» Mjekësia Nukleare
Mjekësia Nukleare

Mjekësia Nukleare

Departamenti i Mjekësisë Nukleare pranë Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem merret me përdorimin në sasi të vogla të materialeve të etiketuara si radioaktive për diagnostikimin, trajtimin e sëmundjeve dhe monitorimin e shpërndarjes së këtyre materialeve në trup.

Në të kundërt me radiologjinë që merret me imazhin e detajeve anatomike, mjekësia nukleare është e përqendruar në imazhin e funksioneve të organeve për të diagnostikuar sëmundjet.

Shërbimet e Diagnostikimit dhe Trajtimit në Departamentin e Mjekësisë Nukleare

Departamenti i Mjekësisë Nukleare pranë Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem është në gjendje të analizojë nëpërmjet imazheve infeksionet dhe inflamacionet, çrregullimet e sistemit kardio-vaskular, sistemit skeletor, tiroides, paratiroides, sistemit gjenito-urinar, sistemit pulmonar dhe sistemit nervor qendror si dhe tumoret dhe procedurat e biopsisë së gjëndrave sentinel intra-operative .

Për më tepër, shintigrafia e të gjithë trupit me anë të etiketimit të leukociteve gjithashtu mund të kryhet në Departamentin tonë të Mjekësisë Nukleare

PET CT

Analizim efikas për zbulimin dhe trajtimin e tumorit

PET / CT është një nga sistemet më të efektshme të imazherisë së sotme. Përdoret veçanërisht në fushën e onkologjisë, në zbulimin e tumorit, në përcaktimin e shkallës së diferencimit të tumorit, në planifikimin e radioterapisë, në vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe në disa raste, në përcaktimin nëse masa është beninje apo malinje.

Meqenëse imazhi i PET / CT lejon vlerësimin e njëkohshëm të të gjithë trupit, ai mundëson përcaktimin nëse sëmundja është përhapur në organe të tjera apo jo. PET / CT gjithashtu jep përgjigje pyetjeve nëse një sëmundje aktive është apo jo e pranishme edhe pas trajtimit; gjithashtu dhe sa efikas ka qenë trajtimi.

PET / CT përdoret gjithashtu për identifikimin e fokusit vatrës epileptogenik, në raste neurologjike si sëmundja e Alzheimer-it dhe për zbulimin e indeve të shëndetshme të zemrës pas një sulmi në zemër.

PET CT me Galium 68 (Ga-68) 

Gallium 68 është një agjent i mjekësisë nukleare që përdoret për të marrë imazhe për kancerin e prostatës dhe tumoret endokrine (Gallium-PET), në Departamentin e Mjekësisë Nukleare. Pasi izotopi Gallium-68 administrohet në mënyrë intravenoze te pacienti dhe pasi kalon faza prej 60 minutash e marrjes së preparatit kryhet një skanim me PET-CT i cili zgjat për 20 minuta.

Ga-68 PSMA PET / CT është më i suksesshëm se PSA-ja, ekografia, tomografia e kompjuterizuar dhe MRI-ja për sa i përket fazës dhe hetimit të rikthimit dhe të metastazave në pacientët me karcioma të prostatës. Gjithashtu Ga- 68 DOTATATE PET / CT-ja është më efikase krahasuar me metodat klasike të imazherisë në pacientët me shprehje të rritur të receptorëve të somatostatinës, siç janë tumoret neuroendokrine, menengiomat, feokromacitoma etj.

Ajo ofron përfitimin më të lartë të mundshëm në pacientët me rrezik mesatar dhe të lartë, sipas pikëzimit dhe fazës patologjike.

Rikthimi dhe metastazat e identifikuara përmes Ga-68 PET / CT mund të trajtohen me sukses me Lu-177 (lutetium), i cili është një tjetër radionuklid, dhe kjo terapi mund të zgjasë jetesën dhe të rrisë cilësinë e saj.

Trajtimi me Lutetium 177

Trajtimi me Lutetium 177 është një metodë trajtimi e zhvilluar për pacientët me tumor neuroendokrin dhe për ata me kancer të prostatës që është rezistent ndaj terapisë hormonale.

Trajtimi me Lu-177 synon trajtimin specifik vetëm të zonës kancerogjene. Literatura tregon se terapia me peptide Lu-177 kontribuon në mbijetesë më të gjatë, në përmirësim të cilësisë së jetesës, në lehtësim të simptomave dhe në përmirësimin të shënjuesve biokimikë në pacientët me tumor neuroendokrin me receptor-pozitiv të somatostatinës. Trajtimi me Lu-177 PSMA ofron përgjigje efikase edhe në pacientët me kancer prostate rezistent ndaj kastrimit metastatik pasi janë përdorur shumica e opsioneve të tjera të trajtimit, dhe ky trajtim tolerohet mirë dhe ka një profil të menaxhueshëm të toksicitetit.

Meqenëse Lu-177 depërton në ind më pak se 2 mm, nefrotoksiciteti është më i butë. Kjo veçori mundëson ekspozim të kufizuar ndaj rrezatimit për palcën e kockave në pacientët me metastaza difuze të kockave.

Është demonstruar se trajtimi me Lu-177 PSMA lehtëson dhimbjen në shumicën e pacientëve me kancer të prostatës në fazë të përparuar dhe pakëson ankesat për dhimbje si shkak i metastazave.

Për të ndjekur zvogëlimin e kancerit të prostatës pas trajtimit përdoret vlerësimi i PSA-së. Në literaturë, shumë studime tregojnë se zgjat mbijetesën dhe rrit cilësinë e jetesës në pacientët me kancer të prostatës në fazë të përparuar.

Trajtimi me lutetium administrohet nga 4 deri në 6 cikle në intervale 2-4 mujore. Variacionet ndërlidhëse aplikohen për numrin e përgjithshëm të cikleve dhe për intervalet ndërmjet cikleve.

Njësia e jodit

Njësia e jodit përdor terapinë e jodit radioaktiv për të menaxhuar kancerin e tiroides, në Departamentin e Mjekësisë Nukleare pranë Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem.

Njësia ka dy dhoma pacientësh të veshura me plumb për sigurinë e pacientëve dhe stafit. Dhomat monitorohen nga një infermiere me kamera gjatë gjithë seancës së trajtimit. Pacientët mund të telefonojnë infermieren dhe të kërkojnë informacion, sa herë të dëshirojnë. Infermieret vizitojnë dhomën e pacientit në intervale të caktuara për të bërë kontrollet e nevojshme. Duke përjashtuar mjekun primar dhe infermieren, askush nuk lejohet të shkojë në dhomën e pacientit.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko