Programi Acıbadem Health Point si pikë e parë e kontaktit për pacientët ndërkombëtarë.
Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem ofron për pacientët ndërkombëtarë një përvojë të personalizuar ndaj klientit me një program të quajtur Acıbadem Health Point. Programi Acıbadem Health Point është krijuar si një qendër shërbimi me një ndalesë për të mbështetur pacientët ndërkombëtarë nga dita e paraqitjes së kërkesës së parë deri në daljen nga spitalet ACIBADEM. Ekipi i Programit Acıbadem Health Point i cili po rritet shpejt, përbëhet nga punonjës për marrëdhëniet me pacientët dhe mjekë. Ky ekip profesionistësh të përkushtuar organizon udhëtimin për pacientët ndërkombëtarë të cilët kanë nevojë për kujdes shëndetësor sipas nevojave dhe pritshmërive të tyre. Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme para, gjatë dhe pas qëndrimit:
Udhëtimi i pacientëve ndërkombëtarë fillon me zyrat e informacionit që janë të vendosura në më shumë se 50 vende të ndryshme. Pacientët ndërkombëtarë mund të kontaktojnë me zyrat tona për të marrë informacion ose një opinion mjekësor në lidhje me një trajtim të caktuar në Turqi. Zyrat tona do të ndihmojnë pacientët ndërkombëtarë që të dorëzojnë dokumentacionin mjekësor dhe rezultatet përkatëse të testeve për t’u vlerësuar nga mjekët e Acıbadem. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha dokumentet mjekësore, ekipi ynë i Acıbadem Health Point kontakton pacientët ndërkombëtarë për të ofruar planin e trajtimit dhe çmimin. Ju lutemi kontrolloni vendndodhjet e zyrave tona të informacionit.
Pasi pacientët tanë ndërkombëtarë vendosin të vijnë në Turqi për trajtim, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në sallonet tona të Health Point në aeroportet e Istanbul (IHL) dhe Sabiha Gökçen (SAW) në Stamboll / Turqi. Pacientët ndërkombëtarë do të kenë mundësi të pushojnë dhe të përdorin Wi-Fi deri në transferimin e tyre.
Nëse mbërrini në terminalin ndërkombëtar në Aeroportin e Stambollit (IHL), pasi të merrni bagazhet gjeni daljen midis korsive të bagazheve nr. 14 dhe 15. Kur të dilni nga porta, ju lutemi kthehuni djathtas dhe ecni derisa të arrini sallonin e pritjes së Acıbadem Health Point.
Nëse mbërrini në terminalin ndërkombëtar në aeroportin Sabiha Gökçen (SAW), pasi të merrni bagazhin shkoni në dalje. Kur të dilni nga porta, ju lutemi kthehuni djathtas dhe ecni derisa të arrini sallonin e Acıbadem Health Point në të djathtën tuaj.
Programi Acıbadem Health Point ofron transport falas për pacientët ndërkombëtarë. Një transferim i paracaktuar do t’ju çojë drejtpërdrejt në hotelin tuaj ose në spitalin tonë. Ekipi i Acıbadem Health Point do të njoftojë pacientët tanë kur transferimi të jetë gati.
Në përputhje me rregullat e vendosura nga Ministria e Brendshme për një udhëtim të sigurt, është e detyrueshme që në sistem të futen numri i pasaportës se secilit prej të ftuarve që do të transportohen me automjetet e Acıbadem Health Point. Për një udhëtim të qetë dhe të sigurt, ju lutemi që ta ndani këtë informacion me ekipet e zyrave tona ose me ekipet e njësive te Acıbadem Health Point përpara udhëtimit tuaj.
Në Spitalet Acıbadem, ekipi për marrëdhënien me pacientët në Health Point ofron shërbime përkthimi pa pagesë në më shumë se 20 gjuhë të ndryshme. Punonjësit për marrëdhëniet me pacientët do të shoqërojnë pacientët ndërkombëtarë nga regjistrimi deri në dalje dhe do të japin mbështetje për sa më poshtë: