Spitali që Bashkon Dy Anët e Metropolit - Acıbadem Healthcare Services (AL)
Spitali që Bashkon Dy Anët e Metropolit

Spitali që Bashkon Dy Anët e Metropolit

Grupi Spitalor Acibadem është tashmë në shërbimin tuaj me spitalin e tij  të 22-të në  lagjen Altunizade Üsküdar, një nga lagjet më të vjetra dhe më të populluara të metropolit të madh të Stambollit.

Sipërfaqe e Brendshme 98.000 metra-katrorë
Spitali Acibadem Altunizade ,i cili është projektuar për të sjellë një frymë te re dhe të freskët në lagjen  Üsküdar, është  “spitali i parë privat” i cili ka sipërfaqen më të madhe 98.000 metër-katrorë dhe  kapacitet prej 350 shtretërish, jo vetëm në Stamboll por edhe në pjesën  tjetër të Turqisë. Spitali gjithashtu ofron shërbimet e tij me një kapacitet prej 75 shtretërish në Departamentin e Kujdesit Intensiv dhe një zonë parkimi për 550 automjete.

Departamentet Mjekësore
Duke vepruar si një strukturë e plotë mjekësore, Spitali Acibadem Altunizade ofron shërbime mjekësore duke aplikuar metodat më të fundit të diagnostikimit dhe trajtimit në departamente të ndryshme të tilla si në Departamentin e Urgjencës, Kujdesit të Shëndetit Oral dhe Dental, Departamentin e Dietës Ushqimore, Menaxhimit të Dhimbjeve, Neurokirurgjisë, Pediatrisë,  Kirurgjisë Pediatrike të Duarve, Departamentin e Urologjisë-Pediatrisë, Dermatologjisë, Gastroenterologjisë, Fizioterapisë dhe Rehabilitimit, Sëmundjeve Infektive, Kirurgjisë së Pergjithshme , Kirurgjisë Torakale, Okulistikës, Sëmundjeve të Brendëshme, Departamentine  Gjinekologjisë dhe Onkologjisë, Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Kirurgjisë Kardiovaskulare, Kirurgjsë Onkologjike, Kardiologjisë, ORL, Nefrologjisë ,Neurologjisë, Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Onkologjisë Radiologjike, Kujdesit Intensiv të Foshnjave gjithashtu edhe në Qëndrën e Obezitetit dhe Check-Up.

Pajisjet Teknologjike Mjekësore
Diagnostikimi dhe Trajtimi  modern në Spitalin Acibadem Altunizade përfshin  MRI Intraoperative 3 Tesla, Force CT-Skaner , MRI Prism 3 Tesla, Angiografi Robotike, Slide CT, SPECT CT, Gamma Knife Icon, TrueBeam, Tomo Terapi dhe pajisjen Da Vinci.

Qëndrat e Ekselencës
Qëndrat e ekselencës në Spitalin Acibadem Altunizade, i cili bashkon një numër të madh fushash mjekësore  nëpërmjet departamenteve të ndryshme si Departamenti i Onkologjisë, Shëndetit të  Gjirit, Kirurgjisë Robotike, Obeziteti dhe Klinika Shendetësore e  Shtyllës Kurrizore, janë struktura në të cilat aplikohen metoda me qasje multidisiplinare në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Qëndra e Onkologjisë
Në Spitali Acibadem Altunizade ndodhet  qëndra e trajtimit të kancerit e dizajnuar për të permbushur nevojat e pacientëve. Të gjitha qëndrat të cilat ofrojnë trajtime onkologjike janë të pajisura me pajisjet më moderne teknologjike në fushën e onkologjisë kirurgjikale, onkologjisë mjekësore dhe onkologjisë rrezatuese. Qëndra është e pajisur me pajisje të radioterapisë me teknologjinë e fundit për trajtimin e të gjitha tumoreve të trupit, të tilla si TrueBeam dhe TomoTerapi HDA, të cilat mund të administrojnë trajtim nëpërmjet imazheve me rotacion 360 gradë.

