Një çelës për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit
Pajisja 3-dimensionale e mamografisë digjitale me tomosintezë siguron një imazh 3-dimensional me dozë të ulët rrezatimi, duke luajtur një rol të rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Imazhet e prodhuara nga pajisja mamografike 3-dimensionale e mamografisë me tomosintezë rrisin besueshmërinë e diagnozës. Një seri e imazheve digjitale të gjirit, të marra në formën e shtresave të holla, mblidhen në mënyrë të një pas njëshme për të prodhuar më pas një imazh 3-dimensional të gjirit për ekzaminim të mëtejshëm. Kjo lejon skanimin efikas të zonave të dyshimta.
Kjo është një pajisje mamografie e cila prodhon imazhe të përsosura dy dhe tre dimensionale duke përdorur doza minimale. Kjo pajisje është krijuar për të revolucionarizuar diagnozën e hershme të kancerit, me kapacitetin e saj të imazheve dy-dimensionale dhe të imazheve tre dimensionale shumë-planëshe të tomosintezës. Planet e tomosintezës rrisin besueshmërinë e diagnozës. Imazhi tre-dimensional i gjirit mundësohet nga prodhimi i një serie imazhesh digjitale të prera në plane.
Pajisjet rutinë të mamografisë shfaqin problemet e indeve në një imazh të vetëm; ndërsa kjo pajisje mundëson që planet e gjirit të shihen në mënyrë digjitale. Kjo karakteristikë siguron që rajonet problematike dhe kanceri i gjirit të mos kalojnë pa u vënë re.