Sëmundjet e fëmijërisë përfshijnë një gamë të gjerë sëmundjesh që mund të prekin fëmijët nga foshnjëria deri në adoleshencë. Këto sëmundje ndryshojnë ndjeshëm për sa i përket simptomave, ashpërsisë dhe ndikimit. Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, me departamentet e tij të specializuara, ofron shërbime gjithëpërfshirëse të diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit shëndetësor parandalues për fëmijët e moshës 0-16 vjeç.
Fëmijët janë të pambrojtur ndaj sëmundjeve të ndryshme për shkak të sistemit të tyre imunitar ende në zhvillim dhe nevojave fiziologjike unike. Kontrollet e rregullta mjekësore, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur janë vendimtarë për të siguruar një rritje të shëndetshme. Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem i jep përparësi shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve duke ofruar kujdes të specializuar në fusha të ndryshme të pediatrisë. Këto shërbime mbulojnë kontrollet rutinë, vaksinimet dhe sëmundjet komplekse që kërkojnë ndërhyrje të ekspertëve.
Departamentet e Shëndetit Pediatrik pranë Acıbadem ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ofruar vaksina për t’u mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme. Gjithashtu, prindërit marrin informacion të vlefshëm në lidhje me menaxhimin e sëmundjeve kronike të fëmijërisë.
Departamentet pediatrike pranë Acıbadem janë të strukturuara për të trajtuar sëmundje të ndryshme të fëmijërisë, duke ofruar shërbime diagnostikuese dhe terapeutike. Më poshtë është një përmbledhje e detajuar e specialiteteve kryesore të pediatrisë në dispozicion:
Kardiologjia Pediatrike merret me sëmundjet e lindura ose të fituara të zemrës te fëmijët, duke përfshirë “kujdesin para lindjes”. Ky departament ofron aparatura të specializuara diagnostikuese dhe metoda trajtimi të përshtatura për nevojat unike të fëmijëve. Sëmundje të tilla si defektet e lindura të zemrës, aritmitë dhe zhurmat e zemrës diagnostikohen dhe menaxhohen me saktësi duke përdorur teknologjinë më të fundit.
Neurologjia Pediatrike trajton sëmundjet neurologjike që prekin fëmijët, duke përfshirë krizat epileptike, paralizën cerebrale, vonesat në zhvillim dhe çrregullimet muskulare. Ndërhyrja e hershme është thelbësore për menaxhimin e problemeve të zhvillimit dhe sigurimin e kujdesit optimal për sëmundje të tilla si epilepsia, çrregullimet e spektrit të autizmit dhe sëmundjet neuro-muskulare.
Kirurgjia Pediatrike pranë Acıbadem mbulon një gamë të gjerë ndërhyrjesh kirurgjikale të nevojshme për foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Kirurgjia pediatrike përfshin një gamë të gjerë sëmundjesh. Këto përfshijnë anomalitë kongjenitale (të tilla si çarja e buzës dhe qiellzës), herniet, problemet gastrointestinale, çrregullimet urologjike dhe tumoret. Teknikat minimalisht invazive, si “laparoskopia”, përdoren shpesh për të reduktuar kohën e rikuperimit, cikatricat dhe parehatinë pas ndërhyrjes. Këto teknika të avancuara i ndihmojnë fëmijët të kthehen në aktivitetet e tyre normale më shpejt dhe me më pak komplikime. Përveç “ndërhyrjeve kirurgjikale urgjente” – të tilla si për apendesitin ose për lëndimet nga traumat – kirurgët pediatër menaxhojnë operacionet e planifikuara për sëmundjet kronike.
Onkologjia Pediatrike fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit te fëmijët. Kjo përfshin leuçeminë, limfomën dhe tumoret e ngurta. Ekipi i onkologjisë pranë Acıbadem ofron “kujdes multidisiplinar, duke kombinuar kirurgjinë, kimioterapinë dhe radioterapinë” kur është e nevojshme. Shërbimet mbështetëse si këshillimi psikologjik janë gjithashtu të disponueshme për të ndihmuar fëmijët dhe familjet të përballen me sfidat e trajtimit të kancerit.
Hematologjia Pediatrike trajton çrregullimet e gjakut, të tilla si anemia, talasemia dhe hemofilia. Departamenti ofron shërbime gjithëpërfshirëse diagnostikuese, duke përfshirë “analizat e gjakut” dhe “analizën e palcës së kockave”. Trajtimet për sëmundjet e lidhura me gjakun janë të përshtatura me nevojat e fëmijëve, duke siguruar rezultatet më të mira të mundshme.
Imunologjia Pediatrike merret me çrregullimet e sistemit imunitar, duke përfshirë alergjitë, sëmundjet autoimune dhe imunitetin primare. Departamenti përdor mjete të avancuara diagnostikuese si “testimin e alergjisë” për të identifikuar dhe menaxhuar këto sëmundje. “Imunoterapia” dhe medikamentet përdoren zakonisht për të trajtuar në mënyrë efektive alergjitë dhe çrregullimet e imunetit.
Pneumologjia Pediatrike është e specializuar në trajtimin e sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes, duke përfshirë fibrozën cistike, astmën, bronkitin dhe pneumoninë. Shërbimet diagnostikuese përfshijnë “testet e funksionit pulmonar” dhe “testet e djersës”. Ekipi punon ngushtë me njësitë e tjera diagnostikuese, si mjekësia nukleare, biokimia dhe gjenetika, për një kujdes gjithëpërfshirës.
Endokrinologjia Pediatrike trajton çrregullimet e rritjes dhe pubertetit, sëmundjet e tiroides, diabetin dhe obezitetin. Trajtimet përfshijnë terapitë hormonale, planifikimin e dietës dhe medikamentet, në varësi të gjendjes specifike. Fëmijët me “mangësi të hormonit të rritjes” ose me “diabet” marrin plane të personalizuara trajtimi për të menaxhuar sëmundjet e tyre në mënyrë efektive.
Gastroenterologjia Pediatrike ofron shërbime diagnostikuese dhe terapeutike për sëmundjet gastrointestinale dhe sëmundjet e mëlçisë te fëmijët. Sëmundje si refluksi gastroezofageal, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe sëmundja e celiakisë i përkasin këtij specialiteti. Për diagnozën e saktë përdoren “procedura endoskopike të përshtatshme për moshën”.
Nefrologjia Pediatrike fokusohet në çrregullimet e veshkave dhe të sistemit urinar te fëmijët. Ajo përfshin sëmundje si hipertensioni, infeksionet e veshkave dhe anomalitë kongjenitale të veshkave. Planet e trajtimit përfshijnë medikamente, ndryshime në dietë dhe në raste të rënda, dializë.
Reumatologjia Pediatrike trajton sëmundjet autoimune dhe inflamatore si artriti idiopatik i të miturve, ethet mesdhetare familjare dhe lupusin eritematoz sistemik. Departamenti përdor mjete diagnostikuese si analiza gjaku dhe imazherinë për të monitoruar dhe menaxhuar simptomat, duke synuar lehtësimin e sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Psikiatria Pediatrike është vendimtare për mirëqenien mendore të fëmijëve. Departamenti trajton sëmundje si çrregullimi i hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes (ADHD), ankthi, depresioni dhe autizmi. Trajtimi përfshin terapi individuale, terapi familjare, ndërhyrje në sjellje dhe, kur është e nevojshme, medikamente.
Prindërit duhet të kërkojnë këshilla mjekësore nëse fëmija i tyre shfaq simptoma të pazakonta ose vonesa në zhvillim. Shenjat e zakonshme paralajmëruese përfshijnë temperaturë të vazhdueshme, humbje peshe të pashpjegueshme, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke të forta ose ndryshime në sjellje. “Kontrollet rutinë” janë thelbësore për të monitoruar rritjen, zhvillimin dhe mirëqenien e përgjithshme. Vizitat e rregullta te një ofrues i kujdesit shëndetësor sigurojnë diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme, duke reduktuar rrezikun e komplikimeve.
Turqia është bërë një destinacion i kërkuar për kujdesin pediatrik për shkak të infrastrukturës së saj të avancuar të kujdesit shëndetësor dhe ekspertëve mjekësorë profesionistë. Vendi ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, nga kontrollet rutinë deri te procedurat komplekse kirurgjikale. Spitalet e kujdesit pediatrik në Turqi i përmbahen standardeve ndërkombëtare, duke siguruar trajtim me cilësi të lartë për pacientët vendas dhe ndërkombëtarë. Shumë spitale, përfshirë Acıbadem, kanë departamente të specializuara për sëmundje të ndryshme pediatrike, të pajisura me teknologjinë më të fundit.
Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem dallohet për disa arsye:
Departamentet e Shëndetit Pediatrik pranë Acıbadem sigurojnë që fëmijët të marrin kujdes të personalizuar dhe me cilësi të lartë. Me fokus në aspektet fizike dhe psikologjike të shëndetit të fëmijëve, Acıbadem synon të sigurojë një mjedis mbështetës për pacientët dhe familjet e tyre. Grupi mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm dhe miratimit të avancimeve më të fundit mjekësore për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.