Selma Cruic, nene e 4 femijeve, gjeti kuren ne Turqi - Acıbadem Healthcare Services (AL)
Selma Cruic, nene e 4 femijeve, gjeti kuren ne Turqi

Selma Cruic, nene e 4 femijeve, gjeti kuren ne Turqi

Turqia është bërë një qendër tërheqëse për vendet fqinje në fusha të ndryshme shëndetësore. Përveç mjekëve me përvojë, avancimet  në teknologji dhe  në fushën mjekësore kanë pasur ndikim në këtë fushë. Ne Turqi po kryhen operacione të suksesshme me kosto më të ulëta se në vendet perëndimore.

Pacientia Serbe Selma Curic, e cila është nënë e katër fëmijëve ishte konsultuar me disa mjekë në Serbi por nuk mund të merrte një pergjigje për problemin e saj. Jo vetëm që nuk mund të gjente një zgjidhje por nuk mundi as të diagnostikohej  në vendin e saj. Ju tha se nëse do të operohej mund të kishte rrezik që të mos ecte sërish. Një mjek nga “Novi Pazar” i Serbise  e referoi në Spitalin Acibadem Altunizade, tek mjeku Specialist Neurokirurg Prof. Dr. Necmettin Pamir M.D., Shef i departamentit të Neurokirurgjise dhe Rektori i Universitetit te Mjeksise “Acibadem Mehmet Ali Aydınlar University, pas së cilës ajo dhe të afërmit e saj u nisën për në Turqi. Prof.Dr. Necmettin Pamir kreu një operacion të sukseshem i cili zgjati 3 orë dhe pas së cilit Selma u diagnostikua me tumor në brendësi të shtyllës kurrizore dhe e ndihmoi atë  të rifitonte shëndet të plotë. Prof. Dr. Pamir theksoi se vitet e fundit shumë pacientë kanë ardhur në Turqi nga Kaukazi, Republika e Vjetër Turke, Rumania, Maqedonia, ish-Jugosllavia dhe shtoi: “Avancimi ynë teknologjik luan një rol të rëndësishëm në këtë fushë. Për shembull, MR IntraOperative na lejon të heqim tumoret më me sukses pa shkaktuar ndonjë dëm. Nëse ekziston mundësia e dëmtimit të pacientit na paralajmërohet gjatë monitorimit rutinë para kohe, në mënyrë që pacientët të sigurohet dalja nga kirurgjia pa asnjë dëmtim. Ne jemi në gjendje të bëjmë operacione shumë më radikale dhe të suksesshme “.

Prof. Dr. Pamir, i cili theksoi se ankesat e secilit pacient duhet të merren seriozisht dhe nëse ka apo jo një patologji që shkakton kjo duhet të provohet me metoda diagnostikuese të sakta, shtoi “Bëjme gabim duke thënë se ankesat janë psikologjike. Kjo na bën të humbasim kohë pa qënë e nevojshme.”

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko