Departamentet e Ortopedisë dhe Traumatologjisë pranë ACIBADEM ofrojnë cilësinë më të lartë të kujdesit në shumë sëmundje ortopedike për pacientët e të gjitha moshave. Ortopedët në ACIBADEM janë të specializuar në një mori fushash si: ortopedia e përgjithshme, rehabilitimi ortopedik, dëmtimet sportive, artroskopia dhe kirurgjia në gju, kirurgjia e shpatullës dhe bërrylit, mikrokirurgjia e dorës dhe e kyçit të dorës, kirurgjia e këmbës dhe e kyçit të këmbës, kirurgjia e këllkut, zëvendësimi i artikulacioneve, mikrokirurgjia, onkologjia muskulo-skeletale, transplantimi, kirurgjia e shtyllës kurrizore, inxhinieria e rehabilitimit, trauma dhe ortopedia për fëmijë.
Në Departamentin e Ortopedisë ofrohen teknikat më moderne të diagnostikimit dhe trajtimet më të reja për të gjithë sistemin muskulo-skeletik, për sëmundjet e shtyllës kurrizore dhe për traumat.
Për më shumë informacion mbi sëmundjet e shtyllës kurrizore dhe trajtimin e tyre vizitoni Qendrën tonë të Shtyllës Kurrizore, e cila është një nga qendrat tona të ekselencës.
Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofron cilësinë më të lartë të trajtimit mjekësor dhe kirurgjikal për dëmtimet në lidhje me sportet, me anë të aparaturave të fjalës së fundit, të përdorura nga praktikuesit dhe studiuesit kryesorë të mjekësisë sportive.
Përmes ofrimit të përsosmërisë në mjekësinë sportive, fizioterapisë dhe rehabilitimit, kirurgjisë ortopedike, mjekësisë kardio-pulmonare, fiziologjisë së ushtrimeve, biomekanikës së aplikuar dhe algologjisë, Klinika e Ortopedisë dhe Mjekësisë Sportive pranë ACIBADEM plotëson nevojat e klubeve dhe federatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ato të sportistëve amatorë dhe profesionistë.
ACIBADEM ofron një gamë të plotë shërbimesh nga trajtimi parandalues i dëmtimeve deri në përmirësimin e performancës. Klinika ofron mbështetje klinike, njohuri dhe lehtësira për të maksimizuar trajnimin dhe potencialin konkurrues të sportistëve amatorë dhe profesionistë. Programet stërvitore dhe të edukimit të hartuara posaçërisht përfshijnë fitness dhe shërbime mbështetëse si të ushqyerit dhe dieta, psikologji, fiziologji dhe trajnimin fizik. Klinika gjithashtu trajton dëmtimet sportive dhe ofron shërbime kontrolli për atletët.
Procedurat e trajtimit të kryera nga specialistët e Klinikës Sportive pranë ACIBADEM mundësojnë që atletët të kthehen më shpejt në karrierën e tyre profesionale.
Disiplina e Mjekësisë Sportive është e përbërë nga një staf prej dy mjekësh të mjekësisë sportive dhe një fiziolog për ushtrimet. Mjekët kanë përvojë si konsulent dhe mjekë të grupit për ekipin kombëtar të futbollit turk dhe klubet kryesore të futbollit. Ata gjithashtu kanë shërbyer si konsulentë dhe mjekë të grupit për sporte të tjera si basketbolli, volejbolli, hendbolli, mundja, kanotazhi dhe tenisi. Shërbimet e ofruara nga ekipi ynë i mjekësisë sportive janë si më poshtë:
Disiplina e fiziologjisë së ushtrimeve kryesisht vlen për katër grupe të ndryshme të pacientëve dhe vizitorëve: Grupi i parë përbëhet nga atletë të shëndetshëm që marrin shërbime parandaluese ose të orientuara nga performanca si vlerësimi i performancës, testimi i ushtrimeve, recetat, këshillimi, etj. Grupi i dytë përbëhet nga sportistë aktivë amatorë ose profesionistë në procesin e kthimit në sport pas një dëmtimi ose pas një operacioni. Grupi i tretë i pacientëve janë ata me një stil jetese sedentare ose ata të përfshirë në sporte rekreative të cilët kryejnë testime dhe shërbime të aftësive diagnostikuese dhe funksionale në planifikimin e ushtrimeve. Grupi përfundimtar përbëhet nga pacientë të prekur nga një sëmundje kronike të tilla si hipertensioni, sindromi metabolik, diabeti ose mbipesha.
Shërbimet laboratorike të ritmit, ekokardiografia, stërvitja dhe testet jo-invazive siç është monitorimi ambulator i presionit të gjakut, ndërhyrjet siç janë angiografia, kateterizimi, elektrofiziologjia kardiake dhe ablacioni, kryhen pranë Grupit të Kujdesit Spitalor ACIBADEM. Për lojtarët e futbollit, ACIBADEM ofron në mënyrë të veçantë shërbimet e mëposhtme nga pikëpamja e kardiologjisë:
Me 1.000 m2 ambiente të mbyllura dhe 350 m2 hapësira në natyrë, Njësia e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit (PM & R) është krijuar për t’u kujdesur për të gjitha llojet e dëmtimeve sportive ose për çdo lloj problemi shëndetësor nga diagnostikimi i tij deri në kthimin e sportistit në lojë. Ekipi i PM & R është përgjegjës për vlerësimin e plotë mjekësor të të gjithë atletëve. Ortopedët, mjekët sportivë dhe fizioterapistët përpiqen që lojtarët të kthehen në rrugën e duhur në kohën më të shpejtë të mundshme, dhe në gjendjen më të mirë mjekësore dhe fizike.
Mjekët e ekipit të fizioterapisë pranë Klinikës Sportive ACIBADEM janë me përvojë në të gjitha aspektet e rehabilitimit sportiv, me fokus specifik në futboll, dhe kanë kualifikime shtesë në osteopati, në terapinë manuale dhe në fiziologjinë e ushtrimit. Shtatëmbëdhjetë kuti trajtimi në dy sektorët kryesorë të njësisë mundësojnë të gjitha llojet e modaliteteve në një spektër shumë të gjerë të fizioterapisë. Njësia e Fizioterapisë është e pajisur me një pishinë rehabilitimi dhe stërvitjeje që ka pajisje si hidro-masazh dhe pishinë të pafund, një pistë me kontroll të gravitetit të përshtatur, një sistem izokinetik, sisteme vlerësimi dhe përmirësimi të balancës, trajtim ESWT dhe shumë modalitete të tjera. Fusha e barit artificial e rekomanduar nga FIFA 36 × 8 metra dhe pista vrapuese prej 40 × 1.65 metër përdoren si nga futbollistët ashtu edhe nga atletët e tjerë në fazat e rikuperimit dhe rehabilitimit.
Njësia e Biomekanikës së Aplikuar përdor sisteme të shpejtësisë së lartë të kamerave dhe analiza të sistemit të lëvizjes që mundësojnë vlerësimin shkencor të të ecurit dhe aftësive të tjera, modeleve dhe aftësive të lëvizjes atletike. Këto përdoren jo vetëm nga atletët por edhe nga pacientët me një mori çrregullimesh ortopedike dhe neurologjike. Si rezultat i këtyre analizave:
Departamenti i Algologjisë ndihmon në trajtimin e lojtarëve të futbollit përmes blloqeve nervore të vazhdueshme, ndërhyrjeve epidurale, blloqeve simptomatike, aplikimeve intra-diskale dhe intervertebrale dhe teknikave neuro-ablazive dhe neuro-modulative. Klinika ka të gjitha pajisjet dhe infrastrukturën e nevojshme për algologjinë: një dhomë për ndërhyrje, pajisje stimulimi, gjenerator lezionesh, krioterapi, gjenerator ozoni dhe një sallë operative me staf 24/7. Si atletët ashtu dhe njerëzit sedentarë që vizitojnë algologjinë zakonisht vuajnë nga dhimbje në qafë dhe shpinë për shkak të problemeve vertebrale.
Klinika ka një dietolog të caktuar për të ndihmuar dhe edukuar pacientët, atletët amatorë dhe profesionistë të të gjitha moshave, në të gjitha fushat e sportit dhe të të dyja gjinive. Një dietolog vlerëson të ushqyerit e përditshëm të pacientëve dhe jep rekomandime sipas nevojave. Ai / ajo gjithashtu konsulton atletët që kanë nevojë për kontroll të peshës dhe planifikon strategji ergogjenike / me ushqime plotësuese për të arritur performancën optimale. Ekspertiza e ofruar përfshin planifikimin e përgjithshëm të vaktit, konsultimin për humbje ose mirëmbajtje të peshës, monitorimin dhe vlerësimin e përbërjes së trupit, edukimin e ekuilibrimit të hidratimit dhe elektroliteve dhe planifikimin e të ushqyerit optimal para, gjatë dhe pas praktikës, kompeticionit dhe shërimit, si dhe edukimin për planifikimin e përdorimit të zgjuar të suplementëve, kërcënimet nga doping dhe çështjet antidoping.
Klinika gjithashtu ka një psikolog të caktuar që ofron mbështetje mendore, konsultime dhe shërbime psikologjike plotësuese për sportistët, kryesisht para dhe pas operacioneve ose për të përmirësuar performancën atletike të atletëve jo të lënduar. Popullata e pacientëve / vizitorëve përfshin atletë amatorë dhe profesionistë të të gjitha moshave, të të dyja gjinive, dhe nga të gjitha fushat e sportit.