QELIZAT STAMINALE BEJNE TE MUNDUR RIFUNKSIONIMIN E ZEMRES - Acıbadem Healthcare Services (AL)
QELIZAT STAMINALE BEJNE TE MUNDUR RIFUNKSIONIMIN E ZEMRES

QELIZAT STAMINALE BEJNE TE MUNDUR RIFUNKSIONIMIN E ZEMRES

TRANSPLANTIMI I QELIZAVE STAMINALE, I CILI PERDORET PER TRAJTIMIN E SHUME ÇREGULLIMEVE MUND TE RIKTHEJE FUNKSIONET E HUMBURA TE ZEMRES ME QELIZA TE MARRA NGA INDET E PACIENTEVE. KJO PROCEDURE RRIT TE GJITHA KUALITETET E JETES.

Zemra shërben si një lloj pompe e cila vepron për të furnizuar indet me oksigjen, i cili është i nevojësh për të gjitha indet në trup dhe gjak gjithashtu përmban të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për këto inde. Shtresa e fortë muskulore e zemrës, e quajtur ndryshe “miokardium” luan një rol të rëndësishëm në kryerjen e këtij funksioni. Megjithatë, kur miokardiumi bëhet i paaftë për të përmbushur këtë funksion, ndodh mosfunksionimi i zemrës. Trajtimi i kësaj gjëndjeje, e cilla rrit sulmet në zemër dhe miokard (inflamacion i muskujve të zemrës) tek fëmijët është ndër shkaqet kryesore e cila ka të nevojshme transplantim e zemrës kur metodat e trajtimit konvencional nuk janë të mjaftueshme. Duke deklaruar se dëmi i miokardit është i pakthyeshëm dhe shkakton zëvendësimin e qelizave të  ngordhura me indin lidhës jo-kontraktues i cili prish funksionet e zemrës, Profesor Ender Ödemiş, kardiolog pediatër në Spitalin Universitar Acibadem Atakent thotë: “Metoda e zëvendësimit të organit plotësisht disfunksional me një organ të shëndetshëm mund të duket si mënyra më e efektive fillimisht. Megjithatë, kjo përfshin shumë probleme, duke filluar nga gjetja e një dhuruesi dhe shqetësimin nëse trupi i marrësit do të refuzojë zemrën e transplantuar apo jo. Për të zgjidhur këto çështje, shkencëtarët po zhvillojnë metoda për të krijuar një kopje të zemrës së pacientit ose të paktën qelizat e shëndetshme të miokardit të transplantohen në vend të atyre të shkatërruara “.

2 (17)“Aplikimi përfshin metoda të ndryshme, të tilla si injektimi i qelizave staminale të marra nga trupi i pacientit në zemër ose brenda një vene kardiake për të riparuar zemrën”.

“Transplantimi i qelizave staminale është veçanërisht i preferuar në rastet kur funksionet kardiake janë dëmtuar duke shkaktuar zgjerimin dhe dështimin e zemrës, gjithashtu edhe pas operacioneve by-pass ,pas infarkteve që kanë shkaktuar shkallë të konsiderueshme të humbjes së funksionit të zemrës, transplantimi i zemrës është opsioni i vetëm”.

Këtu fillojnë hapat e hulumtimit për qelizat staminale.  Profesor Ercüment Ovalı, zyrtar i Acıbadem Labcell dhe hematolog, thotë se terapia e qelizave staminale bazohet në zëvendësimin e qelizave të sëmura me ato të shëndetshme dhe shpjegon aplikimin e qelizave staminale në sëmundjet e zemrës si më poshtë: ” Aplikimi përfshin metoda të ndryshme, të tilla si injektimi i qelizave staminale të marra nga trupi i pacientit në zemër ose brenda një vene kardiake për të riparuar zemrën “.

SHKALLA E SHËRIMIT  ËSHTË E LARTË PËR SËMUNDJET E FAZËS SË HERSHME

Kur  sëmundja  në zemër  administrohet në fazat e hershme të saj, qelizat staminale zvogëlojnë vdekjen e qelizave duke siguruar mbështetje për indet, si dhe stimulon riprodhimin e qelizave dhe ndihmon zhvillimin e enëve të gjakut të ri. Përveç të gjitha këtyre përfitimeve, qelizat staminale  gjithashtu reduktojnë inflamimin në indet e dëmtuara dhe parandalojnë zhvillimin e indit të padëshiruar në zemër. Për më tepër, hulumtimi tregon se qelizat staminale mund të transformohen në çdo lloj qelize në trup dhe të udhëhiqen për t’u transformuar në qeliza të miokardit, që do të thotë se këto mund të zëvendësojnë të paktën disa prej qelizave të shkatërruara ose jofunksionale në zemër. Profesor Ovalı thotë se ndërsa transplantimi i zemrës është një metodë e besueshme dhe e saktë, janë duke u gjetur alternativa për shkak të rreziqeve dhe periudhave të gjata të rimëkëmbjes dhe se transplantimi i qelizave staminale është i rëndësishëm në këtë çështje: “Shumë studime tregojnë se dëmtimi kardiovaskular dhe aplikimi i qelizave staminale  në fazat e hershme rrisin shkallën e shërimit për pacientët në mënyre  që  të kryhet eliminimi i çrregullimit. Shkalla e ndërlikimeve të metodës është gjithashtu shumë e ulët. Shkurtimisht, në rastet kur zemra nuk funksionon më për shkak të një faktori të shërueshëm ose të përkohshëm që nuk do të përsëritet, transplantimi i qelizave staminale në zemër mund të ndihmojë pacientin të shërohet përgjithmonë. Për shembull, një pacient që ka një atak në zemër për shkak të bllokimit të arteries koronare dhe i nënshtrohet një operacioni, shërohet nga gjendja e bllokimit të arteries, por zemra e tij humb disa nga funksionet kryesore të saj. Kur një pacient i tillë merr terapinë e qelizave staminale, efekti i përhershëm i të gjithë trajtimit në funksionet e zemrës është shumë më i fortë. Megjithatë, ndërsa terapitë e qelizave staminale të fazës së hershme mund të jenë efektive në kushtet në të cilat nuk dihet arsyeja e disfunksionimit dhe / ose shkakut themelor, siç është kardiomiopatia idiopatike, është e vështirë të thuhet se efekti i tyre është afatgjatë. Kjo është thënë në bazë të disa studimeve shumë premtuese  që vazhdojnë të kryhen për këtë çështje “.

“REKOMANDOHET SI TRJTIMI I FUNDIT”

1 (21)Hapi i parë i transplantimit të qelizave staminale është mbledhja e qelizave të cilat mund të transplantohen në muskujt kardiak të pacientit.  Kjo përfshin heqjen e qelizave të indit lidhës nga pacienti dhe riprodhimin e tyre në një medium të përshtatshëm kultivimi. Profesor Ödemiş thekson se sinjale të caktuara u lëshohen këtyre qelizave në mënyrë që të sigurojnë hyrjen e tyre në rrugët e nevojshme për t’u bërë qeliza të miokardit dhe thotë, “Pasi të merret një sasi e mjaftueshme, qelizat staminale administrohen përmes metodës së angiografisë, drejtpërdrejt në muskujt e zemrës ose në enët koronare që furnizojnë zemrën me gjak “. Trajtimi i çrregullimeve kardiake me terapinë e qelizave staminale, për të cilën  ka shembuj të shumtë në botë, mund të kryhet vetëm në grupe të caktuara pacientësh.  Profesor Ovalı thotë se këta janë pacientë nën moshën 65 vjeç, të cilëve u është dhënë miratimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe thotë: “Ndërkohë që ky lloj trajtimi ka dhënë rezultate të rëndësishme dhe nuk janë raportuar deri tani efekte anësore të rëndësishme, studime të reja janë të nevojshme për të rritur efektivitetin e trajtimit dhe për të zbuluar rezultatet afatgjata të tij “.

 PACIENTET JANË SHPËTUAR NGA TË QËNDRUARIT  GJATË NË SHTRAT

Në përgjithësi, një rimëkëmbje akute është vërejtur pas aplikimeve të para, por është e rëndësishme që shërimi të jetë i përhershëm.  Profesor Ödemiş më poshtë  shpjegon se çfarë e pret pacientin pas trajtimit: “Do të ishte më e saktë të thuhet se pacientët kanë shumë përfitime klinike nga trajtimi, në vend që të thonë se të gjitha funksionet e mëparshme të muskujve të zemrës janë restauruar dhe se muskujt rinovohen tërësisht. Me fjalë të tjera, dëmtimi i funksionit në muskujt e zemrës nuk eliminohet plotësisht. Megjithatë, pacientët kanë shpëtuar nga të qëndruarit në shtrat dhe janë  bëre të aftë të kthehen në aktivitetet normale të përditshmërisë “.

KA PASUR NJË SERI RASTESH TË SUKSESSHME

Grupi i parë i pacientëve që kanë marrë terapinë e qelizave staminale në botë përbëhet nga njerëz që kanë pasur infarkt miokardiak në moshë madhore. Profesor Ender Ödemiş thekson se metoda përdoret edhe për pacientët  fëmijë që kanë mosfunksionim ose dështim të zemrës pas infarktit miokardiak dhe thotë se: “Ka shumë raste të suksesshme në literaturën shkencore”.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko