Acibadem, një markë botërore në shëndetësi - Acıbadem Healthcare Services (AL)
Acibadem, një markë botërore në shëndetësi

Acibadem, një markë botërore në shëndetësi

acibadem-1-e1412002291859[fusion_builder_container hundred_percent=Turqia, një shtet që në sajë të joshjes historike dhe turistike po rrit shpejt numrin e turistëve që e vizitojnë, është gjithashtu një tërheqje e madhe në aspektin e turizmit mjekësor. Investimet e bëra në veçanti në sektorin e shëndetësisë e kanë dalluar këtë vend si një yll në rritje në botë. Tani, shumë vende preferojnë Turqinë për shërbimet e kujdesit shëndetësor. Shërbimet ofrohen në standardet botërore me ekspertë me përvojë ndërkombëtare, me spitale të pajisura plotësisht dhe pajisje të teknologjisë së avancuar. Acıbadem, një nga qendrat kryesore mjekësore të Turqisë, është në krye si një markë botërore në shërbimet e specializuara mjekësore.

Grupi Shëndetësor Acıbadem, i cili është një qendër ndërkombëtare e referencës për një numër trajtimesh të komplikuara që kërkojnë teknologji të përparuar dhe përvojë, për herë të parë hyri në sektorin e shëndetësisë në vitin 1991. Duke u rritur me shpejtësi gjatë viteve, sot grupi siguron shërbime gjithëpërfshirëse trajtuese dhe diagnostikuese, me 17 spitalet e përgjithshme dhe 13 qendrat mjekësore. Kompanitë mbështetëse ofrojnë shërbime për spitalet dhe qendrat mjekësore, si dhe në fusha të tjera të shëndetësisë nëpërmjet modelit të “shërbimeve të integruara të kujdesit shëndetësor” të krijuar nga grupi.

acibadem-e1412002306436[1]Zinxhiri i dytë më i madh mjekësor në botë

Në vitin 2012, Grupi Shëndetësor Acıbadem u bë pjesë e Zinxhirit të Dytë më të Madh Botëror Të Kujdesit Shëndetësor me formimin e Kompanisë Ndërkombëtare të Kujdesit Shëndetësor (IHH). Grupi Shëndetësor Acıbadem ka qenë nën përkatësinë e IHH, e cila që nga viti 2012 është një rrjet shëndetësor global. IHH është një investim i përbashkët i familjeve Khazanah të Malajzisë, Mitsui të Japonisë dhe Aydinlar të Turqisë. IHH menaxhon Fakultetin Ndërkombëtar të Mjekësisë në Malajzi, si dhe një rrjet të gjerë spitalesh dhe qendrash mjekësore të markave Parkway, Pantai dhe Apollo në Malajzi, Singapor, Indi, Kinë dhe Brunei.

Rrjeti i integruar i shërbimeve të kujdesit shëndetësor përtej të qenit vetëm një spital

Përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore Grupi Shëndetësor Acıbadem dallohet si një rrjet i integruar i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, i cili ofron shërbime të kujdesit shëndetësor. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem harton, ndërton dhe pajis projekte spitalore të gatshme për tu zbatuar në Turqi dhe jashtë vendit. Agjencia e Sigurimeve Acıbadem ofron sigurimin e jetës dhe shërbime të TPA (Administrata e Palës së Tretë). Acıbadem Mobile jo vetëm që ofron shërbime shëndetësore në rrugë, në shtëpi, në zyrë dhe jashtë zonave industriale të qytetit, por gjithashtu siguron shërbime tradicionale si transporti emergjent i pacientit, ambulancat dhe telemjekësia. A-Plus ofron shërbimet për menaxhimin e objektit të tilla si ushqim dhe pije, dhomë lavanderie dhe shërbime të pastrimit për operacione mjekësore të shkallëve të ndryshme. Acıbadem Labs tërheq vëmendjen si ofrues i shërbimit më të gjerë laboratorik duke përfshirë gjenetikë, patologji, dhe bankën e qelizave staminale dhe qelizave të palcës kurrizore. Me Fakultetin e Mjekësisë dhe shkollat e infermierisë dhe administrative është i përkushtuar për të pasuruar eksperiencën e sektorit mjekësor të Grupit nëpërmjet trajnimit dhe edukimit të gjeneratave të ardhshme të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Qendrat e përsosmërisë në shërbimet shëndetësore

acibadem shumeMe një staf ekspertësh të pajisur me përvojë ndërkombëtare, me pajisje të teknologjisë së fjalës së fundit, me një infrastrukturë të fortë teknologjike dhe me një qasje në kujdesin shëndetësor të akredituar nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI – Joint Commission International), Acıbadem është zgjedhja e preferuar për pacientët turq dhe të huaj. Duke vendosur qendra ekselence në shërbimet e kujdesit shëndetësor, Acıbadem ofron një qasje multi-disiplinore për shërbime në këto qendra.

Acıbadem bën diferencën me 7 Qendrat e Kancerit që mundësojnë ndërhyrje kirurgjikale, radioterapi dhe kimioterapi; 12 Qendrat e Kujdesit Shëndetësor të Zemrës për të rriturit, 9 Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Riprodhues që sigurojnë një trajtim të plotë IVF; 5 Qendrat e Transplantimit të Organeve të afta për kryerjen e transplantimit të mëlçisë, veshkave dhe palcës së kockës; 1 Qendër e Kujdesit Shëndetësor të Shtyllës Kurrizore që siguron trajtim për të gjitha deformimet e lidhura me shpinën kurrizore; 8 Qendra të Mjekësisë Bërthamore dhe me 5 qendrat e Kirurgjisë Robotike me shërbime kuruese dhe diagnostikuese, ku mund të kryhen procedurat më të avancuara kirurgjikale në botë. Gjithashtu Qendra e Ekselencës e Kujdesit Shëndetësor të Mjekësisë Sportive, e cila është e para dhe e vetmja qendër e kujdesit shëndetësor e akredituar nga FIFA në Turqi, është në kuadër të strukturës Acıbadem.

[/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko