Reduktoni Kripën+ Pini Ujë Mjaftueshëm + Kryeni Rregullisht Ushtrime - Acıbadem Healthcare Services (AL)
Reduktoni  Kripën+ Pini Ujë Mjaftueshëm + Kryeni Rregullisht Ushtrime

Reduktoni Kripën+ Pini Ujë Mjaftueshëm + Kryeni Rregullisht Ushtrime

Këmbanat e alarmit janë duke rënë për veshkat!Një ndër 7 njerëz në vendin tonë ka sëmundje të veshkave dhe kjo shifër po rritet me shpejtësi. Zakonet e këqija në jetën tonë të përditshme gjithashtu shkaktojnë këtë sëmundje e cila po përparon si një epidemi në të gjithë botën dhe në përgjithësi shfaqet si dëmtimi i veshkës i cili përparon në fshehtësi. Veçanërisht përdorimi i tepërt i kripës është një problem i madh në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë është duke marrë disa masa të rëndësishme në drejtim të luftës kundër kripës. Prof. Dr. Ülkem Çakır, Shefe e  dhe Specialiste Nefrologe në Qëndrën e  Transplantit të Organeve në Spitalin Acibadem International, tha se 70 mijë njerëz janë të detyruar të jetojnë të varur nga dializa për shkak të sëmundjes kronike të veshkave dhe një në çdo 10 persona nuk është i vetëdijshëm për gjëndjen e tij / saj. Prof. Dr. Çakir ka dhënë disa sugjerime dhe paraljmerime  shumë të rëndësishme për të tërhequr vëmendjen në lidhje me  këtë sëmundje serioze në kuader të ‘Ditës Botërore të Veshkave “e cila festohet çdo vit të Enjten e dytë të muajit Mars.

Sëmundja kronike e veshkave është një problem serioz i cili është shndërruar në një epidemi globale. Rreth 10% e të rriturve në të gjithë botën kanë sëmundje të veshkave. Veshkat, të cilat kanë një rëndësi jetike për trupin tonë, kanë formen e  një kokërre në aspektin e paraqitjes , secila është  rreth 10 cm e gjatë dhe peshon 150 gram, më poshtë do të mësoni disa prej arsyeve të cilat shkaktojnë mosfunksionimin e tyre. Studimi CREDIT i kryer nga Shoqata Turke e Nefrologjisë zbuloi se një në çdo 7 persona në vend ka sëmundje të veshkave. Dhe Specialiste Nefrologe në Qendrën e  Transplantit te Organeve ne Spitalin Acibadem International tha se sëmundja kronike e veshkave shpesh përhapet në  fshehtësi dhe për këtë arsye është e vështirë të zbulohet  në fazat e hershme dhe është quajtur “ Sëmundje progresive kronike e veshkave. Vetëm një ndër 10 paciente të cilët kanë sëmundje kronike të veshkave në vendin tonë është i vetëdijshëm për gjendjen e tij. Pasi që zbulimi i hershëm është shumë i rrallë, sëmundja zbulohet në një fazë të avancuar të dështimit të veshkave “.

Numri i pacientëve të veshkave po rritet me shpejtësi

Janë rreth 70 mijë pacientë në vend që jetojnë të varur nga dializë ose që kanë kryer transplant të veshkës, dhe ky numër po rritet me shpejtësi. 5% e buxhetit shëndetësor shpenzohet për këta pacientë. Që pacientët të cilët kanë mosfunksionim të veshkës të vazhdojnë të jetojnë është shumë e nevojshme dializa ose transplanti. Kostoja globale e këtyre trajtimeve kalon 1 trilion dollarë. Në kontrast me këtë, sëmundja e veshkave mund të diagnostikohet lehtësisht me një test të thjeshtë dhe të përballueshëm të gjakut apo një test të urinës dhe kur ajo kapet në fillim mund të trajtohet dhe të mbahet nën vezhgim. Përparimi i sëmundjes mund të parandalohet me skanim dhe trajtimin efektiv për njerëzit në rrezik.


Rreziku i vdekjes dhe paaftësisë është 10-30 herë më i lartë!

Rreziku i vdekjes dhe paaftësisë është 10-30 herë më i lartë tek pacientet të cilët kanë sëmundje kronike të veshkave sesa tek individët e shëndetshëm. Mënyra më efektive për të parandaluar efektet negative të sëmundjes është masa parandaluese dhe jo trajtimi. Në mënyrë që të bëni këtë, një model i menaxhimit të sëmundjes në shkallë kombëtare duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këtë kontekst, miratimi dhe praktika e jetesës së shëndetshme nga shoqëria është jetike në drejtim të kontrollit të kësaj sëmundjeje. Të Enjten e dytë të muajit Mars të vitit 2006 është festuar në botë dhe në vendin tonë “Dita Botëroree  veshkave” për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje shumë të rëndësishme. Slogani i këtij viti për “Ditën Botërore të veshkave”, e cila është në 9 Mars, është “Shëndeti i veshkave për të gjithë”. Prof.Dr. Çakir tha se “Për fat të keq jo të gjithë individët kanë të njëjtat burime për parandalimin dhe trajtimin e këtij problemi shëndetësor që është duke u e përhapur me shpejtësi  në të gjithë botën. Sëmundja e veshkave, e cila është bërë një problem shumë serioz për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike dhe politikave të pamjaftueshme shëndetësore të vendeve, i bën njerëzit të bëhen të dëshpëruar pa pasur ndonjë arsye. Dita e veshkave në vitin 2017 është përdorur me qellim që të rrisë ndërgjegjësimin sidomos mes  qeverive dhe ligjvënësve te sëmundjeve te veshkave janë të parandalueshme dhe të shërueshme “.

Sëmundjet kronike të veshkave mund të parandalohen!

Problemet funksionale mund të shkaktohen  tek veshkat nga infeksioni, gjakderdhja dhe nga përdorimi i ilaceve të gabuara, si dhe nga zakonet e këqija të të ngrenit, pirja e duhanit dhe përdorimi i tepruar i alkoolit. Sidomos njerëzit me diabet, tensioni të larte, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, tek të moshuarit dhe tek individet të cilët kanë të afërm të cilët kanë sëmundje të veshkave. Prof. Dr. Çakır, e cila theksoi se individët qe jane ne rrezik duhet të kryejne kontroll te rregullt te veshkave, theksoi se sëmundja kronike e veshkave është një sëmundje e cila mund të parandalohet  “ Për të parandaluar këtë sëmundje në duhet të kryejmë ushtrime vazhdimisht, buhet të ushqehemi vazhdimisht, të mbajmë peshën tonë ideale, të reduktojmë kripën, të pijnë ujë mjaftueshëm dhe të ndalojnë përdorimin e tepruar të alkolit”.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko