Tema: Letër falenderimi
Adresa: Spitali Acibadem Ankara 630 Rr.6 Oran Cankaya 06450 Ankara
Drejtorisë së Përgjithshme të Spitalit Acibadem Ankara
ANKARA
I nderuar Drejtor i përgjithshëm,
Për shkak të një problem që bashkëshortja ime kishte në këmbë, jemi duke u trajtuar në Departamentin e Ortopedisë në spitalin tuaj. Dëshiroj të theksoj se jemi shumë të kënaqur nga shërbimi i ofruar, sjellja e përzemërt dhe përkushtimi i të gjithë personelit.
Në veçanti dua të falenderoj z.Caner BAYRAKTAR i cili gjatë gjithë periudhës së qëndrimit na ka shoqëruar dhe na ka ndihmuar në çdo moment.
Unë do ti rekomandoj gjithëkujt Spitalin Acibadem për cilësinë, shërbimin shembullor dhe sigurinë që ofron si institucion spitalor.
Me respekt
Saimir Kurti
Këshilltar