Model i integruar i kujdesit shëndetësor që konkurron globalisht
Përveç spitaleve dhe klinikave ambulatore, Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem ofron një model për të gjithë botën, me ekosistemin e tij të integruar të kujdesit shëndetësor. Ky ekosistem përfshin institucione të ndryshme të përkrahjen së kujdesit shëndetësor si dhe një Universitet.
Me një ekip të fortë akademik, Universiteti Acıbadem i trajnon studentët e kujdesit shëndetësor që të jenë profesionistët e ardhshëm të kujdesit shëndetësor duke përdorur programe arsimore dinamike dhe bashkëkohore.
Në Acıbadem, Institucionet e përkrahjes së kujdesit shëndetësor po punojnë shumë për të qenë në gjendje që të përmirësojnë vazhdimisht eksperiencën e pacientëve. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem zhvillon projekte spitalore nga themelimi deri tek dorëzimi i çelësave në dorë. Acıbadem Labmed, Labvital, LabCell ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë brenda kornizës laboratorike patologjinë, kontrollin e ushqimit, bankën e qelizave staminale dhe kordonit umblikal. Acıbadem Technology zhvillon dhe përmirëson programe të brendshëm duke përfshirë “Sistemin e Informacionit Spitalor”. APlus adreson kërkesat e higjienës dhe të furnizimit me ushqim të spitaleve dhe Acıbadem Mobile ofron shërbime të urgjencës dhe të kujdesit në shtëpi jashtë spitaleve
Universiteti Acıbadem u themelua në vitin 2007 duke u përkushtuar në fushën e shkencave shëndetësore.
Duke përdorur programe arsimore dinamike dhe bashkëkohore, një ekip i fortë në edukimin akademik trajnon studentët e kujdesit shëndetësor që të jenë profesionistët e ardhshëm të kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kërkim të vazhdueshëm të inovacioneve në të gjitha fushat e shkencave mjekësore. Me misionin për të qenë një universitet i orientuar drejt kërkimit, laboratorët hulumtues janë të pajisur me pajisje të fjalës së fundit, të dizajnuara për të plotësuar shkencat e jetës dhe fushat e bio-teknologjisë.
Qendra e Simulimit Klinik dhe e Trajnimit të Kirurgjisë Endoskopike – Robotike të Avancuar – CASE është një nga qendrat më të gjithanshme të trajnimit mjekësor në botë, me departamentet e shumta dhe infrastrukturën teknologjike të përparuar që përmban. CASE mori certifikatën “Qendër Ekselence” të akorduar nga Akademia CAE. Këtë certifikatë e kanë vetëm dy qendra trajnimi mjekësor në të gjithë botën. Qendra është e akredituar nga Rrjeti i Qendrave të Akredituara për Aftësitë Klinike të Evropës (NASCE) dhe Shoqata për Simulim në Kujdesin Shëndetësor (SSH), duke siguruar trajnime para dhe pas universitare.
Në kuadër të Programit Erasmus, Universiteti Acıbadem u ofron studentëve të tij mundësinë për të studiuar jashtë vendit në universitete partnere me famë, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale me universitetet më të shquara të Evropës. Me një sipërfaqe prej 100,000 metra katrorësh, qendra e të cilit ndodhet në anën aziatike të Stambollit, Kampusi Kerem Aydınlar është i mbushur me pajisje të teknologjisë së lartë dhe u ofron studentëve një jetë të privilegjuar universitare.
Pas fillimit të punës, duke pasur si bazë “dorëzimin me çelësa në dorë”, Menaxhimi i Projekteve Acıbadem fitoi një përvojë të madhe në sektorin e kujdesit shëndetësor duke kryer të gjithë planifikimin, zbatimin dhe paraqitjen mjekësore të investimeve si dhe duke menaxhuar çështjet e financimit të projekteve të Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem, ai vazhdon në rrugën e tij si kompani e pavarur për të shërbyer në të gjitha fushat e investimeve. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem ofron një shërbim të plotë për menaxhimin e projekteve, duke përfshirë përgatitjen e kontratës, testimin dhe menaxhimin e komisioneve, në përputhje me kushtet e punës të vendosura nga punëdhënësi. Me ekipin e tij profesional ai bashkëpunon me partnerët vendorë dhe të huaj të zgjidhjeve, me një qasje për të parashikuar dhe menaxhuar rreziqet që mund të shfaqen në të gjitha fazat e procesit të projektit, përfshirë vendimmarrjen e investimeve.
Laboratori i Parë Klinik i Akredituar në Turqi
Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ka krijuar një partneritet të rëndësishëm në “shërbimet e referencës laboratorike” me Grupin Labmed (Labmed Dortmund GmbH), aktiv në Gjermani për më shumë se 30 vjet. Si rezultat i këtij partneriteti, shërbimi laboratorik i akredituar i cili zakonisht merrej nga jashtë filloi të ofrohej në Turqi me ACIBADEM Labmed. ACIBADEM, me cilësinë e provuar të shërbimit dhe certifikimet e tij globale, ka certifikuar gjithashtu cilësinë e tij në shërbimet laboratorike nëpërmjet Laboratorin Klinik të Labmed, duke u shpërblyer me akreditimin e laboratorëve klinik “ISO 15189” nga “Deutsche Akkreditierungsstelle Chemie GmbH” (DACH). Ai u bë laboratori i parë klinik i njohur dhe i akredituar ndërkombëtarisht në Turqi. Falë lehtësive që ofron, ACIBADEM Labmed mund të kryejë të gjitha analizat në nivelin më të lartë dhe në një mënyrë më të sigurt.
Në vitin 2009, Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM krijoi Laboratorin e Kontrollit Ushqimor Labivital ACIBADEM me qëllim sigurimin e kontrollit dhe të shërbimeve ushqimore me cilësinë e ACIBADEM. Misioni i tij është të sigurojë shërbim të saktë dhe cilësor, t’i hapë rrugë zbatimit të analizave të reja, si dhe të ndjekë zhvillimet dhe përparimet shkencore, duke siguruar shërbime shembullore dhe besueshmëri për të gjithë personat dhe organizatat vendase dhe të huaja, me cilësinë dhe integritetin e siguruar nga certifikatat tona të aprovuara ndërkombëtarisht.
Banka e qelizave staminale dhe e gjakut të kordonit umblikal ACIBADEM është një laborator depozitimi dhe prodhimi, Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM kryhen hulumtime mbi metodat terapeutike të së ardhmes, duke vazhduar dhe mbështetur aplikimet aktuale. Laboratori ka një infrastrukturë ku mund të ruhen të gjitha indet e vërtetuara se janë të përdorshme nga të dhënat shkencore dhe të gjitha proceset qelizore terapeutike mund të kryhen gjatë përmbushjes së standardeve të PMP-së (Praktikë e Prodhimi të Mirë). Banka e gjakut të kordonit umblikal është shembulli më i zakonshëm i aplikacioneve për ruajtjen (depozitimin) e qelizave dhe indeve.
Acıbadem Technology është një kompani teknologjike me vite përvojë dhe ekspertizë, e cila në vitin 2015 nisi të funksionojë si pjesë e Grupit të Kujdesi Shëndetësor Acıbadem. Acıbadem Technology ofron shërbimet, përvojat dhe produktet e saj në treg brenda dhe jashtë Turqisë. Produktet kryesore të ofruara nga Acıbadem Technology përfshijnë Cerebral Plus (Sistemi i Informacionit Spitalor), Astore (Sistemi i Menaxhimit të Medikamenteve dhe Produkteve Mjekësore), Asistenti i Laboratorit (Sistemi i Informacionit Laboratorik), Acıbadem Online (Portali i Pacientëve).
Acıbadem Technology gjithashtu ofron Menaxhimin e Projekteve IT, Konsulencën e Programeve dhe Infrastrukturës dhe krijimin e ekipeve profesionale. Acıbadem Technology, si një shërbim dhe ofrues i produkteve ofron shërbimet e saj në 10 qytete të ndryshme në Turqi dhe në vende të tjera, me 21 Spitale, 16 Klinika Ambulatore, Kompanitë Anëtare dhe një Universitet (Universiteti Acıbadem).
APlus, e cila është themeluar me parimin “Spitali është në thelb një hotel ku ofrohen shërbime të kujdesit shëndetësor”, përmbledh nën një çati të vetme ushqimin, higjienën, dërgesën dhe nevoja të ngjashme të organizatave të kujdesit shëndetësor.
APlus njihet si një nga zbatuesit e parë të industrisë së prodhimit të vaktit masiv “cook & chill”. Metoda “cook & chill” e gatimit, e cila ofron një nivel sigurie që është shumë më e lartë se konventat e sotme të prodhimit në masë, bazohet në produktet që ftohen shpejt (në 90-120 minuta) deri në 0-4 ° C dhe ruhen në këtë temperaturë duke përdorur Teknikën e Gastronomisë Evropiane, e më pas ngrohen për herë të parë dhe të fundit në pikën e shërbimit.
APlus, e cila zotëron një nga lavanderitë më të mëdha në Turqi, ofron shërbime të pastrimit higjienik, të pastrimit standard dhe të pastrimit kimik me një kapacitet ditor prej 15,000 kg. Në objektin, i cili është e vetmja fabrikë higjienike e lavanderisë në Turqi, 600 kg lavanderi në orë hekurosen, palosen dhe grumbullohen me “hekurin Flatwork”, i cili mund të hekurosë dhe palosë.
Duke punuar me sistemin “Healthguard”, i cili zbatohet në industrinë e kujdesit shëndetësor në BE, APlus ofron pastrim dhe dezinfektim gjithëpërfshirës. Sistemi është zhvilluar për spitalet dhe organizatat e kujdesit shëndetësor dhe minimizon rrezikun e kontaminimit të tërthortë.
Acıbadem Mobile është themeluar në Korrik 2008 si një filial i Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem. Përveç koordinimit të të gjitha operacioneve të ambulancës për Acıbadem, në vitin 2009 Acıbadem Mobile fitoi licencën e Kujdesit në Shtëpi dhe në vitin 2012 licencën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Ajo synon të përmirësojë aftësinë e saj për të sjellë kujdes shëndetësor te pacientët për periudhat e para dhe pas shtrimit në spital.
Sot, Acıbadem Mobile ofron shërbime urgjente me ambulanca nga toka dhe ajri dhe shërbime të kujdesit në shtëpi si për pacientët Acıbadem edhe për pacientë jashtë Acıbadem-it. Acıbadem Mobile gjithashtu menaxhon më shumë se 150 projekte për kompanitë e korporatave duke siguruar Helpline, Coaching Medical, ambulancën e urgjencës 7/24, marrjen e analizave të gjakut, mjekun ose infermierin në vendin e punës dhe programe të tjera të përfitimit për punonjësit.