Shërbime të  Specializuara të Kujdesit Intensiv
Njësitë e specializuara të kujdesit intensiv, të cilat ofrojnë shërbime të specializuara , pajisje moderne teknologjike dhe një kapacitet prej 75 shtretërish , gjithashtu përbëhen nga Departamenti i të Sapolindurve, Departamenti i Pediatrisë, Departamenti i Kardiologjisë, Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare dhe Departamentet e Përgjithshme të Kujdesit Intensiv. Këto njësi përfshijnë pritjen dhe informimin e të afërmve të pacientëve , gjithashtu edhe zonat e studimit me kompjutera dhe internet. Për më tepër, njesia e kujdesit intensiv për të sapolindurit përfshin një dhomë trajnimi për nënat e reja.

Dhoma e Sistemit Operativ Hidroid me Njësi të Trefishtë
Spitali Acibadem Altunizade i pajisur me “ sistem operativ hidroid”  sistem i cili integron tre njësi të ndryshme diagnostike (MRI 3 Tesla, CT 128- fetë dhe Angiografi Robotike) në të njëjtin vend ,bën të mundur që operacionet e 3 dhomave të ndryshme operative të kryehen në të njëjtën kohë  duke lidhur me njëra-tjetrën njësitë e  lartpërmendura. Kjo strukturë iu siguron mjekëve kirurg imazhe të pacientëve gjatë neurokirurgjise, operacioneve kardiovaskulare, operacioneve ortopedike dhe procedurave të  Kirurgjisë ORL (kirurgji Maksilofaciale) gjithashtu rrit garancine e suksesit të trajtimeve.

Klinikë Pediatrike e Specializuar
Me anë të një koncepti të projektuar posaçërisht për fëmijët, spitali miqësor i nënës dhe fëmijës  ka një klinikë pediatrike  e cila ofron shërbime praktikisht si një spital pediatrik. Klinika ka një hyrje të veçantë nga hyrjet e tjera spitalore, ka dhoma të veçanta të pritjes për fëmijët e shëndetshëm dhe ata të sëmurë. Klinika Pediatrike ka të gjitha nën-specialitetet që janë të nevojshme për trajtimin e sëmundjeve pediatrike. Departamentet e tjera të specializuara të cilat janë projektuar ekskluzivisht për fëmijët janë Poloklinka Pediatrike ORL dhe Qëndra Pediatrike e Kujdesit Dentar. Departamenti i emergjencës në Spitalin Acibadem Altunizade ka zona të vecanta ekzaminimi të cilat janë të ndara nga zona e trajtimit të adoleshentëve.

Njësitë e Ekzaminimit, Diagnostikimit dhe Trajtimit- Të Gjitha Në Të Njëjtin Kat
Shumë qëndra dhe poliklinika të spitalit, në të cilat siguria e pacientit është prioritet mundesojnë planifikimin dhe realizimin e ekzaminimeve, diagnostikimit dhe trajtimit në të njëjtin kat. Kjo eleminon lëvizjen e pacientëve nga njëri department në tjetrin, rrit komfortin e pacientit dhe shmang humbjen e kohës.

Shërbimi i Asistencës
Shërbimi i asistencës, i cili ofrohet përmes integrimit të teknologjisë Beacon në aplikacionin Acibadem smartphone  u mundeson  vizitorëve gjetjen e vendeve të takimit në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Ky shërbim udhëzon çdo person drejt hyrjes së spitalit, drejt vendit të takimit dhe mundëson rikujtimin e gjithçkaje të nevojëshme.

Një Dyqan në Brendësi të Spitalit
Në Spital ndodhet edhe  një dyqan për shopping në të cilin mund te blihen dhurata dhe libra me  të cilat pacientët dhe të afërmit  mund të plotësojnë nevojat e tyre.

2 (16)

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko