Kardiologjia dhe procedurat kardiake - ACIBADEM
Kardiologjia dhe Procedurat Kardiake

Kardiologjia dhe Procedurat Kardiake

Kardiologjia dhe Procedurat Kardiake

Qendra për Kujdesin e Zemrës Acıbadem konkurron në një nivel botëror për të ofruar kujdesin më modern të zemrës në Turqi. Ne përdorim teknologjinë më të fundit dhe ofrojmë metodat më moderne dhe gjithëpërfshirëse të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në Qendrën tonë për Kujdesin e Zemrës, një ekip kardiologësh dhe kardiokirurgësh punojnë së bashku për një “përqasje ndaj sëmundjeve të zemrës në ekip”, e cila është mënyra më efektive për të ofruar një kujdes vërtet “të përqendruar tek pacienti”.

Qendra jonë ofron teste jo-invazive dhe diagnostikim dhe trajtim me anë të kardiologjisë intervenuese minimalisht invazive, studim elektrofiziologjik, kardiologji nukleare, Flash CT, PET-CT, MRI kardiake, EKG dhe EKG në efort, ECHO kardiake, koronarografi dhe angiografi nëpërmjet kyçit të dorës.

Ne kryejmë operacione minimalisht invazive dhe operacione komplekse si angioplastikën koronare dhe aplikime të stenteve, kirurgjinë e  bypass-it, procedurën TAVI, procedurën e ablacionit me anë të kateterit etj.

Sëmundjet e zakonshme të zemrës

Sëmundja e arterieve koronare

Sëmundja e arterieve koronare është ndër sëmundjet më të shpeshta të zemrës. Gjaku mund të lëvizë lirshëm nëpër një arterie koronare të shëndetshme, duke bërë të mundur furnizimin e zemrës me gjak të pasur me oksigjenin që i nevojitet.

Nivelet e larta të kolesterolit dhe presionit të gjakut ose pirja e duhanit mund të dëmtojnë brendësinë e arterieve, duke rezultuar në një grumbullim të pllakave brenda mureve arteriale dhe duke parandaluar rrjedhjen e gjakut. Kjo situatë sinjalizon fillimin e sëmundjes koronare të zemrës.

Sa më shumë pllaka të krijohet në arterie, aq më e ngushtë bëhet arteria, duke reduktuar më tej sasinë e gjakut që rrjedh në zemër. Kjo pakëson furnizimin e zemrën me oksigjen, duke shkaktuar dhimbje gjoksi.

Një arterie e ngushtuar e bllokuar tërësisht nga mpiksjet e gjakut rezulton në një atak në zemër (infarkt miokardi). Mungesa e gjakut të pasur me oksigjen çon në dëmtime të përhershme në muskujt e zemrës.

Ataku në zemër

Ataku në zemër fillon kur arteriet koronare që ushqejnë zemrën ose ndonjë nga degët e tyre bllokohen. Kjo rezulton në dëmtim të pakthyeshëm të muskulit të zemrës ose një atak fatal në zemër. Sulmet në zemër janë më të rëndat nga të gjitha sëmundjet koronare të zemrës.

Dy janë faktorët kryesorë që rrisin rrezikun e atakut në zemër: “rreziqet e pandryshueshme” dhe “rreziqet e ndryshueshme”. Rreziqet e pandryshueshme përfshijnë faktorët gjenetikë, moshën dhe të qenit mashkull. Burrat dhe njerëzit me anëtarë të familjes me një histori të hershme të atakëve në zemër janë në rrezik më të madh. Rreziqet gjithashtu rriten me kalimin e moshës.

Grupi i dytë janë “rreziqet e ndryshueshme”. Reduktimi i këtyre faktorëve të rrezikut varet tërësisht nga përpjekjet e individit. Pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), diabeti, nivelet e larta të yndyrave në gjak dhe obeziteti përfshihen të gjitha në këtë grup.

Simptoma kryesore e një ataku në zemër është një dhimbje në gjoks. Në rastet klasike të infarkteve, kjo dhimbje është e fortë dhe dërrmuese. Ndërhyrja e hershme është e një rëndësie ekstreme në sulmet në zemër dhe njohja e simptomave i mundëson individit të kërkojë ndihmë mjekësore pa humbur kohë.

Sëmundjet e valvulave të zemrës

Zemra ka katër valvula që hapen dhe mbyllen vazhdimisht, gjithmonë. Hapja dhe mbyllja joadekuate e valvulave mund të rezultojë në sëmundje të valvulave të zemrës.

Sëmundjet e valvulave mund të jenë të lindura ose të zhvilluara pas reumatizmit në fëmijëri, ose kalçifikimeve në pleqëri.

Ankesat mund të ndryshojnë në varësi se cila valvul është e sëmurë. Simptomat fillojnë të shfaqen me rritjen e ankesave. Këto janë përgjithësisht lodhje, lodhje e shpejtë, palpitacione, ndjesi bllokimi, vështirësi në frymëmarrje dhe këmbë të fryra që sinjalizojnë një edemë në trup.

Para çdo ankese, sëmundjet e valvulave mund të diagnostikohen rastësisht gjatë kontrolleve rutinë, kur mjeku dëgjon një zhurmë në zemër. Me rritjen e ankesave, mund të vendoset një diagnozë duke përdorur teknika të veçanta diagnostikuese si elektrokardiografia, grafia e kraharorit, ekokardiografia dhe kateterizimi i zemrës.

Aritmitë

Në aritmi, problemet lindin si pasojë e rrahjeve të zemrës. Edhe pse aritmitë zakonisht shihen te pacientët me një sëmundje kardiake tashmë ekzistuese, ato mund të zhvillohen edhe te njerëzit që nuk kanë probleme shëndetësore.

Disa të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për këto probleme dhe mund të diagnostikohen vetëm gjatë një kontrolli rutinë, ose pas një elektrokardiografie të bërë për një arsye tjetër. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm pacientësh konsultohen me mjekët e tyre me ankesa për palpitacione, rrahje të çrregullta të zemrës, ndjesi të parregullt në gjoks, ndjesi zbrazëtie, marramendje, gjendje të fikëti, ulje të fuqisë gjatë sforcimit dhe gulçim.

Endokarditi

Endokarditi është inflamacioni mikrobik i shtresës së brendshme të zemrës, i quajtur endokardium, i cili përfshin gjithashtu valvulat e zemrës. Simptomat ndryshojnë në varësi të pjesës së zemrës që është e infektuar dhe llojit të baktereve që shkaktojnë infeksionin.

Pacientëve u jepet antibiotikë në mënyrë intravenoze për të paktën 4-6 javë. Kirurgjia është një opsion në rast se dështimi i zemrës shkaktohet nga endokarditi ose për largimin e mpiksjes së gjakut.

Është e domosdoshme që endokarditi të trajtohet. Pacientët e zemrës në veçanti kanë nevojë për mbrojtje të kujdesshme.

Kardiomiopatitë (sëmundjet e muskujve të zemrës)

Të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1995, kardiomiopatitë janë sëmundje të muskujve të zemrës që rezultojnë në mosfunksionim të zemrës. Katër grupet e kardiomiopative janë si më poshtë:

  1. Kardiomiopatia e Dilatuar
  2. Kardiomiopatia Hipertrofike
  3. Kardiomiopatia restriktive
  4. Kardiomiopatia aritmogjene e ventrikulit të djathtë

Ka shumë faktorë që shkaktojnë kardiomiopati duke përfshirë sëmundjen e arterieve koronare, sëmundjen e valvulave të zemrës, hipertensionin, infeksionet sistemike, sëmundjet e sistemit metabolik, arsyet gjenetike si dhe një variant helmimi.

Kirurgjia mund të kryhet në rrethana kur mjekimi ose ndërhyrjet nuk mund të zbatohen.

Sëmundjet e arterieve të mëdha

Aneurizmat e aortës abdominale: Dëmtimi i murit të aortës bën që arteria më e madhe që del nga zemra të zgjerohet me 1.5 herë më shumë se madhësia e saj origjinale në zonën e barkut. Më shpesh vërehet te meshkujt e moshuar. Në përgjithësi ka 2-3 raste në çdo 10 mijë persona.

Njerëzit që pinë duhan, që kanë histori të aneurizmës familjare, janë më të moshuar ose të gjatë, ose kanë arterie të bllokuara, nivele të larta të kolesterolit ose sëmundje kronike të mushkërive dhe hipertension, janë në rrezik për zhvillim të aneurizmave të aortës abdominale.

Më së shpeshti, aneurizmat e aortës abdominale nuk shfaqin asnjë simptomë. Sëmundja zakonisht identifikohet kur pacienti konsultohet me mjekun për një ankesë tjetër mjekësore. Përafërsisht 25 për qind e pacientëve mund të kenë dhimbje të vazhdueshme ose të përkohshme të stomakut.

Aneurizma e aortës torakale: Këto janë aneurizma që formohen në aortën në zonën e gjoksit. Një zgjerim i lokalizuar prej afërsisht 4 cm quhet aneurizëm. 1-1,5 për qind e pacientëve me aneurizma torakale janë të moshës 65 vjeç e lart.

Pacientët e moshës 65 vjeç e lart janë më të prirë ndaj sëmundjes në vitet e mëvonshme. Aneurizmat torakale mund të shkaktohen nga diseksioni e aortës, aneurizma familjare, sëmundja e indit lidhor (Sindroma Marfan), traumat dhe sëmundjet infektive.

Aneurizmat e aortës torakale në përgjithësi nuk shfaqin asnjë simptomë. Aneurizmat e gjera mund të shkaktojnë dhimbje në gjoks, shpinë dhe bark. Ankesat janë të ngjashme me një atak në zemër. Megjithatë, simptoma të tjera mund të përfshijnë gjithashtu disfoninë, vështirësi në gëlltitje, kollë ose të vjella dhe gjakderdhje. Shfaqja e menjëhershme e këtyre simptomave mund të sinjalizojë praninë e një situate emergjente siç është çarja e aortës.

Diseksioni: Diseksioni i aortës është një çarje në murin e aortës. Progresi klinik mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes së çarjes së aortës.

Në shumicën e pacientëve, sëmundja shkaktohet nga hipertensioni. Mund të zhvillohet edhe si pasojë e sëmundjeve të ndryshme si aneurizma e aortës, sëmundjet e indeve të kolagjenit, stenoza e aortës, koarktimi i aortës dhe procedura të tjera mjekësore që lidhen me aortën. Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje të papritur, të fortë gjoksi dhe shpine, të përshkruara si të ngjashme me një goditje me thikë. Mund të shoqërohet edhe me ankesa të tilla si djersitje, ftohtësi, nauze dhe të vjella.

Embolitë periferike: Sëmundja vaskulare periferike (PVD) është ngushtimi ose shtrëngimi i venave të ndryshme nga venat koronare që furnizojnë zemrën. Shtrëngimi është aq i avancuar sa organet nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak.

Diabeti, hipertensioni afatgjatë, çrregullimi afatgjatë i metabolizmit të lipideve, historia familjare e aterosklerozës (ngurtësimi i enëve), sëmundja e gutës, ushtrimet e pamjaftueshme dhe varësia nga nikotina janë ndër faktorët e rrezikut.

Ankesa më e zakonshme është dhimbja. Megjithatë, karakteristikat e dhimbjes ndryshojnë: njerëzit me shtrëngim vuajnë nga dhimbja pasi ecin në një distancë të caktuar. Me rritjen e shtrëngimit, distanca e ecjes zvogëlohet. Zakonisht ndihen si ngërçe. Megjithatë, dhimbja zhduket pas pushimit për 2-5 minuta.

Shtrëngimet e venave (tromboza venoze): Shtrëngimet e venave të shkaktuara nga një mpiksje e vogël në venë ndonjëherë mund të mos kenë asnjë simptomë. Sidoqoftë, mpiksja më e vogël mund të jetë kërcënuese për jetën në varësi të vendndodhjes së saj. Metodat kirurgjikale zbatohen përdoren te pacientët që nuk i përgjigjen trajtimit mjekësor, të cilët vuajnë nga rreziku i gangrenës dhe që kanë emboli pulmonare intensive.

Venat varikoze

Venat varikoze përkufizohen si zgjerim, zgjatje dhe përdredhje e venave në këmbë. Ato vërehen në 10-20% të popullsisë perëndimore. Mundësia e venave varikoze është proporcionale me moshën. Çdo një në dy persona mbi 50 vuan nga venat varikoze.

Ekzistojnë 4 lloje të venave varikoze:

Rrjeta e merimangës: Këto vena vendosen në sipërfaqe të lëkurës. Kanë një diametër prej 1 mm ose më pak, nuk mund të ndihen në prekje dhe zakonisht kanë ngjyrë të kuqe. Ato janë forma lineare të përhapura në formën e një ylli ose një rrjete merimange dhe mund të përhapen në të gjithë këmbën.

Varikoza retikulare: Është e vështirë të ndjesh këtë lloj varikoze që është pak e fryrë në lëkurë, ka një diametër më të vogël se 4 mm dhe ka ngjyrë blu.

Venat varikoze të venave të mëdha (Saphena varicose vein): Këto janë venat varikoze që ndihen dhe shihen lehtësisht dhe që formojnë kthesa të mëdha përgjatë safenës së madhe dhe të vogël. Ato kanë diametër më pak se 3 mm. Teksa kalojnë nën lëkurë, zakonisht nuk e ndryshojnë ngjyrën e lëkurës, duke parë vetëm reflektimin e gjelbër të venës. Ënjtjet bëhen më të theksuara kur qëndroni në këmbë dhe zhduken kur shtriheni dhe ngrini këmbët.

Venat e thella të mëdha varikoze: Këto janë në shtresën e thellë të këmbëve. Venat varikoze nuk mund të vërehen në lëkurë, megjithatë shkaktojnë ënjtje dhe çrregullim të qarkullimit të gjakut në këmbë.

Ato janë më të zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt dhe tek njerëzit me histori familjare të venave varikoze. Venat varikoze mund të shfaqen gjithashtu si rezultat i obezitetit, plakjes, shtatzënisë, menopauzës, qëndrimit të zgjatur në këmbë, ngushtimit dhe çrregullimeve të valvulave në venat e thella.

Shkaku i saktë i venave varikoze është i panjohur. Shkaku kryesor është zmadhimi i venës për shkak të një deformimi strukturor në murin e venës. Kjo çon në një rrjedhje të kundërt të gjakut për shkak të një mosfunksionimi të valvulës në venë. Kjo rrjedhje e kundërt e bën më të vështirë kthimin e gjakut në zemër, duke rritur gradualisht presionin në venë. Rritja e presionit i zmadhon më tej venat, duke krijuar një rreth vicioz.

Venat varikoze gjithashtu kanë shkaqe më pak të zakonshme. Tek individët që kanë një venë të thellë të ngushtuar, vena sipërfaqësore që mbart 10 për qind të gjakut në këmbë përmbledh të gjithë kthimin e gjakut venoz në këmbë. Prandaj diametri rritet dhe formon venat varikoze.

Shërbimet e kujdesit për zemrën në qendrat e kujdesit shëndetësor Acıbadem

Shërbimet e kujdesit për zemrën ACIBADEM përfshijnë:

Embolia kardiovaskulare

  • Stres-Testi
  • CT Angiografia koronare
  • Shintigrafia me perfuzion e miokardit
  • Tomografia e Emetimit të Pozitroneve
  • Koronarografia
  • Aplikime të stentit koronar dhe angioplastika me balonë
  • Bypass-i i  koronareve
  • Bypass-i Robotik i koronareve
  • Bypass-i koronar me prerje të vogël

Sëmundjet e valvulave të zemrës

  • Ekokardiografia
  • Angiografia dhe Kateterizimi
  • Valvuloplastika perkutane
  • Metoda e implantimi i valvulës së aortës me anë të kateterit (TAVI)
  • Kirurgjia Robotike e Valvulave
  • Kirurgji valvulare me prerje të vogël

Aritmitë

  • Monitorimi me Holter
  • Studim elektrofiziologjik diagnostik (EPS)
  • Ablacioni me kateter
  • Implantimi i stimuluesit kardiak të përhershëm dhe të përkohshëm
  • Implantimi i AICD
  • Implantimi i stimuluesit kardiak me tre dhoma

Sëmundjet vaskulare të aortës

  • Riparimi endovaskular i aneurizmës (EVAR)
  • Riparimi endovaskular i aneurizmës torakale (TEVAR)
  • Trajtimi Hibrid
  • Riparimi kirurgjikal
  • TAVI

Embolitë periferike

  • Echo Doppler
  • CT Angiografia
  • Rezonanca magnetike me imazhe (MRI)
  • Angiografia dixhitale subtraksionale (DSA)
  • Aplikimi i stentit në aortën karotide (CAS)
  • Endarterektomia në Aortën Karotide (CEA)
  • Bypass-i periferik kirurgjikal
  • Bypass-i periferik endoluminal

Venat varikoze

  • Laseri transdermal
  • Skleroterapia
  • Kirurgjia varikoze
  • Kirurgjia Endovenoze e Venave varikoze

Kardiomiopatitë

  • Trajtim me ndërhyrje (Ablacioni)
  • Trajtimi kirurgjikal

Sëmundjet e lindura të zemrës

  • Kardiologjia Pediatrike
  • Kardiokirurgjia Pediatrike
  • Trajtimi i sëmundjeve të lindura të zemrës me kateter

Trajtimi i sëmundjeve të lindura të zemrës

Rehabilitimi kardiak

Pse duhet të zgjidhni Qendrën e Kujdesit për Zemrën Acıbadem?

Që nga viti 2002, Grupi për Kujdesin Shëndetësor ACIBADEM kontrollon performancën e tij mjekësore dhe administrative përmes treguesve të performancës. Siguria dhe kënaqësia e pacientit  janë prioriteti ynë kryesor. ACIBADEM i sheh rezultatet që merr në kujdesin ndaj zemrës – dhe të gjitha degët e tjera – si një udhëzues për ofrimin e një kujdesi më të mirë ndaj pacientit.

– Kriteret e “Euroscore” parashikojnë vdekshmërinë e pritshme në kirurgjinë e hapur të zemrës 3.8%, ndërsa përqindja në ACIBADEM është 1.6%.

– Kriteri i “Euroscore” përcakton shkallën e pritshme të vdekshmërisë në bypass-in koronar 2.7%, ndërsa përqindja në ACIBADEM është 1.0%.

Operacionet për të moshuarit, diabetikët ose pacientët me një histori ataku në zemër, ndërhyrje kirurgjikale në zemër, çrregullime të tkurrjes dhe zgjerimit të zemrës dhe mosfunksionim të veshkave, mëlçisë dhe mushkërive përballen me rreziqe më të larta gjatë operacioneve. Ekzistojnë pikë të ndryshme rreziku për një vlerësim objektiv të pacientit duke marrë parasysh faktorë të tillë. Në këto pikëzime, llogariten numrat e ponderuar të rrezikut. “Euroscore” është sistemi më i përdorur i pikëve,

ACIBADEM ofron një standard të lartë të diagnostikimit, trajtimit dhe shërbimeve mbështetëse moderne për sëmundjet kardiovaskulare te të rriturit dhe fëmijët.

Kirurgjia Robotike: Teknologjia më e fundit në Kujdesin e Zemrës

Kardiokirurgji Robotike dhe Kardiokirurgjia Minimalisht Invazive

Kardiokirurgjia robotike e zemrës, e cila kërkon teknika dhe strukturë të avancuar, përdoret vetëm në një numër të kufizuar qendrash në botë, përfshirë SHBA-në. Spitali ACIBADEM Maslak ka qenë një pionier në kardiokirurgjinë robotike. Ndërhyrjet e para të realizuara në botë dhe në Turqi nëpërmjet operacioneve me kirurgji robotike:

Performanca e robotit da Vinci në Spitalin ACIBADEM Maslak:

  • Aneurizma (balonimi) i barkushes së majtë të zemrës për herë të parë në botë
  • Riparimi i parë i valvulës mitrale të komplikuar në Turqi
  • Zëvendësimet e para të valvulës mitrale.

Pacientët me arterie koronare pa sëmundje vaskulare operohen me metodën robotike në mënyrë rutinë nëse strukturat e tyre anatomike janë të përshtatshme. Për më tepër edhe riparimi i valvulës mitrale, zëvendësimi i valvulës mitrale dhe ndërhyrja në valvulën trikuspidale mund të kryhen te pacientët me strukturë anatomike të përshtatshme. Shkalla e suksesit teknik në kardiokirurgjinë robotike është 90%.

Pse Kardiokirurgjia Robotike – Minimalisht Invazive?

  • Më pak gjakderdhje
  • Më pak nevojë për transfuzion gjaku
  • Më pak dhimbje
  • Rrezik më të ulët të infeksionit
  • Dalje më e shpejtë nga spitali
  • Shërim më i shpejtë
  • Më estetike

Përparësitë e Kirurgjisë Robotike dhe Minimalisht Invazive

Shkalla e suksesit të operacionit rritet: Falë kamerës tredimensionale, ajo lejon një fushëpamje të lehtë të vendeve që janë më të vështirat për t’u vëzhguar. Për më tepër, krahët e robotit janë në gjendje të rrotullohen 540 gradë dhe të lëvizin në 6 drejtime. Për shkak se pajisjet e përdorura janë shumë të vogla, ato mund të arrijnë në vende ku dora e njeriut nuk mund të shtrihet. Për shembull, shkalla e suksesit të fiksimit të valvulës kardiake rritet duke përdorur këtë metodë. Pacienti ka më pak dhimbje: Për shkak se operacioni realizohet me seksione të vogla, pacientët ndjejnë më pak dhimbje në krahasim me një operacion të hapur. Lëkura nuk ka plagë të mëdha kirurgjikale: Për shkak se procedurat realizohen nga 3 ose 4 vrima nga 8 milimetra secila, nuk ka mbetur asnjë shenjë shqetësuese estetike në lëkurë. Periudha e shtrimit në spital është më e shkurtër: Falë një prerjeje të vogël gjatë operacionit dhe humbjes më të pakët të gjakut, pacientët mund të dalin nga spitali brenda 1-2 javësh edhe në operacionet më të komplikuara. Kthim më i shpejtë në punë dhe në jetën sociale: Dëmtime minimale ndodhin në vendin e operacionit. Pra, është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë për pacientin të ngrihet në këmbë dhe t’i bashkohet sërish aktiviteteve të zakonshme fizike. Ulja e shkallës së hemorragjisë: Zonat e hemorragjisë mund të shihen qartë falë kamerave tredimensionale me rezolucion të lartë që mund të zmadhojnë vendin e operacionit. Pra, humbja e gjakut është minimale, madje nuk kërkon transfuzion gjaku për pacientin.

Nuk ka probleme me kockën e kraharorit: Për shkak se prerja e kockës së kraharorit nuk është e nevojshme, nuk haset asnjë rrezik si p.sh. zhvendosja ose infektimi i kockës së kraharorit. Spitali Maslak ka qenë një qendër pioniere në kardiokirurgjinë robotike. Disa nga ndërhyrjet e para në botë dhe në Turqi janë realizuar këtu nëpërmjet operacioneve me kirurgji robotike.

Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës

Metodat e ndërhyrjes

Koronarografia: Kjo është metoda më e besueshme e përdorur për të testuar strukturën anatomike të ngushtimit të arterieve dhe për të ofruar vlerësim funksional me teknika suplementare.

Metoda përdoret tek pacientët, rezultatet e të cilëve nga testet e tjera sugjerojnë ngushtim koronar, pacientët të cilët janë planifikuar për angioplastikë me stent ose balon, ose në diagnostikimin dhe trajtimin e atakut urgjent në zemër.

Procedura kryhet në laboratorin e kateterit, duke bërë të nevojshme shtrimin në spital. Pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë procedurës, por vetëm një ndjesi ngrohtësie që përhapet në të gjithë trupin gjatë disa sekondave të injektimit të një lënde radio-opake. Në kushte normale procedura është e shkurtër, zgjat vetëm 5 deri në 10 minuta.

Ajo ka një shkallë vdekshmërie jashtëzakonisht të ulët kur kryhet nga personel me përvojë në qendra me përvojë (< 0.1%).

Pas procedurës, pacienti duhet të monitorohet për 2 deri në 6 orë në spital.

Angiografia nëpërmjet kyçit të dorës: Angiografia luan një rol shumë të rëndësishëm në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Me ndihmën e teknologjive të zhvilluara së fundmi, mund të bëhet nga kyçi i dorës në vend të zonës inguinale. Nëse ekziston ngushtim në venat në regjionin inguinal ose nëse regjioni inguinal nuk është i përshtatshëm për shkak të mbipeshës, preferohet angiografia nga kyçi i dorës.

Mund të përdoret në 99 për qind të pacientëve. Komplikimet e venave tek pacienti vërehen shumë rrallë. Pas procedurës, pacienti është në gjendje të ulet, të ecë dhe të hajë. Pacienti mund të kthehet në jetën e tij të përditshme brenda të njëjtës ditë.

Mjekimi

Angioplastika koronare dhe aplikimet e stentit: Angioplastika koronare (endarterektomia me balon) është zgjerimi i ngushtimeve lokale në arteriet koronare duke përdorur metoda jo kirurgjikale. Një “tel udhëzues” futet dhe shtyhet nga aorta inguinale në arteriet koronare. Një balon i shfryrë rrëshqet nëpër këtë tel derisa të arrijë në zonën e ngushtuar. Kur baloni fryhet nga jashtë (rreth 3cm gjatësi dhe 3-4cm gjerësi), ngushtimi në venat koronare hiqet.

Megjithatë, jo çdo ngushtim koronar është i përshtatshëm për këtë metodë. Për disa pacientë, operacioni i bypass-it mund të jetë i nevojshëm, ndërsa për të tjerët ilaçet për zemrën mund të jenë një formë efektive dhe e sigurt e trajtimit. Vendime të tilla duhet të merren vetëm nga specialistët përkatës.

Kirurgjia e bypass-it: Në varësi të shkallës së ngushtimeve arteriale, mjeku mund të rekomandojë ndërhyrjen e bypass-it për arteriet koronare. Kjo ndërhyrje korrigjon qarkullimin e gjakut që furnizon zemrën, duke rikthyer kështu shëndetin. Kirurgjia e bypass-it koronar mund të ofrojë një shans të dytë për zemrën dhe për jetën tuaj.

Kirurgjia e bypass-it të arteries koronare ri-furnizon zemrën me gjak përmes formimit të një rruge tjetër, përveç arteries së ngushtuar ose të ngushtuar. Në rast të më shumë se një arterie të ngushtuar, kërkohet më shumë se një bypass.

Arteria që do të përdoret për bypass-in, e njohur edhe si graft, merret nga gjoksi, krahu ose këmba dhe ngjitet në arterien koronare të ngushtuar. Graftet më të përdorura janë arteriet e brendshme torakale, aorta nga krahët dhe vena nga këmbët. Duke qenë se zonat e origjinës së këtyre venave kanë vena shtesë, heqja e tyre nuk ndikon në qarkullimin e gjakut në trup.

Kirurgjia me prerje të vogla: Kirurgjia endoskopike është një metodë minimalisht invazive në të cilën operacioni kryhet si operacioni me zemër të hapur por duke përdorur pajisje speciale endoskopike përmes një prerje të vogël të bërë në zonën e kraharorit. Gjatë operacionit, të gjitha instrumentet kirurgjikale janë nën kontrollin e kirurgut. Ndërkohë, kamera endoskopike mund të përdoret për të parë zonën e operacionit.

Bypass-i koronar duke përdorur metodën endoskopike mund të përdoret për riparimin e valvulave, implantimin e valvulës dhe riparimin e defekteve të septumit ventrikular dhe ablacionin për trajtimin e ritmit.

Krahasuar me kirurgjinë e hapur, lëvizshmëria është më e lartë dhe shërimi i plagëve është shumë më i shpejtë. Pas operacionit, pacientët kthehen në punë dhe rifillojnë jetën aktive shumë më herët. Megjithatë, struktura e murit të sternumit dhe anatomia e zemrës duhet të jenë të përshtatshme për këtë metodë.

TAVI: Implantimi transkateterik i valvulës së aortës (TAVI) përfshin implantimin e një valvule aortale në zemër duke përdorur metodën e kateterit pa kirurgji të hapur. Në operacionet e implantimit të valvulave në mbarë botën dhe në Turqi përdoren valvulat kardiake biologjike. Në metodën TAVI, kjo valvul biologjike vendoset në një këllëf tek stenti dhe kur hapet, pozicionohet fort në zonën e implantimit të valvulës.

Në këtë metodë mund të përdoren dy teknika të ndryshme. Në teknikën e parë, e ngjashme me angiografinë valvulare, valvula shtyhet nga zona inguinale në zemër me ndihmën e një kateteri. Kur arrihet në vendin e duhur, mekanizmi i stentit hapet. Teknika e dytë përdoret kur ka një ngushtim në rajonin inguinal ose në rajonin e barkut që do të përdoret për të hyrë në zemër. Më pas bëhet një prerje e vogël prej 4 deri në 5cm në murin e përparmë të sternumit për të hyrë në pikën fundore të zemrës. Valvula vendoset me ndihmën e një kateteri për të arritur në zemër. Në të dyja metodat, nuk ka nevojë që zemra të jetë e ndaluar dhe të kryhet operacion i hapur. Procedura mund të kryhet nën anestezi lokale.

Pacientët dërgohen në dhomat e tyre pas procedurës TAVI. Gjatë kësaj kohe pacientit i jepen antikoagulantë dhe monitorohet në kushte normale për 4-5 ditë dhe më pas del nga spitali. Pas disa ditësh pushimi, pacienti kthehet për një ekzaminim pasues dhe rifillon jetën e përditshme. Metoda TAVI rekomandohet kryesisht për pacientët me rrezik të lartë, të cilët përndryshe nuk do të mund të duronin operacionin e hapur të implantimit të valvulës. Gjithashtu, mund të përdoret për pacientët që kanë pengesa të tjera për të kryer operacion të hapur. Metoda TAVI është vërtetuar se është efektive për pacientë të tillë dhe zgjat jetën e tyre dhe përmirëson gjendjen e tyre klinike.

Megjithëse TAVI është një metodë e zhvilluar së fundmi, zhvillimet teknologjike, përvojat e aplikimit dhe rezultatet shkencore tregojnë se ajo do të bëhet shumë më e zakonshme.

TAVI në ACIBADEM: Procedurat TAVI janë kryer në mjedise eksperimentale që nga viti 2002 dhe tek njerëzit që nga viti 2004 në mbarë botën. Operacioni është zbatuar me sukses në një numër qendrash të njohura si në SHBA ashtu edhe në Evropë që nga viti 2010. Në Turqi është përdorur për herë të parë në vitin 2009. Ekipi i Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiovaskulare pranë ACIBADEM ka në dispozicion pajisjet e nevojshme për të kryer këtë metodë të re dhe të suksesshme trajtimi si dhe kanë eksperiencën e nevojshme që të zbatojnë me sukses procedurën TAVI.

Procedura organizohet dhe kryhet nga një ekip i përbërë nga shumë specialistë të disiplinave të ndryshme, duke përfshirë kirurgjinë kardiovaskulare, kardiologjinë, anestezinë dhe reanimacionin si dhe radiologjinë.

Opsionet e diagnozës dhe trajtimit

Ashtu si me të gjitha sëmundjet e tjera, diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve të zemrës është thelbësor për trajtimin e suksesshëm. Kontrollet e rregullta dhe monitorimi i kujdesshëm i shëndetit të zemrës suaj është kushti i parë i diagnostikimit të hershëm. Qendrat e Kujdesit për Zemrën ACIBADEM ofrojnë diagnostikim dhe trajtim duke përdorur pajisje moderne.

EKG-ja

Elektrokardiografia (EKG) është një pajisje që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës për të ekzaminuar muskulin kardiak dhe funksionimin e tij. Përdoret për vlerësime të shpejta, veçanërisht në raste urgjente.

EKG-ja është një mjet i rëndësishëm në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare, anomalive strukturore dhe aritmive. Monitorimi dhe interpretimi i EKG-së mund të kryhet shpejt.

Testi i EKG-së në efort

Ky është një test ushtrimesh i kryer rutinë sipas një protokolli sistematik dhe specifik. Ai bazohet në interpretimin e regjistrimeve të EKG-së të marra nëpërmjet elektrodave të vendosura në gjoks gjatë ushtrimeve. Testi zakonisht zgjat 5 deri në 10 minuta, por ndryshon në bazë të moshës dhe gjendjes së pacientit.

Është një test që monitoron modelin e funksionimit të zemrës nën përpjekje dhe përdoret për të identifikuar embolitë që normalisht nuk shfaqin simptoma në jetën e përditshme.

Interpretimi i testit të EKG-së në efort për diagnostikim duhet të bëhet nga mjekë me përvojë për të shmangur keqinterpretimet për disa sëmundje të tjera me gjetje të ngjashme.

Ekokardiografia

Ekokardiografia është një mjet diagnostikues dhe hulumtues që mundëson ekzaminimin e strukturës, patologjitë dhe funksionet e zemrës duke përdorur valët zanore.

Duke përdorur ekokardiografinë është e mundur të ekzaminohen lëvizjet dhe zgavrat e mureve të barkusheve, rritja e muskujve të zemrës dhe valvulave të zemrës. Gjithashtu bën të mundur vëzhgimin e strukturës dhe funksionalitetit të valvulave artificiale të implantuara. Pothuajse të gjitha sëmundjet kongjenitale të zemrës diagnostikohen duke përdorur këtë metodë.

Nuk ka efekte anësore të dëmshme për pacientët dhe mund të përdoret lehtësisht. Pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë procedurës.

Monitorimi me Holter

Një monitor Holter përdoret për të monitoruar ritmin kardiak ose presionin e gjakut të pacientit. Pajisje të veçanta në madhësinë e telefonave celularë përdoren për regjistrimin e EKG-së dhe matjen e presionit të gjakut. Pajisjet fiksohen në trupin e pacientit për zakonisht 24 orë ose më shumë. Pajisjet matin vazhdimisht ritmin kardiak dhe presionin e gjakut.

Zakonisht përdoret për të monitoruar ritmin kardiak dhe presionin e gjakut të pacientit në jetën e përditshme. Mjekët e përdorin këtë test pas dyshimit për një ritëm jonormal kardiak ose një çekuilibër në presionin e gjakut.

Monitori Trans-Telefonik

Një pajisje regjistrimi, e ngjashme me pajisjen Holter, i është bashkangjitur pacientit për të monitoruar funksionet kardiake.

Në rrethana normale, pajisja Holter mund të qëndrojnë tek pacienti për dy deri në tre ditë. Megjithatë, në pacientët të cilët vetëm rrallë ndjejnë ndonjë shqetësim, simptomat mund të mos shfaqen gjatë kohës së bartjes së pajisjes Holter. Në raste të tilla, mund të përdoret një pajisje telemjekësie që funksionon në mënyrë trans-telefonike.

Ekokardiografia nën stres

Ekokardiografia e bërë gjatë periudhave të pushimit përcakton gjerësinë e zgavrës kardiake, keqfunksionimet në lëvizjen e murit dhe funksionet e tkurrjes së zemrës. Mund të ndihmojë në diagnostikimin indirekt të sëmundjes së arterieve koronare. Ndihmon gjithashtu në identifikimin e sëmundjeve të tjera si kardiomiopatia që bashkëshoqëron sëmundje të tjera të valvulave, infeksione të membranës kardiake, një çarje në aortë dhe trashje të tepërt të zemrës që mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekokardiografia nën stres mund të përdoret së bashku me EKG-në në efort për të identifikuar vendndodhjen e sëmundjes vaskulare.

Shintigrafia me perfuzion e miokardit

Shintigrafia me perfuzion e miokardit përdoret kryesisht për të identifikuar ndonjë problem në akumulimin e gjakut në muskulin kardiak. Ajo jep informacion në lidhje me grumbullimin e gjakut në zemrës në dy kushte të ndryshme, njëra nën stres (për shembull, gjatë stërvitjes) dhe tjetra në pushim.

Shintigrafia e miokardit mund të përdoret për të identifikuar sëmundje serioze të arterieve koronare. Ndjeshmëria dhe saktësia e saj në diagnostikimin e sëmundjeve të rënda vaskulare është rreth 90 për qind. Gjetjet e marra gjatë testit japin gjithashtu informacion mbi rrezikun e vdekshmërisë, funksionet kardiake dhe dështimin e avancuar kardiak të pacientit, dhe të dhëna jetike për marrjen e një vendimi për kursin e duhur të trajtimit.

