Fertilizimi in vitro është një formë e teknikës së riprodhimit të asistuar që ndihmon çiftet që kanë probleme me infertilitetin për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur fëmijë. I përbërë nga një numër hapash kompleks, Trajtimi me IVF jep shkallën më të lartë të suksesit në krahasim me procedurat e tjera të këtij lloji. Ekzistojnë gjithashtu faktorë që mund të rrisin ose ulin shanset e fekondimit me IVF. E gjithë procedura zakonisht përfundon gjatë një muaji duke shtuar dy javë për marrjen e rezultateve.
Çdo përvojë e trajtimin me IVF është unike. Sidoqoftë, një takim i parë tipik në Acıbadem mund të duket diçka kështu: Së pari, do të mikpriteni në recepsionin e hyrjes dhe do të shoqëroheni për në zyrën e mjekut ku do të flisni me mjekun për rreth një orë. Më pas, do të takoni një infermiere që do t’ju ndihmojë të zbatoni rekomandimet e mjekut. Qendra Acıbadem për Pacientët Ndërkombëtarë do të planifikojë çdo hap tuajin në detaje. Do të merrni shumë informacion gjatë rrugës dhe do të jeni në kontakt të vazhdueshëm. Mos ngurroni të mbani shënime dhe të bëni pyetje gjatë procesit tuaj të konsultimit. Ju mirëpresim të na telefononi ose të na dërgoni e-mail nëse keni pyetje ose shqetësime në çdo kohë.
Vlerësohet se gati 15% e të gjitha çifteve janë të prekur nga infertiliteti. Për fat të mirë, ne kemi shumë mjete sot për të ndihmuar fekondimin, dhe ato po zhvillohen me kalimin e kohës duke na ndihmuar që të arrijmë rezultate më të mira.
Në rastin e Trajtimit me IVF, kandidatet më të përshtatshme janë gratë që vuajnë nga cikle të parregullta të ovulacionit, që kanë tubat fallopiane të bllokuar, me sindromin e vezoreve policistike (PCOS); dhe burrat me numër të ulët të spermatozoideve ose me spermatozoide në formë të parregullt.
Mjekët thonë se simptoma kryesore e infertilitetit është të mos mbetesh shtatzënë ndërsa kryen marrëdhënie të rregullta seksuale për të paktën 12 muaj. Në shumicën e rasteve, nuk do të kishte simptoma të tjera të dukshme. Një çift rekomandohet të konsultohet me një mjek, nëse është përpjekur rregullisht të ketë fëmijë për të paktën një vit, në rast se partnerja femër është nën 35 vjeç, pas 6 muajsh nëse femra është e moshës 35 vjeç ose më shumë, dhe menjëherë pas moshës 40 vjeç.
Sipas numrave të përgjithshëm, gati 40% e të gjitha rasteve të infertilitetit janë të lidhur me femrën, 40% janë të lidhur me mashkullin dhe 20% janë të ashtuquajturit “infertilitet i pashpjegueshëm”. Ajo çfarë qëndron pas atyre shifrave është me rëndësi jetike, pasi shkaku kryesor përcakton trajtimin dhe suksesin e rezultatit të tij. Në ACIBADEM aplikohet një proces i gjerë testimi dhe vlerësimi për të identifikuar me saktësi problemet e riprodhimit dhe për të hartuar zgjidhjet e duhura. Tubat fallopiane të bllokuar, problemi i ovulimit, endometrioza, mosha e nënës, numri i ulët i spermatozoidëve ose problemet me lëvizshmërisë e spermatozoideve si dhe faktorët imunologjikë mund të shkaktojnë probleme të fertilitetit dhe secili prej tyre kërkon një modalitet të ndryshëm trajtimi.
Që nga viti 1998, Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM ndihmojnë çiftet të bëhen prindër. Çdo vit, më shumë se 15.000 familje nga e gjithë bota zgjedhin ACIBADEM për të përmbushur ëndrrat e tyre më të çmuara. Besimi i tyre dhe përvoja që ne kemi akumuluar është përparësia jonë më e madhe. Nëse po mendoni të kryeni Fekondim In Vitro (IVF) në Turqi, ACIBADEM ofron një zgjidhje me një ndalesë.
Ndryshe nga klinikat tradicionale të IVF-së, Qendrat tona të Mjekësisë Riprodhuese dhe të Infertilitetit mund të ofrojnë një shërbim të plotë 360 gradë për çiftet që përballen me probleme të fertilitetit, me një qasje gjithëpërfshirëse nga specialistë të njohur nga të gjitha fushat mjekësore që një spital modern mund të ketë, të respektuar mbarë botërisht nën markën e ACIBADEM. Trajtimet më të fundit mjekësore dhe kirurgjikale përdoren në qendrat tona me një përqasje të posaçme për secilin pacient. Shërbimet e avancuara laboratorike kontribuojnë në arritjen e niveleve të larta të suksesit mbi mesataren botërore, për të cilat ne jemi krenarë.
Formula e suksesit në riprodhimin e asistuar përbëhet nga tre shtylla kryesore:
Në Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM, jemi duke investuar vazhdimisht për teknologjinë dhe pajisjet më të fundit të disponueshme në të gjithë botën, për të rritur edhe më tej efektivitetin e trajtimeve të fertilitetit. Vështirë se ka ndonjë risi në fushën e mjekësisë riprodhuese që nuk zbatohet në laboratorët tanë të embriologjisë dhe gjenetikës. Ne kemi një sërë mjekësh me pesë yje, secili prej tyre në fushën e tij specifike të ekspertizës, me kontribute në fushën kërkimore dhe të angazhuar për të arritur përsosmërinë. Pacientët tanë kanë mundësinë të zgjedhin specialistin e tyre të besuar, në përputhje me rastin e tyre specifik dhe me preferencat personale.
Së bashku me të gjitha trajtimet efektive të fertilitetit të disponueshme në të gjithë botën, Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM aplikojnë disa metoda pioniere me rezultate premtuese. Nëse do të përmendnim disa prej tyre:
Fekondimi intrauterin (IUI) dhe Fekondimi In Vitro (IVF) janë dy trajtimet kryesore të fertilitetit që përdoren për të arritur shtatzëninë. IUI është më afër fekondimit natyral: spermatozoidet nga partneri mashkull përpunohen në laboratorin tonë dhe vendosen direkt në mitrën e gruas gjatë ovulimit. Ky lloj i teknologjisë së riprodhimit të asistuar (TRA) siguron përqendrime të larta të spermës me cilësi të mirë që depozitohet në afërsi të vezës. Supozohet se rrit mundësinë e fekondimit për çiftet që janë më të rinj në moshë, me probleme të lehta të mashkullit ose në disa raste të infertilitetit të pashpjegueshëm.
IVF-ja, nga ana tjetër, është procesi i fekondimit jashtë trupit, në laboratorin e embriologjisë. Në varësi të shkakut kryesor të infertilitetit, me procedurën e IVF-së mund të përdoren disa teknika shtesë. Ato mund të përfshijnë por nuk kufizohen me:
Një procedurë IVF-je përfshin pesë faza kryesore. Së pari, ne rrisim kapacitetin tuaj me vezoreve. Gratë i nënshtrohen injeksioneve t cilat stimulojnë vezoret të prodhojnë më shumë vezë sesa cikli i zakonshëm natyror. Faza e dytë është të monitorimi i progresit tuaj dhe pjekja e oociteve. Për të kontrolluar zhvillimin e vezëve kryhet një echo dhe përdoren ilaçe për t’i ndihmuar ato të piqen. Pasi folikulat arrijnë pjekurinë me një madhësi prej 17 ose 18 mm, administrohet një injeksion HCG i cili çon në zhvillimin përfundimtar dhe vezët arrijnë pjekurinë. Faza e tretë është mbledhja e vezëve nga vezoret. Kjo procedurë bëhet nën orientimin me echo, ku mjeku përdor një gjilpërë të ngushtë për të tërhequr vezët nga vezoret përmes murit vaginal. Procedura është pa dhimbje, kryhet nën një anestezi të lehtë. Hapi i katërt i trajtimit me IVF është fekondimi i vezëve në laborator. Spermatozoidi ose mund të përzihet me vezë për fekondim (që quhet inseminim konvencional – procedura standarde e IVF-së), ose një qelizë e zgjedhur e spermës mund të injektohet direkt në secilën vezë të pjekur (ky quhet Injeksion Intracitoplazmik i Spermës ose ICSI). Vezët e fekonduara, të quajtura tani embrione, lejohen të rriten dhe të zhvillohen në mjedise të posatshme për zakonisht 3 ose 5 ditë. Kur arrijnë 5 ditë, ata quhen embrione të fazës blastociste. Pastaj në përgjithësi 1 ose 2 embrione, të cilët kanë demonstruar cilësinë dhe zhvillimin më të mirë, transferohen me kujdes në mitër. Për këtë qëllim përdoret një kateter i vogël, steril, fleksibël për transferimin e embrionit. Kjo është faza më e rëndësishme e një procedure IVF-je. Pasi embrionet të jenë transferuar në barkun tuaj, duhet të prisni 2 javë para se të bëni një test shtatzënie për të parë nëse trajtimi ka funksionuar apo jo.
Shkalla e suksesit të trajtimit me IVF ka shumë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në të. Parametrat kryesorë kur bëhet fjalë për efektin që ata kanë në shkallën e përgjithshme të suksesit janë mosha e partneres femër në çift dhe shkaqet e infertilitetit. Çiftet do të informohen për mundësitë e tyre të fekondimit pas ekzaminimit të tyre fillestar dhe përshtatshmërisë së tyre të përgjithshme për trajtimin me IVF. Meqenëse mosha është një përcaktues kaq i rëndësishëm në procesin e IVF-së, me ACIBADEM përqindjet e suksesit të çifteve rriten ndjeshëm në moshat midis 26 dhe 30 vjeç, ndërsa bien në moshat e mëvonshme. ACIBADEM akoma ofron një shans më të lartë për çiftet mbi moshën 40 vjeç me normë suksesi 40%, pasi norma standarde e suksesit në atë grup moshë mund të shkojë deri në 20-25% në raste të caktuara.
Megjithëse Trajtimi me IVF është zakonisht pa rrezik dhe një proces shumë i sigurt, ka raste të veçanta kur mund të japë rezultate të padëshirueshme. Më e rënda nga këto rezultate është reagimi i dhënë ndaj ilaçeve të fertilitetit, të quajtur sindromi i hiperstimulimit të vezoreve. Rreziqet e tjera mund të renditen si shtatzënia ektopike, defekte të lindjes në raste të rralla dhe në fund shtatzëni multiple ose lindje në formën e binjakëve, trinjakëve ose më shumë.
Kostoja fillestare e një trajtimi standard me IVF mund të ndryshojë midis $ 10,000 dhe $ 15,000, me kosto shtesë të ilaçeve plotësuese që mund të rrisin çmimin e përgjithshëm deri në $ 3,000. Pas ciklit fillestar, çiftet mund të kërkojnë cikle të tjera me IVF për të arritur ngjizjen. Në atë rast, çdo cikël shtesë IVF-je mund të kushtojë rreth 7,000 dollarë.
Ndërsa kostot e trajtimit me IVF rriten, gjithnjë e më shumë çiftet qasen drejt opsioneve të trajtimit me IVF jashtë vendit. Ndërsa këto procedura mund të bëhen me siguri maksimale në vendet e tjera, bërja e një kërkimi të detajuar për vendin tuaj të preferuar dhe planifikimi i udhëtimit tuaj ka një rëndësi të madhe.
Turqia është një nga vendet në ngritje për turizmin mjekësor. Me bukurinë e saj natyrore, çmimet shumë konkurruese në të gjitha fushat, dhe ekspertë mjekësorë jashtëzakonisht të trajnuar; Turqia është një kandidate e përkryer për çiftet që kërkojnë të provojnë teknologjitë riprodhuese të asistuar, përfshirë trajtimin IVF.
Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë që duhen mbajtur parasysh në lidhje me ligjet e Turqisë mbi teknologjinë e riprodhimit të asistuar. Para së gjithash, çifti kandidat për Trajtimin me IVF duhet të jetë i martuar dhe nuk do të pranohet për procedurën në asnjë rrethanë nëse nuk është. Gjithashtu, çiftet e të njëjtit seks , si dhe gratë beqare nuk mund të trajtohen me IVF për shkak të ligjeve të vendit, pasi trajtimet me dhurim të spermës dhe embrioneve janë gjithashtu rreptësishtë të ndaluara.
Çmimet e trajtimit me IVF bien ndjeshëm kur krahasohen me procedurat në BE dhe SHBA. Pa shtuar kostot e vizës dhe udhëtimit, të cilat gjithashtu janë zakonisht shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, trajtimi me IVF mesatarisht arrin në 2,500 dollarë në Turqi.
Përgjigje: Aktivitetet e moderuara nuk janë të ndaluara pas transferimit të embrionit. Megjithatë është me mirë që ju të pushonit dhe të qetësoheshit për disa ditë. Gjatë javëve në vijim është më mirë të ecni sesa të vraponi, dhe duhet të shmangni gjithçka që lidhet me ngritjen e peshave ose kërcimet. Udhëtimi dhe puna lejohen, për sa kohë që nuk ngjiteni në Malin Everest.
Përgjigje: Shëndeti juaj fizik dhe emocional është thelbësor gjatë një procedure IVF-je. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe e rehatshme sigurisht që do të kontribuojë në rezultate të suksesshme. Pirja e duhanit është rreptësisht e ndaluar. Për më tepër, rekomandohet dietë ushqimore e ekuilibruar, me marrje të reduktuar të karbohidrateve. Të hash ushqime të pasura me antioksidantë është e dobishme. Antioksidantët gjenden në shumicën e ushqimeve bimore por disa nga burimet më të pasura janë manaferrat, boronicat, luleshtrydhet, shega, çaji jeshil, lakra e kuqe, spinaqi, bishtajoret (bizele, fasule, etj.), arrat, farat dhe erëzat.
Përgjigje: Në përgjithësi, sa herë që transferohen më shumë se një embrion, ekziston mundësia për një shtatzëni të shumëfishtë. Në Acıbadem, ne preferojmë transferimin e një embrioni të vetëm për të shmangur rreziqet e ndërlikimeve dhe për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme. Mund të përdoret transferimi i dy embrioneve, në varësi të shumë faktorëve prognostikë, duke përfshirë moshën e pacientes, cilësinë e embrioneve, etj. Gjithashtu është e mundur të keni binjakë pas IVF-së edhe me një embrion, pasi një vezë mund të ndahet duke formuar dy zigota. Mjeku juaj do të diskutojë të gjitha preferencat tuaja me ju para procedurës së IVF-së.
Përgjigje: Ne të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme dhe nuk ka asnjë shans për të parashikuar reagimet e trupit tuaj. Lodhja, stresi emocional dhe ndryshimet e humorit janë ndër ankesat më të zakonshme gjatë një procedure të IVF-së. Në një numër të kufizuar të pacienteve, mund të vërehet sindroma e hiperstimulimit të vezoreve (OHSS). Zakonisht, ajo vjen me simptoma të lehta, të tilla si humbja e oreksit, të përziera, diarre dhe ndjesi të fryrjes. Nëse përjetoni simptoma të tilla, duhet të njoftoni menjëherë mjekun tuaj. OHSS duhet të trajtohet si duhet, pasi në raste të rralla mund të sjellë komplikime serioze. Sidoqoftë, me opsionet moderne të trajtimit, rreziku tani është më pak se 1%.
Përgjigje: Ndërsa e gjithë procedura e IVF-së zgjat deri në katër javë, ne do të duhet të takohemi në takimin tuaj të parë dhe më pas do të duhet të vizitoni rregullisht mjekun tuaj për mesatarisht nga 1 jave deri në 16 ditë para transferimit të embrionit. Ekipi ynë për Pacientët Ndërkombëtarë do t’ju mbështesë me të gjitha procedurat dhe logjistikën e nevojshme për të siguruar një qëndrim të sigurt dhe të rehatshëm.
Përgjigje: Partneri juaj duhet të jetë gjatë konsultës së parë, kur mjeku juaj do të caktojë testet dhe skemat për ju të dy, sipas rastit tuaj specifik, për të siguruar një vlerësim gjithëpërfshirës të fertilitetit. Prania e tij mund të jetë e nevojshme më vonë në varësi të testeve dhe procedurave të planifikuara. Përtej këtyre rrethanave, partneri juaj është gjithmonë i mirëpritur, por ju jeni të lirë të vendosni për praninë e tij në varësi të komoditetit, preferencave dhe disponueshmërisë suaj.
Përgjigje: Shkalla e suksesit të IVF-së varet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë historinë tuaj mjekësore, rezultatet e analizave, moshën e partneres femër dhe shkakun e infertilitetit. Përqindja e trajtimeve me IVF që rezultojnë me lindje të gjalla është rreth 60% nën moshën 35 vjeç. Ajo bie në 20-25% midis moshës 40-42 vjeç. Ju mund t’i diskutoni mundësitë tuaja në detaje me mjekun tuaj.
Përgjigje: Për fat të keq disa përpjekje me procedurën e IVF-së dështojnë. Kjo mund të jetë për shkak të cilësisë së embrioneve, problemeve të implantimit, problemeve të imunitetit, etj. Analizimi i arsyes thelbësore të dështimit do t’ju ndihmojë të hartoni hapat e ardhshëm. Jeni të mirëpritur të diskutoni me mjekët tanë të fertilitetit përpjekjet tuaja të mëparshme për IVF dhe çfarë mund të përmirësohet për rezultate të suksesshme.
Përgjigje: Ne zakonisht rekomandojmë të paktën dy muaj hapësirë midis dy cikleve të trajtimit me IVF. Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj për rekomandime specifike në lidhje me rastin tuaj.
Përgjigje: Pas trajtimit të fertilitetit, mund të kryeni një test të nivelit të HCG-së 2 javë pas transferimit të embrionit. Një test i dytë pason 48 orë më vonë. Rrahjet e zemrës së embrionit zakonisht mund të zbulohen 6 javë pas shtatzënisë. Nëse keni arritur deri atje, relaksohuni dhe lëreni natyrën të ndjekë rrjedhën e saj. Ju do të duhet të informoni obstetrin tuaj se ky është një konceptim me IVF, pasi do të monitoroheni më intensivisht sesa një paciente e cila ka kryer fekondim të natyrshëm. Ju urojmë një shtatzëni të lumtur dhe të shëndetshme!