Kjo sëmundje, për shkak të pamjeve radiologjike quhet ‘Kisti Cokollatë”. Në kundërshtim me emrin që ka, kjo sëmundje e bën jetën e pacientit të vështirë, për shkak të dhimbjeve të forta që shkakton. Shpeshherë kjo sëmundje zhvillohet pa simptoma. Femrat e prekura nga kjo patologji, mund të harxhojnë kohë duke u konsultuar me mjekë të ndryshëm duke filluar nga mjeku i sëmundjeve të brëndshme deri tek fizioterapisti për të gjetur përgjigje për shqetësimet e tyre. Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara , vënia e diagnozës së saktë për Kistin Cokollatë mund të marrë deri në 6 vite. Mjeku I Obstetrikë Gjinekologjisë në Spitalin Acibadem Taksim Prof.Dr. Gürkan Zorlu, është gjëndur në paralajmërime dhe këshilla të rëndësishme në lidhje me kistin Cokollatë.
“Kisti mund të jetë në madhësinë e kokës së gjilpërës duke shkaktuar dhimbje të padurueshme, ose në madhësinë e një kokrre limoni dhe që zhvillohet në mënyrë të fshehtë pa dhënë qoftë dhe simptomën më të vogël!” Emri I kësaj patologjie është endometriozë dhe kisti quhet endometriomë; dhe që njihet gjërësisht si kisti cokollatë. Mjeku I Obstetrikë Gjinekologjisë në Spitalin Acibadem Taksim Prof.Dr. Gürkan Zorlu thotë se endometrioza, e cila mund të kthehet në kist cokollatë, “janë forma të parregullta si pucrra që gjenden në linjën abdominale dhe janë sëmundje dermatologjike. Kistet mund të jenë në formen e pucrrave të imëta por mund të jënë dhe më të mëdha në formën e avujve. Nga këto kistë rrjedh një substancë e cila ka konsistencë të njëjtë me kistin, Këto formacione mund të japin dhimbje të fundshpinës dhe të ijeve por gjithashtu mund të zhvillohen ngadalë dhe pa simptoma.
Femrat me kiste cokollatë kanë një numër ankesash si “Kam dicka në bark”, “ E ndjej stomakun të fryrë”, “Kam gaz në stomak” dhe I adresojnë dhimbjet e tyre në departamente të ndryshme përpara se të përfundojnë tek gjinekologu, I cili mjeku I duhur në këtë rast. Ato zakonisht dërgohen për konsultë me mjekun e Sëmundjeve të brëndhme, Gastroenterologun apo edhe fizioterapistin. Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara , vënia e diagnozës së saktë për kistin cokollatë mund të marrë deri në 6 vite. Prof. Dr. Gürkan Zorlu thotë : “Meqë këto masa të vogla ovariane nuk mund të shihen qoftë me pajisjet më të avancuara teknologjike dhe/ose të interpretohen saktë, këto ankesa shihen nga degë të tjera duke harxhuar kohën me të dhëna jo-sinjifikante. Vënia e diganozës është më e shpjetë nëse kisti cokollateë ka marrë fromë”.
Meqë kisti cokollatë mund të ndikojë në ndryshimin e gjendjes së zorrëve,disa prej tyre përfundojnë në një eksperiencë të dhimbshme. Gjithsesi, duke qënë se shumë femra nuk janë në dijeni që dhimbja mund të shkaktohet nga sëmundja, ata hezitojnë të shkojnë tek mjeku.Në fakt, dhimbja është pothuajse simptoma më domethënse e kësaj sëmundjeje. Shpesh, sëmundja zbulohet kur mjeku është konsultuar me ankesën “Un mund të jem infertile”. Prof. Dr. Gürkan Zorlu, I cili nxorri në pah qasjen e ndryshme ndaj kistit cokollatë në mjekësinë moderne, shton “Tani ne jemi në pozicionin që mund ta operojmë kistin cokollatë për të cilin thonim “është shumë I vogël për t’u operuar’. Ai shpjegon se ata kanë operuar paciente të cilat nuk mund të trajtoheshin me metodën laparoskopike, e cila ka më shumë avantazhe për pacientin, por ai gjithashtu shtoi se trajtimi në nje paciente 25 vjecare do të jetë I ndryshëm nga ai i nje pacienti 40 vjecar.
Duke theksuar statusin e kirurgjisë së mbyllur si standartin e artë të trajtimit, Prof. Dr. Gürkan Zorlu tha “Trajtimi zakonisht planifikohet në varësi të asaj nëse pacienti ka pasur fëmi, nga shkalla e sëmundjes dhe të simptomës kryesore që pacienti ka. Endometrioma, ose kisti cokollatë, zakonisht kërkon kirurgji edhe pse studimet në të shkuarën kanë treguar që sëmundja i përgjigjet trajtimit medikamentoz. Vetëm kirurgjia e suksesshme mund të jetë efektive në uljen e rekurencave dhe pacientet e trajtuar me kirurgji të mbyllur nuk janë të aftë të kthehen brënda pak ditësh por ata kanë benefite estetike”. Kur kistet cokollatë nuk trajtohen ata mund të shkaktojnë probleme më serioze dhe në raste më të ralla mund te cojnë deri në tumore malinje.