Trajtimi i kancerit në Turqi (Onkologjia) - ACIBADEM
Trajtimi I Kancerit (Onkologjia)

Trajtimi I Kancerit (Onkologjia)

TË BASHKUAR KUNDËR KANCERIT!

Ne e dimë se lufta kundër kancerit mund të jetë gjëja më e vështirë që keni bërë ndonjëherë. Ajo është një punë që kryhet 24-orë në ditë dhe mund të rraskapitë trurin dhe trupin tuaj.

Përgjatë këtij udhëtimi të vështirë, rezultatet e suksesshme kërkojnë saktësi dhe përkushtim të lartë. Ne si Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem ofrojmë të gjitha trajtimet e nevojshme me një qasje multidisiplinare, me ekipin tonë me përvojë dhe me teknologjinë e përparuar.

Qasje multidisiplinare e bazuar në punën e një ekipi të përkushtuar është thelbi i trajtimit kundër kancerit!

Zgjidhjet më efektive në trajtimin e kancerit sigurohen duke përdorur një qasje multidisiplinare. Konsultimi ndërmjet mjekëve të degëve të ndryshme është jashtëzakonisht i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit dhe kërkon një punë të ngushtë në ekip.

Në strukturat multidisiplinare, specialistë të degëve të ndryshme mblidhen së bashku, marrin një vendim të përbashkët dhe ndajnë përgjegjësinë. Si rezultat, duke punuar në një strukturë multidisiplinare arrihen rezultate më të suksesshme në trajtimin dhe ndjekjen e kancerit, pra në fushën e onkologjisë.

Spitalet ACIBADEM – bashkohemi për pacientët me kancer me një teknologji të klasit botëror.

Ne si Grupi për Kujdesin Shëndetësor ACIBADEM, kemi sjellë teknologjinë më të fundit në Turqi. Me pajisjet tona teknologjike shumë të zhvilluara dhe pasurinë e njohurive dhe përvojës, ne u ofrojmë pacientëve tanë teknologjinë e fjalës së fundit që përdoret në mbarë botën për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

Çfarë është Kanceri dhe Onkologjia?

Kanceri është emërtimi gjithëpërfshirës i dhënë për më shumë se njëqind sëmundje të ndryshme që ndodhin në rast të rritjes së pakontrollueshme të qelizave për shkak të defekteve në mekanizmin normal të punës të trupit tonë. Dega e mjekësisë e quajtur onkologji, pasi emri i saj është një kombinim i fjalëve greke “oncos” (masë, vëllim, barrë) dhe “logos” (studim), studion masat ose tumoret e shkaktuara nga këto qeliza jonormale për të kuptuar, identifikuar dhe trajtuar sëmundjet e kancerit.

Llojet e Kancerit

Siç u përmend më lart, kanceri ka shumë lloje që ndryshojnë sipas mënyrës dhe në cilën pjesë të trupit ndodh rritja jonormale e qelizave. Ekzistojnë gjithashtu kategori kryesore që përfshijnë lloje të caktuara të kancerit.

  • Karcinoma: E njohur si kategoria më e zakonshme e kancerit, rastet e karcinomës formohen nga qelizat që mbulojnë sipërfaqet brenda dhe jashtë trupit tonë. Shumica e rasteve të kancerit të gjirit që ndodhin i përkasin kësaj kategorie, por ato gjithashtu mund të kategorizohen si sarkoma. Falë mënyrave të ndryshme për të diagnostikuar kancerin e gjirit që disponojnë spitalet Acıbadem, pacientët mund t’i nënshtrohen një përvoje më të lehtë trajtimi pas një identifikimi të saktë të sëmundjes së tyre.
  • Sarkoma: Rastet e kancerit nën këtë kategori formohen në indet e kockave, muskujve dhe kërcit, si dhe në enët e gjakut. Qendrat e trajtimit të kancerit Acıbadem kanë burimet teknologjike për të trajtuar kancerin e prostatës dhe veshkave nën këtë kategori me anë të kirurgjisë robotike.
  • Leukemia: Kjo kategori është emri i përgjithshëm që u jepet rasteve të kancerit që formohen në indet gjak-formuese të palcës së kockave. Një nga llojet më të zakonshme të kancerit të parë tek fëmijët është leukemia, së bashku me tumoret dhe limfomën e sistemit nervor qendror. Ekspertët tanë mjekësorë të specializuar në rastet e kancerit tek fëmijët mund të ndihmojnë në identifikimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve, duke lehtësuar të gjithë procesin.
  • Limfoma dhe mieloma: Këto lloje të kancerit ndodhin në qelizat e sistemit imunitar. Ndërsa limfoma zakonisht fillon në gjëndrat limfatike ose pjesë të tjera të sistemit limfatik, rastet e mielomës ndodhin në plazmën e qelizave të bardha të gjakut, duke e bërë sistemin imunitar të pacientit të paaftë për të luftuar kundër infeksioneve.

Simptomat e kancerit tek meshkujt dhe femrat

Shumica e llojeve të kancerit mund të shfaqen në mënyra të ngjashme si tek meshkujt dhe tek femrat. Disa simptoma të zakonshme mund të renditen si: humbje e shpejtë e peshës pa u përpjekur për të humbur peshë, dhimbje, lodhje, kollitje e vazhdueshme, anemi, gjakderdhje, plagë sipërfaqësore që nuk shërohen, ethe, lodhje, ndryshime të paparashikuara në lëkurë.

Ekzistojnë gjithashtu lloje të caktuara kanceri që kryesisht shfaqen vetëm tek meshkujt ose vetëm tek femrat. Kanceri i testikujve dhe prostatës, për shembull, në mënyrë të natyrshme ndodh te pacientët meshkuj. Simptomat në rastet e kancerit të prostatës mund të jenë gjaku në urinë dhe dhimbje gjatë urinimit, si dhe një masë ose dhimbje në zonën e skrotumit për rastet e kancerit të testikujve. Femrat, nga ana tjetër, janë më të prirura për t’u prekur nga kanceri i gjirit sesa meshkujt, dhe ato gjithashtu preken më së shumti nga kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë. Ndërsa gjakderdhja e pazakontë vagjinale mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës, vagjinës ose vulvës; ndryshimet në oreks dhe dhimbja ose fryrja e barkut mund të jenë gjithashtu simptoma të një numri të ndryshme kanceresh dhe duhet të kontrollohet nga një profesionist.

Trajtimi i Kancerit

Trajtimi i kancerit mund të ndryshojë sipas një numri parametrash të ndryshëm në rastin e një pacienti. Lloji i kancerit, faza në të cilën kanceri është diagnostikuar, faktorë të tjerë në trupin e pacientit dhe mjetet mjekësore që disponohen për trajtim mund të kombinohen të gjitha për të zgjedhur mënyrën e trajtimit në rastet e kancerit. Kimioterapia është një nga trajtimet më të përdorura kundër kancerit. Ajo përfshin ilaçe që luftojnë qelizat e kancerit ndërkohë që kanë efekte anësore të mëdha. Kirurgjia, imunoterapia, radioterapia dhe terapia hormonale janë gjithashtu opsione të mundshme në raste të caktuara të kancerit.

Trajtimi i kancerit në Turqi

Pjesëtarët e stafit mjekësor profesional të Acıbadem, një emër lider në fushën e mjekësisë në Turqi, kanë në dispozicion një numër opsionesh për të zgjedhur kur punojnë kundër llojeve të ndryshme të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me kancer. Acıbadem, falë burimeve që janë të pranishme në mjediset tona, garanton një proces të qetë në aspektet e identifikimit, trajtimit dhe përkujdesjes, me qendrat e tij të trajtimit më të avancuar me vendndodhje qendrore e lehtësisht të arritshme, duke ruajtur një çmim konkurrues në zonën e tij.

Onkologjia mjekësore është një degë e shkencës e cila mbulon jo vetëm trajtimin e pacientëve me kancer, por edhe mbrojtjen nga kanceri, depistimin e kancerit dhe aplikimet e hershme për diagnostikim.

Për më tepër, në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, ekziston një bashkëpunim midis fushave të ndryshme si kirurgjia dhe radiologjia. Qasja ndaj pacientëve planifikohet si multidisiplinare në përputhje me të dhënat shkencore.

Në onkologjinë mjekësore planifikimi i trajtimit ndryshon duke u bazuar në:

  • Llojin qelizor të kancerit,
  • Organin ku shfaqet për herë të parë
  • Zonat në të cilat është përhapur.

Metodat e përdorura në aplikimin e Onkologjisë Mjekësore

Kimioterapia (Terapia me Ilaçe): Kimioterapia synon të shkatërrojë qelizat kanceroze që rriten në mënyrë të pakontrolluar për shkak të disa ndryshimeve në strukturat e tyre. Ne në Qendrat Onkologjike pranë ACIBADEM aplikojmë zhvillimet më të fundit në këtë fushë për trajtimin e pacientëve tanë.

Terapia me Hormone: Ilaçet hormonale përdoren në trajtimin e tumoreve që janë të ndjeshëm ndaj hormoneve, siç janë kanceri i prostatës dhe i gjirit.

Imunoterapia (Trajtimi nëpërmjet sistemit imunitar): Substancat që sistemi imunitar prodhon në mënyrë natyrale përdoren për të identifikuar dhe vrarë qelizat kanceroze duke paralajmëruar sistemin imunitar të trupit.

Terapia biologjike me pikësynim: Një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës së fundit në trajtimin e kancerit ka qenë zhvillimi i terapive biologjike shumë efektive. Këto trajtime kanë efekte anësore relativisht të pakta, të cilat identifikojnë objektivat që janë të pranishme tek qelizat kanceroze, por jo tek qelizat normale

Radioterapia onkologjike është disiplina që përmes përdorimit të rrezatimit jonizues, ekzaminon efektet e rrezatimit tek kanceri dhe sjelljen e tumoreve dhe gjithashtu kryen hulumtime në këtë fushë. Radioterapia onkologjike ka dy fusha aplikimi: Radioterapinë dhe Radio-kirurgjinë.

Radioterapia (Terapia me rreze X)

Radioterapia përkufizohet si trajtimi me rrezatim i indit kanceroz ose i disa tumoreve jo malinje. Ajo gjithashtu njihet si “terapi me rrezatim” ose “terapi me rreze X”. Rrezet e përdorura në radioterapi synojnë të ndalojnë rritjen e qelizave kanceroze ose t’i vrasin ato.

Fushat e aplikimit të radioterapisë

Radioterapia kuruese – Në dritën e informacionit në dispozicion rreth sëmundjes aplikohet në rastet kur sëmundja mund të trajtohet plotësisht. Ajo mund të aplikohet vetëm apo e shoqëruar me kirurgji dhe/ose kimioterapi.

Radioterapia lehtësuese – Zbatohet në rastet kur është i pamundur shkatërrimi i plotë i sëmundjes. Qëllimi i saj është të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për njerëzit që përballen me sëmundje serioze e komplekse.

Trajtimi kirurgjikal pa bisturi dhe pa gjakderdhje duke përdorur rrezet: Radio kirurgjia

Radio kirurgjia, një nga fushat e aplikimit të radioterapisë onkologjike, ka për qëllim themelor drejtimin e rrezeve me energji shumë të ulët në zonën e sëmurë. Qëllimi është që të tkurrë ose të vrasë qelizat kanceroze me rreze intensive, duke i mbrojtur indet e shëndetshme përreth nga efektet e dëmshme të rrezatimit.

Teknikat e përdorura në aplikimin e Radioterapisë Onkologjike

IGRT-ja : Terapia me rrezatim e orientuar nga imazhit

IMRT-ja: Terapia me rrezatim me intensitet të moduluar

Radioterapi konformale: Radioterapia konformale 3D

SRT/SRS-ja: Radiokirurgjia Stereotaktike(SRS) bën të mundur shkatërrimin e plotë të tumorit me anë të dozave të larta të rrezatimit në një seance të vetme. Kur kjo terapi aplikohet në më shumë se një seancë (zakonisht 3-5 seanca), ajo quhet Radioterapi Stereotaktike (SRT).

Rapidarc: Rapidarc është një pajisje e radioterapisë me teknologji të lartë e cila siguron rehati më të madhe dhe lehtësi për pacientin, duke shkurtuar kohëzgjatjen e seancave të radioterapisë nga 15-30 minuta në më pak se 2 minuta.

Brakiterapia: Brakiterapia është një metodë që përdoret për të rritur kontrollin lokal të çrregullimit duke rritur dozën e rrezatimit që aplikohet në tumor para dhe pas radioterapisë së jashtme.

Terapia me një dozë të vetme: Në pacientet me kancer të gjirit, terapia me rrezatim mund të përfundojë me një aplikim me një dozë të vetme, duke përdorur metodën e Radioterapisë Intra Operative (IORT) gjatë operacionit. Kjo metodë aplikohet në një dhomë operative duke përdorur një pajisje të lëvizshme të sigurt, e cila vepron në mënyrë lineare dhe të përshpejtuar. Pajisja prodhon vetëm energji elektronike; nuk nevojitet shumë mbrojtje për personelin si në rastin e përshpejtuesve linearë të zakonshëm.

Pajisjet trajtuese që përdoren gjatë aplikimit të radioterapisë onkologjike:

Trilogy: Pajisja Trilogy mundëson ndërhyrjen e saktë nga specialistët në hapësirën më të shkurtër kohore dhe në një proporcion ideal. Kjo do të thotë se pacienti merr trajtimin më korrekt në hapësirën më të shkurtër kohore.

MRIdian®: Kjo është pajisja e parë në botë për trajtime me radioterapi, me një MRI të integruar brenda saj, për orientim nga imazhi. Kjo pajisje mund të sigurojë imazhe të vazhdueshme dhe në kohë reale para dhe gjatë trajtimit

Truebeam®: Ky është një sistem për të trajtuar kancerin me shpejtësi dhe saktësi duke shmangur indet dhe organet e shëndetshme. Karakteristika më e rëndësishme e TrueBeam® është se mund të sigurojë një trajtim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efektiv.

CyberKnife®: Ky është një sistem radio-kirurgjikal robotik që mund të trajtojë me përpikëri shumë të ndjeshme, madje edhe brenda një milimetri. Me këtë sistem rajoni kanceroz në tru ose në trup mund të trajtohet me doza të larta duke përdorur rrezatim në mënyrë fokale. Në këtë procedurë indet e shëndetshme mund të mbrohen në nivele maksimale kundër efekteve anësore të rrezatimit.

Gamma Knife Icon : Gamma Knife është një nga teknikat stereotaktike të radio-kirurgjisë intrakraniale që trajton tumoret dhe anomalitë e tjera të trurit, si pjesë e terapisë me rrezatim. Në radiokirurgjinë me Gamma Knife, indet e synuara marrin një dozë shumë të lartë rrezatimi në një seancë të vetme, ndërsa indet ngjitur të trurit janë të ekspozuar vetëm ndaj një doze të papërfillshme rrezatimi. Qëllimi i kësaj procedure është të ndalojë rritjen e tumorit.

Fushat e aplikimit të trajtimit kirurgjikal

Kirurgjia kuruese aplikohet edhe në fushën e kirurgjisë onkologjike. Sidoqoftë, kushti paraprak për aplikimin e kirurgjisë kuruese është që sëmundja të jetë e kufizuar në organin ose gjëndrën limfatike, ku u shfaq për herë të parë.

Tumoret mund të hiqen plotësisht nga pacienti, me kusht që të përcaktohen mirë kufijtë e tyre. Sidoqoftë, ka raste kur tumori nuk mund të hiqet plotësisht. Në raste të tilla, mund të përdoret operacioni zvogëlues për të minimizuar një masë më të madhe. Për më tepër, heqja e metastazave që janë në numër të vogël përmirëson shanset e pacientit për një rikuperim të shëndoshë.

Kirurgjia Robotike me “Da Vinci

Operacionet laparoskopike që kryhen me robotin kirurgjikal “Da Vinci” përcaktohen si Kirurgji Robotike. Këto operacione ofrojnë një avantazh të madh për pacientin. Përveç avantazheve të zakonshme në të gjitha operacionet laparoskopike siç janë më pak dhimbje, plagë minimale në lëkurë, qëndrim më i shkurtër në spital, ka më pak gjakderdhje dhe shkalla e suksesit të operacionit është më e lartë. Kirurgjia robotike “Da Vinci” aplikohet posaçërisht në këto fusha kryesore: në Gjinekologji, në Onkologjinë Gjinekologjike, në Urologji, në Kardiokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare, në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe në Kirurgjinë e Veshit-Hundës-Fytit.

Hapi i parë drejt trajtimit të saktë : Metodat Diagnostikuese Radiologjike

Diagnoza e saktë radiologjike është një pjesë thelbësore për të vendosur se si duhet të kryhet trajtimi. Teknikat moderne dhe teknologjia e përparuar si dhe stafi i radiologjisë me përvojë kanë një rëndësi parësore për kryerjen e diagnostikimit radiologjik.

Për vendosjen e një diagnoze të saktë, përveç stafit të kualifikuar të radiologjisë janë thelbësore që teknikat e përdorura të kenë teknologji të përparuar. Duke punuar sipas këtij parimi dhe duke ndjekur nga afër zhvillimet në shkencën e mjekësisë, Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ndërron vazhdimisht pajisjet diagnostikuese në të gjitha spitalet ACIBADEM dhe qendrat ambulatore me pajisje të reja të teknologjisë së lartë.

PET-CT

Për diagnozë të shpejtë dhe të besueshme: Pajisja PET / CT përdoret për të identifikuar tumoret në fazat e hershme të tyre, veçanërisht për trajtimin e kancerit, dhe për të përcaktuar nëse këto tumore janë malinj ose beninj. Pajisja përdoret gjithashtu në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve neurologjike dhe kardiologjike.

PET / CT në diagnostikimin e hershëm: PET / CT ofron shumë përparësi domethënëse në diagnostikimin e hershëm. Ajo ofron mundësinë për të identifikuar shumë sëmundje në fazën fillestare. Në periudhat para-PET / CT, vetëm me anë të biopsisë përcaktohej nëse gjëndrat që haseshin në trup ishin kanceroze apo jo. Sot kjo përcaktohet me një shkallë të lartë saktësie me PET / CT.

PET / CT- ja për Metastazat: PET / CT-ja gjithashtu ofron një avantazh të rëndësishëm për të përcaktuar nëse sëmundja është përhapur tek indet përreth ose tek gjëndrat limfatike në shumë lloje të kancerit, d.m.th. nëse ka metastaza apo jo. Meqenëse i gjithë trupi vizualizohet në të njëjtën kohë falë pamjeve të marra përmes PET / CT-së, është gjithashtu e mundur që të vlerësohet nëse kanceri është përhapur në një organ tjetër. Kështu që, PET / CT-ja është shumë e dobishme për të përcaktuar nëse një tumor në mushkëri është përhapur edhe në organet e tjera të brendshme, tek gjëndrat mbi veshkore ose tek gjëndrat limfatike (nëse ka metastaza apo jo); me fjalë të tjera për të përcaktuar përhapjen e sëmundjes që njihet si stadifikim.

MRI INTRAOPERATORE 3 TESLA

MRI-ja intraoperatore lehtëson heqjen e plotë të tumorit duke siguruar imazhe gjatë operacionit të trurit. Në këtë mënyrë eliminon rrezikun e një operacioni të dytë që do të nevojitej për shkak të mbetjeve të tumorit.

MAMOGRAFIA DIGJITALE ME TOMOSINTEZE

Një pajisje e mamografisë që siguron cilësi të shkëlqyeshme dy dhe tre dimensionale të imazhit, në dozën më të ulët të nevojitur. Me aftësinë e saj dy dimensionale dhe kapacitetin e imazheve nga prerjet shumëfishe tomosintetike 3-dimensionale, na ofron një mundësi themelore në diagnostikimin e hershëm të kancerit.


Histori të fundit me pacientët

PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT
PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT

Kanceri është një sëmundje serioze e cila po përhapet me shpejtësi në ditët e sotme. Cdo vit ka miliona njerëz të ciët njihen me këtë sëmundjen. Fakti që është një sëmundje vdekjeprurëse i ka shtyrë shkencëtarët të kryejnë kërkime të reja në fushat e trajtimit. Pajisjet e avancuara teknologjike të zbuluara së fundmi ofrojnë burime […] Lexo më shumë
Konferenca e 5-të Shkencore e Onkologjise në Tiranë
Konferenca e 5-të Shkencore e Onkologjise në Tiranë

Profesorët e Acibadem informojnë: Ja si mund të kurohet kanceri me teknologjine e avancuar në  Spitalet Acibadem . Ne synojme të japim një kualitet sa më cilesor për  jetën! Kanceri i gjirit apo i mushkërive mund të shërohet e kjo falë teknologjive të reja që janë zbuluar nga profesorët e mjekësisë. Banu Atalar profesore e […] Lexo më shumë
Faleminderit nga Ikbale Kurti’n…
Faleminderit nga Ikbale Kurti’n…

Pacienti vuan nga kanceri. Zonja Ikbale, ka qene pacienti mjekut Prof.Dr.Özlem Er na viti 2013. Tirane me,  25/07/2015 SPITALIT ACIBADEM MASLAK STAMBOLL TURQI Maredhenia  jone nga Shqiperia me spitalin Acibadem Maslak ne Stamboll filloi qe nga moment qe u paraqita atje,  ne janar te vitit 2013 me dyshimet per nje semundje te rende. Ku bera […] Lexo më shumë

Lajme dhe Artikuj të Fundit

FAKTE RRETH TUMOREVE TË KOCKAVE
FAKTE RRETH TUMOREVE TË KOCKAVE

Tumoret e kockave janë tumore beninje dhe malinje që mund të zhvillohen nga çdo lloj qelize që përbën indin kockor ose që ndodhet brenda kockave. Ndërsa ekzistojnë shumë lloje të tumoreve të kockave, mënyrat e trajtimit janë gjithashtu mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra. Në fakt, të njëjtët lloje të tumoreve mund të kenë madje dallime […] Lexo më shumë
MOS E NËNVLERËSONI DHIMBJEN E BARKUT!
MOS E NËNVLERËSONI DHIMBJEN E BARKUT!

Ndjesi shtypje, fryrje dhe dhimbje në bark… Këto simptoma, që shumica e femrave herë pas here i përjetojnë dhe i nënvlerësojnë, mund të jenë sinjal i një rreziku të madh. Kjo për shkak se kanceri i vezores përparon në mënyrë të fshehtë dhe manifestohet me këto simptoma zakonisht në fazën e tretë. Arma më e […] Lexo më shumë
7 FAKTE JO TË VËRTETA MBI KANCERIN E QAFËS SË MITRËS
7 FAKTE JO TË VËRTETA MBI KANCERIN E QAFËS SË MITRËS

Kanceri i qafës së mitrës është ndër llojet e kancerit gjinekologjik më të zakonshëm dhe incidenca e tij është duke u rritur vazhdimisht tek gratë në të gjithë botën. Çdo vit, përafërsisht 570 mijë gra nga mosha 35 deri 55 vjeç diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës. Virusi i Papillomës Humane (HPV) është faktori […] Lexo më shumë

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko