Uro-onkologjia është një nga fushat e mjekësisë që aktualisht kryen trajtimin më të mirë të sëmundjeve malinje. Kjo për shkak se përvoja e mjekëve, ilaçet e fjalës së fundit dhe teknologjia më e zhvilluar bëjnë të mundshëm shërimin afatgjatë. Një nga ekspertët më të mirë në botë në trajtimin e sëmundjeve malinje në fushën e urologjisë është edhe Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci, pranë Spitalit Universitar ACIBADEM, Atakent. Me një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e uro-onkologjisë, kirurgu i njohur u ofron sot pacientëve të tij mundësinë e trajtimit të sëmundjeve malinje në fushën e urologjisë me metodën më të përparuar: teknologjinë robotike Da Vinci. Këtu kemi disa shembuj të ekspertit nga ACIBADEM në trajtimin e suksesshëm të kancerit urologjik.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Unë jam mjek urolog, por nuk ndihem thjesht i tillë sepse unë trajtoj edhe pacientët me kancer; kështu unë jam më tepër një uro-onkolog. Mua më tërheq shumë kjo fushë e mjekësisë, onkologjia, sepse kanceri është një sëmundje e rëndë dhe është një sfidë për mua. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit, dhe kjo është arsyeja pse zgjodha këtë profesion. Pra, në praktikën time të tanishme, shumica e pacientëve janë pacientë me kancer. Unë bëj gjithçka mundem për t’i ndihmuar ata, dhe kirurgjia robotike më ndihmon shumë për këtë. Pacientët e operuar me këtë teknologji shërohen shumë më shpejt. Kanceri i prostatës, kanceri i veshkave, kanceri i testikujve dhe kanceri i fshikëzës së urinës janë llojet kryesore të sëmundjeve me të cilat unë merrem. Unë gjithashtu merrem me llojet e tjera të operacioneve, siç janë operacionet me anë të teknologjisë robotike për gurët në sistemin urinar, por kryesisht trajtoj pacientët me kancer.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Ekzistojnë dy aspekte: ajo që është e vërtetuar shkencërisht dhe ajo që ne nuk dimë, por mund ta supozojmë. Të gjithë i dinë shkaqet kryesore të kancerit – dhe këtë ua them gjithmonë pacientëve të mi – që kjo ka të bëjë kryesisht me pirjen e duhanit. Konsumi i duhanit çon në kancerin e mushkërive, por edhe në kancerin e fshikëzës së urinës. Pirja e duhanit është gjithashtu një faktor rreziku për kancerin në veshka, së bashku me hipertensionin dhe mbipeshën. Për kancerin e prostatës, ne nuk e dimë se si ndodh. Kemi disa të dhëna, por nuk i dimë me siguri. As për kancerin e testikujve ne nuk e dimë se çfarë e shkakton, pasi ata shfaqen në mosha të reja, në moshat 20 – 30 vjeç. Ne dyshojmë se ka disa anomali gjenetike. Gjithashtu, ka rëndësi faktori gjenetik: për shembull, nëse nëna e një burri ka pasur kancer të gjirit, atëherë ai ka një rrezik më të lartë për kancer të prostatës. Kjo ndodh tek mbartësit e mutacioneve BRCA, por janë të përfshirë edhe faktorë të tjerë rreziku. Këta persona duhet të ndjekin programet e kontrollit periodik të rekomanduara nga mjeku. Nëse ka të afërm në familje me kancer të testikujve, prostatës, veshkave ose fshikëzës së urinës, atëherë ata persona duhet të shkojnë te mjeku sepse kanë një rrezik të shtuar për kancer.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Tani ne ndjekim udhëzimet që janë në SH.B.A. dhe në Evropë, kështu që programet përfshijnë tomografitë kompjuterike, rezonancën magnetike, PET skanerin dhe biopsinë. Por ne gjithashtu kemi shënjues gjenomik për të cilët aktualisht unë jam duke studiuar me Universitetin e Harvardit. Gjithashtu, në ACIBADEM, në programet tona të kontrollit ne disponojmë disa teste gjenomike për pacientët. Dhe këto teste për shënjuesit gjenomikë po zhvillohen vazhdimisht dhe mund të na tregojnë rrezikun e sëmundjes. Por vetëm biopsia mund të na tregojë me siguri nëse kemi të bëjmë me një tumor apo jo. Për shembull, testi i PSA-së ka një ndjeshmëri më të vogël se 70%, dhe vlerat e rritura nuk tregojnë me saktësi një kancer: mund të jetë edhe një infeksion ose një problem tjetër shëndetësor. Deri më sot, nuk ka ndonjë shënjues specifik njëqind për qind të sigurt për tumorin. Kjo është arsyeja pse ne mbështetemi tek metodat imazherike dhe tek biopsia për të diagnostikuar me saktësi një tumor. Ne përdorim PSA-në, shënjuesit gjenomikë të prostatës, rezonancën magnetike për veshkat dhe alfapetoproteinën për tumoret e testikujve. Me fjalë të tjera, ne mbështetemi tek shënjuesit, i ndërlidhim ato me teste të tjera, dhe sigurojmë një përgjigje për rrezikun e mundshëm për pacientin, dhe me pas vlerësojmë nëse është apo jo e nevojshme biopsia. E ardhmja përfaqësohet nga testet gjenomike dhe trajtimet gjenomike. Këto do të zbatohen në shumë fusha të mjekësisë.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Aktualisht, këto hetime janë ende në fillimet e tyre. Në treg ekzistojnë disa teste dhe ne i përdorim ato për të përzgjedhur pacientët për monitorim aktiv dhe për të përzgjedhur pacientët që janë për biopsi. Ndonjëherë, ne nuk mund të themi nëse ka një tumor me rëndësi. Për të zgjedhur tumoret e rëndësishëm në prostatë, ne mbështetemi te këto teste. Në kancerin e fshikëzës së urinës, ne përdorim këto teste për të vendosur terapitë, të cilat mund të jenë operacioni, kimioterapia ose trajtime të tjera. Në të ardhmen, ne do t’i përdorim ato gjithnjë e më shumë.
Prof. Saadettin Eskicorapci: Për 80% të sëmundjeve kanceroze të veshkave rekomandohet trajtim kirurgjikal. Në shumicën e rasteve të kancerit të prostatës, në 60-70% të pacientëve, zgjidhja është ndërhyrja kirurgjikale; dhe këta pacientë nuk kanë më nevojë për terapi të tjera. Në rastet e kancerit të fshikëzës së urinës, nëse zbulohet në kohë, në 60-70% të rasteve, është i nevojshëm vetëm operacioni. Në kancerin e testikujve, pacientët do të kenë nevojë gjithashtu për kimioterapi, por në disa raste, në seminomën testikulare, pacientët nuk do të kryejnë terapi të tjera përveç operacionit.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Ne aplikojmë kirurgjinë robotike për të gjithë llojet e kancerit urologjik. Rastet e kancerit të fshikëzës së urinës dhe testikujve me prekje të gjëndrave limfatike të barkut janë të vështira, por unë mund t’i operoj ato. Por mbi të gjitha unë operoj kancerin e prostatës dhe të veshkave. Sa i përket veshkave, në shumicën e rasteve, mund t’i shpëtojmë; ky është edhe qëllimi i ndërhyrjeve, i asaj që unë bëj. Tek unë vijnë rastet më të vështira. Ne kemi një ekip të mirë, mund të zgjidhim problemet e vështira dhe të shpëtojmë veshkat, edhe nëse nga ana onkologjike ato duhet të hiqen. 10 vjet më parë, në shumicën e rasteve ne duhet t’i hiqnim veshkat, por sot, falë teknologjisë, ne mund t’i shpëtojmë ato. Pas operacionit, veshka e operuar mund të funksionojë pothuajse aq mirë, sa veshka normale. Ne heqim tumoret me kufij sigurie 5 mm., dhe mundësia qe veshkat të jenë funksionale është gati 99%.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Unë jam rritur me operacionet e hapura. Kam bërë operacione të hapura për 13 vjet. Pastaj kalova në laparoskopi, dhe 7 vjet më parë, kalova në kirurgjinë robotike. Metodat kirurgjikale janë të njëjta, unë praktikisht kam bërë të njëjtën gjë për 22 vjet. Por teknologjia është ndryshe. Unë jam një kirurg i lumtur sepse është e lehtë të bësh operacione me anë të robotëve. Nuk kam asnjë problem, nuk kam dhimbje të shpinës, pas një ndërhyrjeje të mundimshme. Dihet që operacionet onkologjike janë të vështira. Dhe pacientët janë të lumtur sepse procesi i shërimit është më i shpejtë. Pacientët shërohen shpejt dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Pas ndërhyrjeve të hapura, dhimbja mund të zgjasë disa ditë. Me ndërhyrjet robotike, dhimbja dobësohet, shërimi është më i shpejtë, prerjet janë më të vogla, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në rastin e një operacioni të hapur, ka shumë prerje të mëdha që mbeten të dukshme me vite pas operacionit. Pacientit do t’i kujtohet gjithmonë kanceri, kur bën dush ose kur të vishet. Në rastin e ndërhyrjeve robotike, nuk mund të dallohet pothuajse asgjë.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Për kancerin e veshkave, nuk ka kimioterapi, sepse ajo nuk funksionon për tumoret në veshka. Në vend të kësaj, përdoren terapitë me pikësynim. Trajtimi më i suksesshëm është operacioni. Por, në rastin e metastazave në veshka, ne përdorim terapitë me pikësynim. Kemi gjithnjë e më shumë mundësi terapeutike për sëmundjet e veshkave dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur që jetëgjatësia po rritet për shkak të tyre. Edhe në trajtimin e kancerit të fshikëzës së urinës dhe prostatës, ekzistojnë terapi të reja.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Ne kemi një ekip të mirë në Spitalin Universitar ACIBADEM Atakent, dhe puna në ekip është qasja më e rëndësishme për pacientët e onkologjisë. Në fjalimet e mia akademike, gjithmonë theksoj rëndësinë e ekipit. Ne kemi një ekip uro-onkologjik, të përbërë nga një kirurg, një onkolog, një radioterapist, një radiolog, specialistë të mjekësisë nukleare, një anatomopatolog, një gjenetist, një specialist të sëmundjeve të brendshme, një psikolog dhe disa infermierë. Ne mblidhemi së bashku çdo të martë, diskutojmë çështjet, veçanërisht ato të vështirat. Ne kemi një ekip shumë të mirë në sallën e operacionit; të gjitha ndërhyrjet bazohen në punën në ekip, të gjitha rastet kanë përqasje brenda ekipit.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Kam 22 vjet që punoj në fushën e uro-onkologjisë, dhe në fillim nuk kam pasur mundësi të përdor metoda si skanimet PET-CT apo në llojet e rezonancës magnetike. Por ne duhet të përshtateshim me kushtet e asaj kohe. Tani, ne kemi shumë teknologji dhe shënjues të tumorit, por përvoja e mjekut është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë proces. Ai duhet të dijë se si të interpretojë në mënyrë korrekte rezultatet e testeve dhe të ekzaminimeve. PET skaneri nuk mund të bëj mrekulli, specifika është 80%, ndjeshmëria është 9%, e njëjtë me rezonancën magnetike dhe testin e PSA-së. Pra, ato duhet të interpretohen në mënyrë korrekte dhe t’i shpjegohen pacientit. Sa herë që ndodh diçka e re në këtë fushë, ne përshtatemi dhe integrojmë risitë në praktikën tonë mjekësore, por përvoja e mjekut është thelbësore.
Prof. Dr. Saadettin Eskicorapci: Rëndësia e këtij specialisti është thelbësore dhe kolegu im ekzaminon në mikroskop të gjitha tumoret. Për saktësinë e rezultateve, mjekët duhet të dinë se si të interpretojnë rezultatin. Nga kjo varet zgjedhja e trajtimit më të mirë për të siguruar një jetë normale për pacientët pas operacionit. Studentëve të mi u mësoj konceptin e uro-onkologjisë: nëse do të isha thjesht kirurg, do të isha thjesht një teknik i mirë. Dhe nëse nuk do të punoja në ekip me një anatomopatolog, do të ekzistonte për shembull rreziku për të hequr gjëndrën e prostatës pa arsye, me mundësinë që pacienti të mos kishte kancer fare.