Zhvillimet teknologjike shoqërohen me mbijetesë më të gjatë dhe rritje të cilësisë së jetës në çdo aspekt të onkologjisë. Njëri prej tyre është kanceri i pankreasit. Falë metodës MR Linac, është arritur një përparim premtues për kancerin e pankreasit, i cili përparon shumë shpejt, është asimptomatik për shkak të natyrës së tij tinëzare dhe mund të diagnostikohet vetëm në fazën terminale. “Ky është një zhvillim shumë emocionues, por duhet të kujtojmë se këto janë teknologji jashtëzakonisht të reja. Deri më tani, efekti klinik më i rëndësishëm është arritur në kancerin e pankreasit. Literatura raporton se shkalla e suksesit të kontrollit lokal u ngrit nga 10% në 90%. Në vitet e ardhshme, ne do të shohim efektin e tij edhe në tumoret e tjerë, veçanërisht tek ato për të cilët nuk mund të kryhet trajtim kirurgjikal dhe që janë të vështirë për t’u hequr”, thotë Dr. Banu Atalar, profesoresha e Radioterapisë Onkologjike pranë Spitalit Acıbadem Maslak. Ajo shton se metoda revolucionare MR Linac ka sjellë një shans për trajtimin e tumoreve të cilat konsideroheshin të pashërueshëm në të kaluarën. Prof. Dr. Banu Atalar, na shpjegoi metodën MR Linac, pesë përfitime për pacientët dhe bëri paralajmërime dhe rekomandime të rëndësishme.
Imagjinoni një objektiv në lëvizje dhe ju jeni duke qëlluar me shigjeta drejt tij. Normalisht, shigjetat mund të godasin në çdo pikë të shënjestrës, ose të paktën ju mund të godisni kudo, në një zonë të gjerë. Sidoqoftë, pajisja MR Linac sheh tumorin dhe përcakton një objektiv shumë të ngushtë përreth tij. Meqenëse veprojmë në bashkëpunim me pacientin, ne mund ta mbajmë tumorin në qendër të objektivit duke kontrolluar frymëmarrjen. Meqenëse lëvizja është e kufizuar dhe skaneri MRI siguron një imazh shumë të qartë, ne godasim në qendër të objektivit dhe indet periferike nuk dëmtohen.
Pacientëve, të cilët i nënshtrohen terapisë me MR Linac, u jepen një palë syze prizmatike, të cilat u lejojnë atyre të shikojnë trajtimin nga monitori. Duke parë fushën e trajtimit, pacienti është në gjendje të rregullojë frymëmarrjen dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajtim. Si rezultat, pacientët janë të kënaqur me kontributin në trajtimin e tyre dhe mjekët përfundojnë trajtimin në kohë më të shkurtër, falë bashkëpunimit me pacientin.
Aftësia për të marrë imazhe të zonës së synuar është një nga avantazhet e rëndësishme të ofruara nga MR Linac. Metodat konvencionale nuk lejojnë ekzaminimin imazherik të tumorit në kohë reale. Sidoqoftë, MR Linac mund të lokalizojë qartë tumorin duke treguar edhe efektet e rrahjeve të zemrës, frymëmarrjes ose kalimit të gazit përmes zorrëve.
Kjo metodë e nivelit të lartë ofron kontroll më të mirë të tumorit duke dhënë rrezatim me dozë të lartë. Falë saktësisë së saj, tashmë drejt tumoreve mund të dërgohen doza më të larta në mënyrë më të sigurt. Kështu, ne synojmë të kemi një kontroll më të mirë të tumorit dhe të minimizojmë dëmtimin e indeve të shëndetshëm, domethënë efektet anësore.
“Metodat konvencionale kërkonin ndërhyrje të dhimbshme, siç është vendosja e substancave ose metaleve të caktuara midis organeve për të lokalizuar lezionin e synuar, veçanërisht për tumoret e indeve të buta. Për më tepër, këto procedura ishin të kushtueshme. Falë aftësisë së shkëlqyer të ekzaminimit imazherik të pajisjes MR Linac, asnjëra prej tyre nuk është e nevojshme”, thotë profesoresha e Radioterapisë Onkologjike Dr. Banu Atalar.
MR Linac ka veçorinë e ekzaminimit imazherik më të përparuar ndër të gjitha pajisjet e radioterapisë të përdorura në të gjithë botën. Në këtë metodë, indet e përfshira nga tumori paraqiten më qartë, pasi një skanues MRI kombinohet me një pajisje radioterapie dhe ndryshimet që rrjedhin nga frymëmarrja, lëvizjet e organeve ose lëvizja e pacientit mund të rregullohen menjëherë. Për rrjedhojë quhet “radioterapi e zgjuar”. “Falë aftësisë së shkëlqyer të ekzaminimit imazherik të ofruar nga MR Linac, tani është e mundur të arrihen rezultate të suksesshme, veçanërisht në tumoret e pankreasit, mushkërive, prostatës dhe barkut, si dhe në kancerin dhe metastazat e mëlçisë dhe në disa tumore të tjera” – thotë profesoresha e Radioterapisë Onkologjike Dr. Banu Atalar.