Sipas vlerësimeve nga Observatori Global i Kancerit, numri i pacientëve me kancer po rritet në të gjithë botën: në vitin 2018, më shumë se 18 milion njerëz u diagnostikuan me lloje të ndryshme të tumoreve malinje. Por paralelisht me rritjen e numrit të rasteve, ilaçet e reja që po zhvillohen janë duke përmirësuar rezultatet e trajtimit. Përvoja e mjekëve po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, dhe provat klinike tregojnë prova të qarta të efektivitetit të terapive onkologjike. Ndër këto, radioterapia është një nga fushat më dinamike në onkologji, me përfitime të shumta për pacientët. Ekspertët e rrezatimit janë një pjesë e rëndësishme e ekipeve multidisiplinare që trajtojnë me sukses kanceret, madje edhe në faza të përparuara, kur ka metastaza. Një nga specialistët më të mirë të radioterapisë në Turqi dhe në botë është edhe Prof. Dr. Ufuk Abacioglu. Gjatë 25 viteve të fundit, mjeku i njohur ka trajtuar mijëra pacientë dhe sot aplikon teknologjitë më të fundit të radioterapisë në spitalet ACIBADEM. Prof. Dr. Ufuk Abacioglu shpjegon më tej rolin e radioterapisë në trajtimin e kancerit dhe se si teknologjitë moderne arrijnë të rrisin jetëgjatësinë e pacientëve me kancer.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Radioterapia dhe ndërhyrjet kirurgjikale janë trajtime lokale, ndryshe nga kimioterapia, terapitë e synuara dhe imunoterapia, të cilat janë trajtime sistemike. Shumë njerëz mendojnë se nëse diagnostikohen me kancer, ata do të bëjnë kimioterapi, gjë që nuk ndodh për të gjithë pacientët. Shumica e përfitimeve në trajtimin e sëmundjeve kanceroze vijnë prej terapive lokale. Nga 100 pacientë të diagnostikuar me kancer, 20% do të trajtohen vetëm me ndërhyrje kirurgjikale, dhe 15% do të trajtohen vetëm me anë të radioterapisë. Kimioterapia do të jepet vetëm në 2-3% të rasteve. Kombinimi i këtyre metodave do të rrisë shanset për të trajtuar me sukses një kancer. Për më tepër, me një modernizim të teknologjisë me 10%, niveli i suksesit në trajtimin me radioterapi përmirësohet me 15-16.5%. Imagjinoni se sa rezultate të mira mund të arrijmë vetëm me disa përmirësime në terapitë lokale në trajtimin e kancerit në nivel popullate.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Shumë njerëz na pyesin se çfarë bën radioterapia: a ndalon zhvillimin e tumorit, a ka ndonjë efekt paliativ? Përgjigja varet nga mënyra se si u jepet pacientëve radioterapia dhe dozat e rrezatimit. Për shembull, nëse japim një dozë ablative, në një fraksion të sigurt në radio-kirurgji, atëherë ne në fakt e heqim tumorin. Kjo do të thotë zhdukje totale e masës së tumorit pa lënë qeliza të tumorit në atë vend. Ky është qëllimi i radioterapisë radikale. Le të marrim shembullin e një pacienti me kancer të mushkërive në fazën 1 me lokalizim periferik të mushkërive me madhësi të tumorit prej 2 cm , i cili i nënshtrohet një rrezatimi ablativ në 3 ose 5 fraksione. Në më shumë se 90% të rasteve, trajtimi do të jetë i suksesshëm, që do të thotë se nuk do të mbetet asnjë qelizë. Gjatë hetimeve imazherike pas trajtimit, mund të vërehen shenjat e rrezatimit në vendin e tumorit, por ato nuk do të tregojnë ndryshime funksionale, efekte anësore ose simptoma të tjera. Efekti është i ngjashëm me atë të ndërhyrjes kirurgjikale, por me më pak rrezik dhe kosto sesa ndërhyrja kirurgjikale. Në rast të një operacioni për kancerin e mushkërive, pacientët mund të ndjejnë dhimbje për 6 muaj pas operacionit, për shkak të prerjeve në kraharor. Edhe në operacionet minimalisht invazive, ekzistojnë rreziqe para dhe pas operacionit. Para se të aplikojmë një trajtim, ne vlerësojmë secilin rast dhe vendosim se kush nga pacientët do të jetë më i përshtatshëm për operacion, tek cili mund të aplikojmë radioterapi dhe kujt do ti aplikojmë një kombinim të terapive onkologjike.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Aktualisht, radioterapia mund të aplikohet në një larmi të llojeve të kancerit. Në pothuajse çdo lloj kanceri rekomandohet radioterapi, por kjo varet nga faza dhe gjendja e pacientit. Në departamentin tonë, kemi shumë paciente me kancer të gjirit të cilat bëjnë radioterapi pas operacionit. Ne gjithashtu kemi shumë pacientë me kancer në mushkëri; këto dy lloje të kancerit janë më të zakonshmet. Këta pacientë trajtohen për tumoret primare, por edhe për metastazat. Në praktikën mjekësore, kemi shumë pacientë me tumore të trurit që i trajtojmë me anë të radiokirurgjisë stereotaktike. Ne aplikojmë terapi në një fraksion dhe trajtojmë zonat e prekura nga metastazat. Ne gjithashtu trajtojmë tumoret primare të trurit me anë të radioterapisë.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Radioterapistët janë pjesë e ekipit multidisiplinar të onkologjisë dhe secili mjek ka rolin e tij. Ekzistojnë tre degë kryesore: kirurgjia, radioterapia onkologjike dhe onkologjia mjekësore. Por, përveç këtyre, ekziston grupi diagnostikues, radiologjia, mjekësinë nukleare si dhe grupin e kërkimit mjekësor dhe klinik. Ekipi gjithashtu përfshin fizikantë, teknikë; të gjithë punojmë së bashku në ekipet e onkologjisë.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Po. Për shembull, rekomandohet për tumoret e rektumit: ne po flasim për një trajtim standard që është aplikuar për një kohë të gjatë. Studimet gjatë 20 viteve të fundit kanë treguar se nëse aplikojmë radioterapi për kancerin e rektumit përpara operacionit, rezultatet e trajtimit janë më të mira sesa me radioterapinë pas operacionit. Kështu që, për pacientët me kancer të përparuar të lokalizuar të rektumit, ne aplikojmë radioterapi të kombinuar me kimioterapi përpara operacionit, pastaj presim për një farë kohe. Pacienti operohet, dhe më pas, nëse është e nevojshme, i aplikohet kimioterapi neoadjuvante. Dhe nëse kemi pacientë tek të cilët kanceri nuk përparon më, mund të aplikohen 5 fraksione radioterapie, e më pas pacientët mund të operohen brenda disa ditësh.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Në varësi të vendndodhjes dhe llojit të kancerit, ne kemi mundësi të ndryshme imazhike: CT, PET-CT, rezonancën magnetike. Vlerësimi i parë pasues është 3 muaj pas përfundimit të terapisë. Nëse pacienti është diagnostikuar me ndihmën e teknologjisë PET-CT, ne presim 3 muaj që të vlerësojmë përgjigjen metabolike. Por ka tumore që reagojnë më vonë ndaj trajtimit, dhe ne mund të presim gjashtë muaj apo edhe një vit. Për shembull, tumoret beninje që gjenden në nivelin cerebral përgjigjen më vonë. Sigurisht, pacientët monitorohen me kujdes, por rezultatet mund të shfaqen më vonë. Në përgjithësi, pacientët me kancer vlerësohen në mënyrë periodike, çdo 3 muaj deri në 2 vite pas trajtimit, më pas çdo 6 muaj deri në 5 vite pas trajtimit, dhe pastaj çdo vit 5 vite pas përfundimit të terapisë. Monitorimi i shëndetit të pacientëve është i vazhdueshëm, mbase për tërë jetën.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Periudha e terapisë mund të jetë më e shkurtër për shumë pacientë. Merrni shembullin e kancerit të prostatës. Në rastin e një kanceri të lokalizuar, radioterapia zgjat 8 javë. Pra, pacienti vjen për dy muaj për 40 seanca trajtimi. Sot, tek disa pacientë, ne mund të aplikojmë trajtimin në 5 seanca, që nënkupton një ndryshim rrënjësisht të dobishëm për pacientin. Pacienti vjen vetëm për dy javë, toksiciteti është shumë i ulët, dhe rezultatet janë të ngjashme. Ka studime të kryera gjatë 5 viteve të fundit që krahasojnë rezultatet e trajtimeve dy-mujore me trajtimet më të shkurtra, pesë-seancore. Dhe ky hulumtim vazhdon të vëzhgojë cilat janë rezultatet afatgjata. Në disa pacientë, numri i seancave dhe periudha e trajtimit mund të zvogëlohet. Unë mendoj se në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë pacientë të trajtuar me një numër më të vogël seancash.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Mbijetesa afatgjatë është fokusi kryesor në onkologji. Prandaj, ne shohim së pari këtë. Më pas, ne vlerësojmë efektivitetin e kontrollit lokal të sëmundjes përmes radioterapisë. Por cilësia e jetës dhe aspektet e tjera, të tilla si dëmtimi neurokognitiv, janë gjëra të tjera që duhet të kemi parasysh. Për shembull, ne mund të aplikojmë një trajtim i cili do të parandalojë metastazat e reja, por që nuk do të zgjasë jetën dhe do të ndikojë në funksionin neurokognitiv. Në këto rrethana, ne nuk duhet ta përdorim këtë trajtim. Sapo kemi përcaktuar rrezatimin e plotë të trurit për pacientët me metastaza të trurit. Në të kaluarën, ne aplikonim rrezatim të plotë të trurit për këta pacientë. Sot, në shumicën e rasteve ne rrezatojmë vetëm metastazën. Sa për rezultate më të mira, me siguri ato janë regjistruar për tumoret e vogla. Më lejoni t’ju jap një shembull të një kanceri të laringut që ishte në fazat e fillimit. Ne mund t’i trajtojmë me sukses këta pacientë në 95% të rasteve, dhe sëmundja nuk përsëritet. Ose mund të rrezatojmë me sukses kancerin nazofaringeal, edhe në situata kur ai është i përhapur. Ka shumë lokalizime ku kemi rezultate të mira.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Sigurisht, komorbiditetet (sëmundjet bashkëshoqëruese) – siç i quajmë ne, sëmundjet që bëjnë pacientët të vuajnë përveç kancerit, mund të kufizojnë trajtimet tona dhe madje në disa raste mund të na pengojnë në planifikimin e radioterapisë. Disa sëmundje madje mund të përkeqësohen nëse trupi juaj po i nënshtrohet radioterapisë. Në ditët e sotme, ne shohim gjithnjë e më shumë raste të kancerit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë: një nga faktorët e rrezikut për sëmundje malinje është mosha e përparuar. Dhe këta pacientë të moshuar kanë të paktën 2-3 sëmundje të tjera përveç kancerit. Përveç kësaj, mbipesha është e zakonshme dhe rrit rrezikun e diabetit, hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare. Sëmundjet e këtyre pacientëve mund të na pengojnë të aplikojmë terapi onkologjike. Pra, gjithmonë duhet të marrim parasysh ndikimet mbi pacientin. Fatkeqësisht, jo gjithmonë mund të aplikojmë trajtim onkologjik për shkak të sëmundjeve shoqëruese që zvogëlojnë shumë shanset për të pasur sukses në terapitë onkologjike.
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Rreziku i efekteve anësore është shumë më i ulët se në të kaluarën, por ai ekziston. Kjo është arsyeja pse duhet të gjejmë kohën e duhur për të aplikuar radioterapinë. Nëse një pacient ka një tumor dhe tashmë ka nekrozë ose rrezik nga nekroza, ne nuk duhet të zvogëlojmë dozën e rrezatimit sepse nekroza tashmë është aty. Nekroza nënkupton një ind që nuk oksigjenohet mirë, i cili është më rezistent ndaj radioterapisë, dhe në situata të tilla duhet të aplikohen doza më të larta. Nëse nuk aplikojmë radioterapinë, ekziston rreziku i humbjes së jetës për shkak të përparimit të sëmundjes. Kam raste të nekrozës, fistulës ose komplikimeve të tjera, por në fillim të trajtimit, u sqaroj pacientëve se ata kanë një rrezik të lartë vdekjeje për shkak të sëmundjes në qoftë se nuk trajtohen. Më pas ata pranojnë radioterapinë me vetëdije dhe me dëshirë. Por krahasuar me të kaluarën, rreziku i efekteve anësore është më i ulët
Prof. Dr. Ufuk Abacioglu: Ne jemi në një vend të mirë. Jemi zhvilluar shumë gjatë 20 viteve të fundit. Kemi spitale me performancë të lartë, departamente radioterapie, teknologjitë më të fundit dhe përshtatemi shpejt me këto teknologji të reja. Është e rëndësishme të kesh teknologjinë, por është edhe më e rëndësishme të dish se si ta përdorni atë dhe të përmirësosh trajtimin që u jepet pacientëve. Dhe ne po mundohemi t’i bëjmë të gjitha këto gjëra në Turqi. Përveç kësaj, ne bashkëpunojmë me mjekë dhe studiues të radioterapisë në të gjithë botën.