Prof.Dr. Remzi Emiroglu na informon rreth teknikave më të fundit dhe shkallën e suksesit për Kryerjen e Transplantit te Mëlçisë. Prof. Dr.Remzi Emiroğlu, një nga ekspertët kryesorë në Grupin Shëndetësor Acıbadem, shpjegon në detaje procesin e transplantit të mëlçisë dhe thekson: “Transplanti i mëlçisë nga një dhurues i gjallë është më i vështiri, sepse në këtë rast ka dy pacientë për të cilët duhet të kujdesemi. Donatori duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, sepse mjekët duhet të nxjerrin një pjesë të mëlçisë të bëhet rindërtimi i enëve dhe kanaleve biliare është një punë shumë e vështirë.”
Përfaqësuesja për Shqipërinë Znj. Flora Manuka na informon në lidhje me rezultatet dhe risitë e transplantit të mëlçisë, gjithashtu për dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrat e kontaktit me Qëndrën Spitalore Acibadem. Znj. Flora na informon rreth të gjitha procedurave paraprake dhe kohën e nevojshme në përgatitjen e pacientit dhe donatorit përpara kryerjes së transplantit të mëlçisë .