhe Sprajti Qelizor dhe trajtimi me Qelizat Staminale. Përveç të gjitha këtyre, në pikën e fundit shumë e rëndësishme ishte trajtimi i vrimës së krijuar në zorrën dymbëdhjetëgishtore me anë të transplantimit të muskujve të zonës përreth dhe tani pacienti është gati për periudhën e fizioterapisë.”
Prof. Dr. Bilgi Baca kirurg i përgjithshëm tërhoqi vëmendjen mbi vështirësinë e trajtimit të Adem Kılıçit për shkak të dëmtimeve të organeve të brendshme dhe të zorrëve. Prof. Dr. Baca tha se: “ Ademi përreth 4 muaj u mbajt nën kontroll në reanimacion. Në sajë të një përqasjeje multi-disiplinare dhe pas një trajtimi intensive e kaloi periudhën e vështirë.”
Adem Kılıç, i cili tashmë ka filluar të ecë, në datën 24 Nëntor ditën e martë organizoi një konferencë për shtyp në spital në lidhje me periudhën e rikuperimit të tij.