Këto degë të specializuara kërkojnë trajnime të specializuara. Përveç trajnimit standard të ORL-së, specialistët tanë me përvojë të otorinolaringologjisë pranë spitaleve ACIBADEM kanë kryer edhe trajnime të mëtejshme. Spitalet tona janë të pajisur plotësisht me teknologji të fjalës së fundit dhe në to mund të kryhen me sukses të gjitha procedurat e veshit, hundës dhe fytit që janë aktualisht në dispozicion në të gjithë botën.
Kur të mbërrini në Klinikat e Otorinolaringologjisë pranë ACIBADEM, do të ekzaminoheni në një dhomë jashtëzakonisht moderne, plotësisht të pajisur (me endoskop të ngurtë dhe fleksibël, stroboskop, sistem regjistrimi digjital) nga mjekë të trajnuar mirë, të cilët do të sigurojnë që ju të merrni trajtimin e duhur. Specialistët e veshit, hundës dhe fytit pranë ACIBADEM bashkëpunojnë ngushtë me specialistë të tjerë për të siguruar një kujdes të plotë për pacientët.
Në klinikën tonë trajtohen çrregullimet e më poshtme të veshit, hundës dhe fytit:
Njësia për Otologji / Neurotologji kryen procedurat e mëposhtme: trajtimi i tringëllimës në vesh, trajtimi i marramendjes, kirurgjia për çrregullimet e daulles së veshit dhe të veshit të mesëm, kirurgjia e otosklerozës, diagnostikimi dhe trajtimit i humbjes së dëgjimit, implantimi kirurgjikal i implanteve kokleare të njohura ndryshe edhe si “veshët Bionik”, rehabilitimi me pajisjet e dëgjimit dhe administrimi i pajisjeve të dëgjimit të implantuara në mënyrë kirurgjikale. Gjithashtu mund të kryhen operacioni i atresisë aurale kongjenitale, aplikimi BAHA dhe riparimi i mikrotias.
Kirurgjia e otorinolaringologjisë, duke përdorur metodat më moderne në dispozicion, aplikohet për të trajtuar sëmundjet në organet e mëposhtme: veshi, hunda, fyti, zgavra e gojës, vrimat e hundës, laringu, gjëndrat e pështymës. Gjithashtu mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha tumoreve beninje dhe malinje në tiroide dhe në qafë. Përveç trajtimit kirurgjikal, në klinikat tona mundësohen edhe riparimet e humbjes së indeve pas kirurgjisë si dhe trajtimet onkologjike.
Departamenti ynë i Rinologjisë menaxhon me sukses procedurat mjekësore dhe kirurgjikale për diagnostikimin dhe trajtimin e kongjestionit të hundës, trajtimin e alergjive dhe trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve të sinuseve. Problemet kongjenitale të hundës si atresia koranale mund të menaxhohen me sukses.
Sot teknikat endoskopike përdoren gjerësisht në kirurgjinë e sinuseve. Klinika jonë përdor sistemin më të zhvilluar dhe më të fundit “Sistemi i Navigacionit Kirurgjikal”, i cili zvogëlon rrezikun e komplikimeve që vijnë nga operacioni. Në këtë mënyrë, efektet anësore të mundshme reduktohen në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Kjo teknologji është veçanërisht e dobishme për pacientët që i janë nënshtruar operacioneve të mëparshme të cilëve u ka ndryshuar anatomia ose pacientëve me tumore.
Kirurgjia plastike e fytyrës është një degë e cila është zhvilluar shumë vitet e fundit. Përveç rinoplastikës, ne ofrojmë me sukses shumë procedura, duke përfshirë: korrigjimin e veshëve të dalë, trajtimin e rrudhave të fytyrës (BOTOX, me mbushje), lifting për fytyrën (me metodë kirurgjikale ose me anë të stitch lifting), lifting i qafës, korrigjimin e qepallave të rëna dhe blefaroplastikën (heqjen e qeskave poshtë syrit). Klinika gjithashtu kryen me sukses operacionin orthognathic.
Klinika jonë është një nga ato pak qendra që ofrojnë një trajtim të tillë gjithëpërfshirës. Mjekët tanë specialistë kryejnë procedura të zbatuara në departamentin e otorinolaringologjisë për fëmijët, të cilat nuk janë të kufizuara me operacionet e bajameve ose të adenoidit, por gjithashtu përfshijnë trajtimin e anomalive kongjenitale (të lindurit pa veshë ose hundë, buza e çarë), të çrregullimeve të frymëmarrjes që lidhen me anomali kongjenitale të fytit si dhe të cisteve dhe masave kongjenitale.
Njësia për çrregullimet e zërit dhe gëlltitjes siguron ekzaminimet e nevojshme, rehabilitimin, trajtimin dhe operacionin për çrregullime përfshirë dysfoninë (humbjen e zërit), çrregullime të zërit, vështirësi në gëlltitje dhe sialorrea (pështyma e tepërt).
Lazeri CO2 i Lumenis përdor teknologji të lartë dhe aktualisht është në dispozicion në disa institucione mjekësore në të gjithë botën. Specialistët tanë me përvojë përdorin këtë pajisje për të trajtuar sëmundje, përfshirë çrregullimet e kordave të zërit (polipe, lezione), stenozën e trakesë (tumoret) dhe kancerin e fytit. Tumoret e gojës dhe hundës dhe lezionet e lëkurës mund të trajtohen të gjitha me lazer me gjakderdhje minimale. Dihet gjithashtu që lazeri është një metodë jashtëzakonisht e dobishme në trajtimin e papillomës, një infeksion virusal i rrugëve ajrore. Gjithashtu, lazeri përdoret me sukses për të trajtuar lezionet e lëkurës në kirurgjinë plastike me lazer CO2.
Pacientët që vuajnë nga gërhitja dhe apnea e gjumit ekzaminohen në klinikën tonë. Çrregullimet e gjumit përcaktohen në laboratorin e gjumit dhe më pas sugjerohen metoda të përshtatshme të trajtimit (qoftë kirurgjikale ose CPAP – një maskë që administron presionin e ajrit për të mbajtur të hapur rrugët e ajrit).
Departamenti i Audiologjisë dhe i Pengesës në të folur administron këto procedura: teste të dëgjimit, teste të ekuilibrit, rehabilitim të tringëllimës në veshët, trajtimi i çrregullimeve të ekuilibrit, terapia e të folurit dhe disfagisë, përzgjedhja dhe zbatimi i aparateve të dëgjimit, implantet koklear në pacientët që vuajnë ose nga humbja kongjenitale e dëgjimit ose nga humbja e avancuar e dëgjimit pas lindjes. Të gjitha testet para çdo procedure dhe rehabilitimi pas procedurës mundësohen nga audiologët tanë të specializuar. Departamenti ynë i audiologjisë përdor teknologji të fjalës se fundit dhe testet audiologjike kryhen në dhoma standarde të qeta. Klinika siguron video ENG, teste kalorike dhe teste pozicionale. Pacientët gjithashtu mund të zgjedhin aparatet e dëgjimit, të cilat implementohen më pas. Klinika është e pajisur me të gjithë teknologjinë e nevojshme për trajtimin e tringëllimës në veshë.
Një implant koklear (implant bionik i veshit) është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rikthejë dëgjimin e dobishëm në personat me humbje të rëndë dëgjimore sensorino-neurale (shurdhim nervor). Është e vetmja teknologji mjekësore e aftë të rikthejë një nga pesë shqisat e trupit – shqisën e të dëgjuarit. Njerëzit që marrin pak përfitime nga aparatet e dëgjimit, konsiderohen kandidatë për implantin koklear. Në të gjithë botën, ka më shumë se 400,000 fëmijë dhe të rritur që përfitojnë nga implantet kokleare. Në dallim nga një aparat dëgjimi që forcon tingullin e ardhur, një implant koklear shndërron valët e zërit në sinjale elektrike. Aparatet e dëgjimit kërkojnë që qelizat e qimeve në veshin e brendshëm të funksionojnë, ndërsa implantet kokleare i anashkalojnë qelizat e dëmtuara të qimeve. Ato shndërrojnë të folurit dhe tingujt e mjedisit në sinjale elektrike, të cilat ja dërgojnë nervit të dëgjimit.
Një implant koklear ka dy përbërës kryesorë:
Mikrofoni kap tingullin, duke lejuar që procesori i të folurit ta përkthejë atë në sinjale elektrike karakteristike. Këto sinjale ose “kode” udhëtojnë në kufje përmes një kablli të hollë dhe transmetohen nëpër lëkurë përmes valëve të radios në elektrodat e implantuara në koklea. Sinjalet e elektrodave stimulojnë fibrat nervore dëgjimore për të dërguar informacion në tru, ku ai interpretohet si tingull domethënës.
Kirurgjia e implantit koklear zakonisht kryhet si një procedurë ambulatore nën anestezi të përgjithshme. Prapa veshit bëhet një prerje për të hapur kockën mastoide që të çon në hapësirën e veshit të mesëm. Pasi ekspozohet hapësira e veshit të mesëm, bëhet një hapje në koklea dhe futen elektrodat e implantit. Më pas nën lëkurën prapa veshit vendoset pajisja elektronike me bazën e grupit të elektrodave.
Ky operacion mund të kryhet tek individë me moshë më të madhe se 12 muaj, të cilët nuk përfitojnë nga aparatet e dëgjimit.
Ekipi ynë i implantit koklear përbëhet nga një kirurg neurotolog dhe dy mjekë audiologë me ekspertizë të gjerë në të gjitha patologjitë e veshit. Vlerësimi para operacionit, matjet intra-operative dhe rehabilitimi pas operacionit për secilin pacient kryhen pikërisht duke përdorur teknologji të fjalës së fundit. Kirurgjia kryhet me siguri maksimale duke përdorur pajisjet mjekësore më aktuale.