» MRIdian – ViewRay
MRIdian – ViewRay

MRIdian – ViewRay

MRIdian nga ViewRay është pajisja e parë e radioterapisë në botë, me një MRI (rezonancë magnetike) të integruar në bord. Ajo mundëson trajtimin e tumoreve të konsideruara si të patrajtueshme më parë.

Çfarë është MRIdian (ViewRay)?

Deri pak kohë më parë, mjekët e përdornin rezonancën magnetike (MRI) për të parë tumoret dhe përdornin përshpejtuesit linearë (LINAC) për t’i trajtuar ato. MRI Linac është një zgjidhje revolucionare që kombinon të dyja teknologjitë në të njëjtën pajisje. MRIdian nga ViewRay është sistemi i parë në botë i radioterapisë të orientuar nga MRI-ja që mund të skanojë dhe të trajtojë në të njëjtën kohë pacientët me kancer. Është një zgjidhje e radioterapisë që mundëson integrimin e një Linac me teknologjinë e MRI-së në një dizajn kompakt, së bashku me softuerin për të lokalizuar, pikësynuar dhe gjurmuar pozicionin dhe formën e tumoreve, ndërkohë që jepet rrezatimi.

Si funksionon MRIdian (ViewRay)?

Në mënyrë të ngjashme me radioterapinë konvencionale, pacienti vendoset në një shtrat. Për të përcaktuar indet e synuara kryhet MRI. Zona e tumorit dhe indet e shëndetshme përreth mund të bëhen qartësisht të dukshme me ndihmën e MRI-së. Imazhi në kohë reale i ndihmon mjekët të kontrollojnë procesin e trajtimit gjatë rrezatimit. Në rast se vihet re një lëvizje e rëndësishme nga ana klinike e objektivit ose e indeve të shëndetshme, mjekët mund të rregullojnë objektivin dhe të ri planifikojnë trajtimin ndërkohë që pacienti ndodhet ende në shtratin e trajtimit. Një skanim i ri me MRI kryhet para çdo seance trajtimi. Ai lejon një trajtim të përshtatur sipas anatomisë ditore të pacientit.

Pacientët luajnë një rol aktiv në radioterapinë me MR-Linac. Gjatë trajtimit, ata mund të monitorojnë tumorin në një ekran dhe të rregullojnë frymëmarrjen e tyre për ta mbajtur atë brenda kornizës së shënuar. Pas përfundimit të seancës së trajtimit, pacienti mund të shkojë menjëherë në shtëpi.

Dallimet midis MRIdian dhe trajtimeve konvencionale të bazuara në Linac

MRIdian është një teknologji e re për radioterapi të avancuar. Metoda e re terapeutike zgjeron kufijtë e radioterapisë. Për shkak të aftësisë së saj për të parë mirë në indet e buta dhe për të monitoruar shpërndarjen e rrezatimit në kohë reale, terapia me rrezatim e orientuar nga MRI-ja lejon trajtimin e tumoreve më të vegjël ose të vështirë për t’u arritur, tumoreve të vendosura afër strukturave kritike ose tumoreve që lëvizin, për shembull gjatë frymëmarrjes. Krahasuar me radioterapinë konvencionale, MRIdian ofron disa veçori të avancuara, përkatësisht:

  • Sistemi i integruar i MRI-së ofron imazhe të vazhdueshme në kohë reale
  • Iu mundëson mjekëve të shohin qartë tumoret, edhe në indet e buta
  • Mundëson arritjen e tumore të vështirë për t’u arritur ose tumoreve që lëvizin, në gjoks ose në bark
  • Gjurmon lëvizjet e tumoreve dhe indeve të shëndetshme gjatë rrezatimit
  • Ofron përshtatje të planifikimit të radioterapisë në kohë reale
  • Ofron regjistrim me video gjatë procesit të trajtimit dhe bën të mundur vëzhgimin e progresit.
  • Mundëson dhënien e dozave më të larta dhe rrezatim më të saktë
  • Mundëson shmangien e shënuesve invazivë dhe të kushtueshëm dhe të zgjeruesve të indeve.

Avantazhet e MRIdian (ViewRay)

Sistemi MRIdian linac ofron disa përfitime të rëndësishme për pacientë të caktuar:

  • Vëzhgim i përmirësuar i tumorit në kohë reale
  • Kufij më të ngushtë dhe më pak rrezatim në indet e shëndetshme përreth
  • Zvogëlimi i numrit të seancave të trajtimit
  • Reduktimi i efekteve anësore për pacientin
  • Siguri dhe efikasitet i përmirësuar i radioterapisë
  • Përmirësim i rezultateve kundër tumoreve të vështira për t’u trajtuar.

Sëmundjet që mund të trajtohen me MRIdian (ViewRay)

MR-Linac mund të përdoret për të gjitha tumoret në të gjithë trupin. Megjithatë, ai ofron avantazhe të rëndësishme për pacientët me kancer të mushkërive, kancer të prostatës, kancer të barkut, tumoret dhe metastazat e mëlçisë, dhe kancerit të pankreasit në veçanti. Gama e aplikimit të tij përfshin: Gjirin, gjëndrat limfatike periaortike, mushkëritë, veshkat, fshikëzën e urinës, gjëndrat limfatike të legenit, zonën e kokës dhe qafës, rrugët biliare, stomakun, qafën e mitrës, gjëndrën mbi veshkore, orbitën e syrit, kockën, shpretkën, tumoret gjinekologjike të pelvisit, kraharorin, harkun e aortës, pankreasin, zemrën, prostatën, mesenterin, barkun (indet e buta), gjëndrat limfatike të qafës, rektumin, gjëndrat parotide, pelvisin, shtyllën kurrizore, ezofagun, tiroiden, zorrën e trashë, mëlçinë, ekstremitetet, gjëndrat limfatike mediastinale, indet e butë të pelvisit, trurin, mitrën, ijët, fshikëzën e tëmthit, gjëndrat limfatike të gjuhës, nazofaringu, vezoret, brinjët, timusin.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko