Tirane me, 25/07/2015
SPITALIT ACIBADEM MASLAK
STAMBOLL TURQI
Maredhenia jone nga Shqiperia me spitalin Acibadem Maslak ne Stamboll filloi qe nga moment qe u paraqita atje, ne janar te vitit 2013 me dyshimet per nje semundje te rende.
Ku bera te gjitha ekzaminimet e nevojeshme, dhe me pas u kurova per nje periudhe 45 ditore. Mbasi i bera te gjitha sa thashe me siper mjeket me shume besim me inkurajuan per te ardhme time. Nga data 22 shkurt 2013 e deri me sot kam bere kontrolle te here pas hereshme, por vazhdimisht kam marre pergjigje pozitive dhe jam mbushur me optimizem per jeten .
Bazuar sa me siper:
Une Ikbale Kurti dhe bashkeshorti im Sali Kurti falenderojme Spitalin Acibadem Maslak ne Stamboll , Vecanerisht falenderojme Prof.Dr.te Onkologjise Znj.Ozlem ER, Prof. Dr. te Radiologjise Z. Enis Ozyar, te cilet me zotesine e tyre qe bazohet ne aftesite dhe ngritjen e tyre Shkencore, bene te mundur sherimin tim nga nje semundje e rende Tumorale.
Nje falinderim te vecante kemi dhe per perkthyesen tone Znj. Ayfer Mehmet, e cila u tregua shume e afert me ne, shume e embel, e pa pertueshme dhe beri te mundur komunikimin tone me mjeket Specialiste.
Ne kete spital cdo dite ne lexonim shume gjera te mira , por ato qe na kane lene me shume mbresa jane :
-Se pari , thjeshtesine dhe perkushtimin e personelit te ketij Spitali, qe nga momenti qe hynim ne kete spital, gjate vizitave qe benim ,ekzaminimeve te ndryshme etj.,te cilet ne cdo moment na prisnin me shume miresjellje ,me buza-gaz (per te cilat pacienti ka shume nevoje) sa qe na dukeshin sikur te ishin njerezit tane. Me kete sjellje na i hiqnin nje pjese te sikletit qe kishim nga semundja e rende.
-Se dyti ,aftesite e tyre shkencore dhe profesionale, te cilat bene te mundur kurimin e sakte dhe sherimin tim te plote.
– Se treti, Ambientet e kendeshme e te pastra qe kishte ky spital.
Edhe nje here ju flinderojme per gjithcka bête per mua dhe pernjeheresh ju urojme suksese ne punen tuaj ne ate spital.
Njekohesisht I rekomandoj gjithekujt qe do te kete probleme te tilla shendetesore, te paraqitet me shume besim prane ketij spitali se do te gjejne kurimin e duhur.
Me shume respekt: Pcientja Ikbale Kurti dhe bashkeshorti Sali Kurti.