Flash CT-ja

Flash CT-ja është një metodë radiologjike e diagnostikimit që krijon një imazh me anë të prerjes tërthore të zonës së ekzaminuar duke përdorur rreze X.

Si një metodë radiologjike e diagnostikimit, Flash CT-ja është në gjendje të sigurojë imazhe të gjitha pjesëve të trupit, veçanërisht skanimet kardiake dhe pulmonare.

Zemra mund të skanohet në 250 milisekonda. Kur krahasohet me sistemet me një tub dhe një detektor të vetëm, ai i ofron imazhet për gjysmën e kohës. Ai lejon që zemra të skanohet në 250 milisekonda, me një shkallë saktësie 99%. (një e katërta e kohës së rrahjeve të zemrës). Kështu, edhe pse në rastet kur rrahjet e zemrës së pacientit janë mbi 100 rrahje në minutë, nuk lind nevoja për të ngadalësuar zemrën me mjekim. Flash CT-ja është një mjeti i skanimit që lëshon nivelin më të ulët të rrezatimit. Skanimi i zemrës mund të përfundojë me 80 për qind më pak rrezatim. Mund të përdoret në procedurat rutinë si një metodë diagnostikuese kardiologjie jo invazive.

MRI-ja e zemrës

MRI-ja ofron informacion të vlefshëm mbi sëmundjet e lindura kardiake dhe kavitetet kardiake dhe mundëson vlerësime të hollësishme të strukturave të arterieve kryesore që hyjnë dhe dalin në zemër. Ajo plotëson gjetjet e ekokardiografisë pa ndikuar negativisht te pacienti. Ofron informacion të detajuar në vlerësimin e ngushtimeve kardiovaskulare, shkallën e efektit të një ataku kardiak në muskujt e zemrës dhe gjendjen e zemrës në ruajtjen e vitalitetit dhe funksionalitetit të saj. MRI-ja ka nivelin më të lartë të ndjeshmërisë diagnostikuese në vlerësimin e sëmundjeve të muskujve të zemrës dhe masave në zemër.

Ndryshe nga metodat tradicionale të imazherisë, MRI-ja nuk përmban rrezatim dhe valë ultratinguj. Imazhet e sakta të organeve shfaqen duke përdorur parametra fiziologjikë.

PET CT-ja

PET CT-ja është një ekzaminim kardiak i bazuar mbi shintigrafinë. Kjo metodë përdoret për të vëzhguar mbajtjen e vitalitetit të zemrës. Përdoret kryesisht për të marrë informacion të detajuar mbi funksionin dhe vitalitetin e qelizave kardiake, duke dhënë rezultate të sakta mbi vitalitetin e indit kardiak. Ajo ofron udhëzime për të përcaktuar nëse operacioni i bypass-it do të ishte i dobishëm për një pacient me rrezik të lartë.

Histori të fundit me pacientët

Zemra, nje nga operacionet me te rrezikshme
Zemra, nje nga operacionet me te rrezikshme

Pacienti i quajtur Adriatik Kovaci, per shakak te problemeve me zemren, ka ardhur per kurim ne Grupin e Spitaleve Acibadem. Qellimi i shtrimit te pacientit ishte per operacionin e Ndrimit te Valves se Zemres dhe ky eshte vertet nje operacion i rrezikshem dhe kerkon shume kujdes. Per me teper pacienti vuante edhe nga hemoroidet, te […] Lexo më shumë
Amina Halilic – Heart Care – Bosnia
Amina Halilic – Heart Care – Bosnia

Wasn’t able to be treated in Switzerland but was cured in Turkey Robotic surgery, in Turkey, used to treat 16 year old girl from Bosnia Herzegovina, with heart valve troubles. With a heart valve condition, 16 year old Amina Halilic from Bosnia Herzegovina, was first taken to Switzerland by her parents. Here, she was told […] Lexo më shumë

Lajme dhe Artikuj të Fundit

Ditët e Zemrës në Acıbadem II
Ditët e Zemrës në Acıbadem II

Në botë, çdo vit lindin më shumë se 1 milion bebe me sëmundje të lindur të zemrës. Më 23 nëntor 2019, Acıbadem organizoi një event një-ditor në Spitalin Acıbadem Altunizade në Stamboll, i cili i’u kushtua “Transpozimit të arterieve të mëdha: Nga i porsalinduri tek pacienti në moshën madhore”. Ky simpozium mblodhi kardiologë pediatrikë dhe […] Lexo më shumë
Epoka TAVI në riparimin e valvulës së aortës!
Epoka TAVI në riparimin e valvulës së aortës!

Përdorimi i Metodës TAVI ka filluar të bëhet më i zakonshëm në të gjithë botën si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe një qasjeje që i jep përparësi rehatisë së pacientit. Ajo bën të mundur që sëmundjet e valvulës së aortës të trajtohen pa nevojën për kirurgji të hapur. Deri para disa vitesh, pacientët me kalçifikim […] Lexo më shumë
Epoka TAVI Në riparimin e valvulave të aortës!
Epoka TAVI Në riparimin e valvulave të aortës!

Metoda TAVI, përdorimi i se cilës ka filluar të jetë më i zakonshëm në të gjithë botën si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe një qasje që i jep përparësi ngushëllimit të pacientit, bën të mundur trajtimin e sëmundjeve të valvulës se aortes pa pasur nevojë për kryerjen e kirurgjise  së hapur. Disa vjet më parë, […] Lexo më shumë

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko