Pse ACIBADEM
PSE ACIBADEM

PSE ACIBADEM

Një EKOSISTEM që jep një shembull për botën në fushën e shërbimeve për kujdesin shëndetësor…

Acıbadem nisi udhëtimin e tij në shërbimet e kujdesit shëndetësor si një spital i vogël lokal në një zonë të Stambollit në Turqi. Sot, Acıbadem është një super markë, e cila me shumë të drejtë ka zënë vendin e saj në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 24 spitalet, 16 klinikat ambulatore dhe me kompanitë mbështetëse të shërbimit. Rritja e shpejtë e Acıbadem u pasua me nënshkrimin e një partneriteti të përbashkët me IHH Healthcare në vitin 2012, i cili na mundësoi të jemi pjesë e zinxhirit të dytë më të madh në botë për kujdesin shëndetësor.

Qëllimi ynë për tu zgjeruar edhe jashtë kufijve ka filluar në 2011 me Spitalin Acıbadem Sistina, në Shkup, Maqedoni. Në vitin 2016, ai u pasua me blerjen e Tokuda Group dhe City Clinic Group në Bullgari. Me këtë blerje, Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem u bë ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Bullgari. Pas kësaj, në vitin 2017, kompania jonë u zgjerua me fillimin e aktivitetit të Qendrës Mjekësore Ndërkombëtare Acıbadem në Amsterdam, e cila ka një sipërfaqe të brendshme prej 5.000 metra katrorë. Në vitin 2021 pasohet nga blerja e Acıbadem Belmedic në Serbi dhe rezultoi të ketë 24 spitale dhe 16 klinika ambulatore në 5 shtete.

Shërbime të integruara të kujdesit shëndetësor që konkurrojnë globalisht

Përveç spitaleve dhe klinikave ambulatore, Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem, me ekosistemin e tij të integruar të kujdesit shëndetësor, ofron një model për të gjithë botën. Ky ekosistem përfshin institucione të ndryshme për përkrahjen e kujdesit shëndetësor si dhe një Universitet.

Universiteti Acıbadem, me një ekip të fortë akademik, i trajnon studentët e kujdesit shëndetësor që të jenë profesionistët e ardhshëm të kujdesit shëndetësor duke përdorur programe arsimore dinamike dhe bashkëkohore.

Në Acıbadem, institucionet e përkrahjes së kujdesit shëndetësor po punojnë shumë për të qenë në gjendje që të përmirësojnë vazhdimisht eksperiencën e pacientëve. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem zhvillon projekte spitalore nga themelimi deri te dorëzimi i çelësave në dorë. Acıbadem Labmed, Labvital, LabCell ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë brenda kornizës laboratorike patologjinë, kontrollin e ushqimit si dhe bankën e qelizave staminale dhe të kordonit umblikal. Acıbadem Technology zhvillon dhe përmirëson programe të brendshëm duke përfshirë “Sistemin e Informacionit Spitalor”. APlus adreson kërkesat e higjienës dhe të furnizimit me ushqim të spitaleve dhe Acıbadem Mobile ofron shërbime të urgjencës dhe të kujdesit në shtëpi jashtë spitaleve

Sigurimi i shërbimeve kompakte me qendrat e përsosmërisë

Të gjithë spitalet brenda grupit që plotësojnë standardet globale gjithashtu dallohen me qendrat e përsosmërisë. 11 Qendra kundër Kancerit (kirurgji, radioterapi, kimioterapi), 16 Qendra të Kujdesit të Zemrës (kardiologji për fëmijë dhe të rritur dhe kardiokirurgji), 14 Qendra të Fertilizimit in Vitro, 10 Qendra të Transplantimit të Organeve (mëlçisë, veshkave, palcës së kockave), 10 Qendra të Shtyllës Kurrizore, 3 Qendër e Mjekësisë Sportive e akredituar nga FIFA dhe 6 Qendra të Kirurgjisë Robotike bëjnë pjesë ndër qendrat e akredituara dhe të kualifikuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në sajë të pajisjeve të tyre të përparuara teknologjike dhe ekspertëve me përvojë të lartë në fushat e tyre përkatëse.

Qendra tërheqëse në turizmin shëndetësor

Çdo vit, shumë pacientë nga pjesë të ndryshme të botës udhëtojnë në Turqi për të marrë trajtim dhe preferojnë Grupin Spitalor Acıbadem, i cili ofron shërbime duke përdorur teknologjinë më të përparuar në të gjithë botën dhe ekipet e ekspertëve që plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Për lehtësinë e tyre, Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtarë është hartuar si një qendër shërbimi “me një ndalesë”, dhe mbështet çdo pacient që nga dita e kërkesës së parë deri në kohën kur pacienti kthehet në vendin e tij të lindjes. Pasi pacientët ndërkombëtarë zgjedhin të vijnë në Turqi për trajtimin e tyre, ata fare lehtë mund të marrin planet e tyre të udhëtimit dhe të trajtimit nga zyrat e informacionit Acıbadem. Deri tani Acıbadem ka hapur më shumë se 50 zyra informacioni jashtë Turqisë. Pacientët ndërkombëtarë do të mirëpriten ngrohtësisht në pikën tonë Health Point pasi të kenë mbërritur në aeroport në Turqi. Pacientët mund të presin dhe të përdorin wifi deri në transferimin e tyre. Pacientët tanë do të transferohen drejtpërdrejt në hotelin e tyre ose në spital me transport privat. Në pikat tona Health Point, të vendosura në spitale, përkthyesit tanë do të mirëpresin pacientët dhe do t’i mbështesin ata gjatë gjithë trajtimit të tyre, në 20 gjuhë të ndryshme.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko