PROBLEMI I BUZES DHE QIELLZES ESHTE I MENAXHUESHEM! - Acıbadem Healthcare Services (AL)
PROBLEMI I BUZES DHE QIELLZES ESHTE I MENAXHUESHEM!

PROBLEMI I BUZES DHE QIELLZES ESHTE I MENAXHUESHEM!

Krahasimi midis njerëzve i lëndon fëmijët!

 Shprehjet e tilla si ‘buzë lepuri’ ose ‘gojë ujku’ në të vërtetë mendohet të jenë të pafajshme madje edhe të lezetshme ndërsa flasim për problemin e buzës dhe qiellzës së çarë.  Megjithatë krahasime të tilla shkaktojnë një plagë të thellë në zemër veçanërisht në fëmijëri! Prof. Hakan Ağır, një specialist i kirurgjisë estetike, plastike dhe rindërtuese në Spitalin ACIBADEM Altunizade thotë se: “Këto lloj ngjashmërish dhe thënie cinike mund të shkaktojnë probleme mendore dhe sociale dhe gjithashtu arritjen e rezultateve të  dobëta në arsim. Këto krahasime duhet të shmangen. Për më tepër problemi i buzës dhe qiellzës së çare tani mund të trajtohet lehtësisht nga profesionistët pa kërkuar një proces të gjatë dhe të kushtueshëm trajtimi si më parë, pothuajse pa shkaktuar asnjë shenjë. Turqia ka arritur të njëjtin nivel në këtë çështje me vendet perëndimore. Mund të duhet pak kohë që ne të ndryshojmë perceptimet e gabuara në shoqërinë tonë. Prof. Hakan Ağır ka shpjeguar zhvillimet më të fundit në trajtimin e buzës dhe qiellzës së çarë dhe ka dhënë rekomandime dhe paralajmërime të rëndësishme.

Zhvillimi i fytyrës që në mitër përfundon në muajin e tretë të shtatzënisë. Sidoqoftë, problemi i buzës së çarë vjen kur ky zhvillim është ndërprerë për arsye gjenetike të cilat nuk janë plotësisht të njohura. Mesatarisht  5 foshnja në vendin tonë lindin me këtë problem çdo ditë, duke pasur deformim estetik në buzë, hundë, dhëmbë dhe në strukturën e nofullës dhe duke pasur vështirësi në shqiptimin e fjalëve. Prof. Hakan Ağır, një specialist i kirurgjisë plastike, estetike  dhe rindërtuese  në spitalin Acıbadem Altunizade, ka deklaruar se 100,000 njerëz në vendin tonë jetojnë me problemin e çarjes së buzëve, bifurkacionin e uvulave dhe copave të fshehura që nuk kërkojnë trajtim dhe thotë: “Megjithatë në Turqinë e sotme mund të arrihet i njëjti sukses si në vendet perëndimore, ky trajtim aplikohet shpesh në qendrat mjekësore nga kirurg të arsimuar dhe me përvojë. Në Kirurgjinë Plastike, Ortodontikën dhe Terapinë e Fjalës në Turqi është shumë e rëndësishme shkalla e suksesit. Trajtimi i riparimit të buzëve të çara është bërë i mundur me përmirësime kirurgjikale pa lënë ndonjë shenjë në buzë dhe në lëkurën e hundës.

Mbështetja psikologjike është e nevojshme për gratë shtatzëna

Prof. Hakan Ağır thekson rëndësinë e mbështetjes morale ndaj gruas shtatzënë të dhënë nga burri dhe anëtarët e familjes kur problemi i çarjes së buzës dhe qiellzës tek foshnjat zbulohet me ultratinguj në barkun e nënës dhe thotë: “Sapo të arrihet diagnostikimi me ultratinguj, ne këshillojmë prindërit të konsultohen me një kirurg të specializuar në një qendër mjekësore sepse keqinformimi mund çojë deri në kërkesën për ndërprerjen e shtatzënisë. Buza dhe qiellza e çare nuk konsiderohen si arsye mjekësore për të ndërprerë shtatëzëninë. Shumë probleme psiko-sociale si depresioni dhe izolimi social mund të parandalohen duke udhëzuar nënën, babain, anëtarët e familjes,  madje edhe anëtarët e afërt të rrethit shoqëror pas lindjes së foshnjës.

Mungesa e vetëbesimit dhe dështimi në shkollë!

Indikacioni i çarjes së buzës dhe qiellzës  nuk është një kërcënim për jetën e foshnjës nëse ajo ndiqet nga ekspertë profesionistë, Prof. Hakan Ağır thotë se qëndrimet cinike dhe diskriminuese të bashkëmoshatarëve mund të çojnë në çrregullime serioze të zhvillimit mendor gjatë periudhës kur foshnja arrin moshën e fëmijërisë. Shprehja e këtyre deformimeve si ‘gojë lepuri’ ose ‘gojë ujku’ në mesin e njerëzve e bën fëmijën dhe pacientët e rritur , introvert dhe shkaktojnë mungesë serioze të vetëbesimit që çon në dështim në shkollë dhe shkakton  probleme në përshtatjen sociale.  Prof. Hakan Ağır thotë se ” krahasimet duhet të shmangen. Ata janë fëmijët tanë të vlefshëm dhe nuk është e drejtë të bëjmë një krahasim me kafshët edhe nëse nuk është me qëllimin e keq. Në të vërtetë sjellja jonë shoqërore, kultura dhe mjediset arsimore nuk janë në nivelin e dëshiruar, por jo vetëm për fëmijët me probleme të buzës dhe qiellzës por edhe për fëmijët dhe të rriturit e tjerë me deformime dhe disfunksione të ngjashme në sipërfaqe dhe pjesët e dukshme. Është e nevojshme të merren masa shpejt për të kapërcyer këto probleme. ”

Zhvillime të shpejta në trajtim

 Specialisti i kirurgjisë estetike, plastike dhe rindërtuese Prof. Hakan Ağır jep lajmin e mirë se ka një përmirësim serioz në trajtimin e qiellzës së çarë në vendin tonë dhe në botë në 10 vitet e fundit dhe thotë se diagnostikimi i buzëve të çara me ultratinguj në shtatzëni ka arritur pothuajse 50%, mund të arrihet edhe më shumë me trajnime pas lindjes si të ushqyerit dhe më pas periudha e tranzicionit mund të lehtësohet. Duke treguar se operacioni i foshnjës kryhet pas periudhës dhjetë javore siç është rënë dakord nga e gjithë bota, Prof. Hakan Ağır thotë se: Operacionet më të rëndësishme dhe më kritike për një fëmijë me buzën dhe qiellzën e çarë janë operacionet ku mbyllen buzët dhe qiellza, të cilat janë operacionet në moshën e parë.  Megjithatë janë shumë të rëndësishme edhe riparimet e tjera estetike, kirurgjia për korrigjimin e të folurit, transferimi i kockave, operacionet e nofullës dhe hundës. Prof. Hakan Ağır gjithashtu deklaron se ata nuk kanë më frikë të prekin valvulën e hundës dhe majën si më parë, riparimi i plotë është i mundur edhe në operacionin e parë dhe thotë: “Tani është e mundur të arrihet një rezultat pa lënë shenja në lëkurën e buzëve dhe qiellzës  me përmirësimet e teknikës kirurgjikale në riparimin e buzëve të çara. Prerjet në dy anët e hundës nuk janë më të nevojshme. Fakti që çdo gjë kryhet në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe nga duart e sigurta sot e bën të vështirë të dallosh këta fëmijë dhe të rritur nga ato persona të lindur të shëndetshëm “.

 Jo shumë vonë për trajtim!

 Sot, ekzistojnë shumë pacientë me probleme të nofullës dhe buzëve të çara që vazhdojnë jetën e tyre me çrregullime të ndryshme estetike, dentaro- maksilare dhe probleme të të folurit, megjithëse ata iu janë nënshtruar operacioneve. Megjithatë kjo përvojë negative nuk do të thotë se nuk ka më zgjidhje. Ndërsa shumë pacientë dhe të afërmit e tyre heqin dorë nga trajtimi duke konsideruar se nuk ka ndonjë ndryshim pas trajtimit ose këto operacione janë shumë të shtrenjta Prof. Hakan Ağır thotë: “Gjithmonë ka një përmirësim që duhet bërë për sa kohë që qendrat mjekësore që punojnë me një ekip të përkushtuar në trajtimin e kësaj sëmundje dhe kanë teknologjinë e fjalës së fundit. Për më tepër kostot e këtyre trajtimeve mund të jenë edhe më të ulëta se operacionet e tjera të zakonshme “. Duke deklaruar se trajtimi dhe ndjekja e fëmijëve të lindur me buzë dhe qiellzë të çarë bëhet në qendra me vlerë nga ekspertë dhe ekipe të specializuara edhe në Turqi si në të gjitha vendet e zhvilluara, Prof.  Hakan Ağır thotë se rezultate shumë të suksesshme janë arritur si në problemet estetike dhe trajtimet e çrregullimeve të të folurit në vitet e fundit.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko